verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: (Vërejtje: Titulli është hequr me qëllim*)

on 4 - 07 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

07012014-Libertas-zlostavuvanje-crop-resize-pokr

*Titullin dhe artikullin e plotë mund ta gjeni në këtë link 

Që në fillim të këtij recensioni duam t’ua bëjmë me dije se raportimi në media për fëmijët, përveç me Kodin e gazetarëve është rregulluar me parime dhe me Konventën e KB-ve për të drejtat e fëmijëve, si dhe me standardet e pranuara gjerësisht të cilat thonë se rreptësisht ndalohet manipulimi me emocionet e fëmijëve, insistimi për përjetimin e sërishëm të traumës dhe publikimi i identitetit të fëmijës.

Këtë remomandim kyç nuk e ka respektuar teksti që e recensojmë, si dhe një sërë mediash të tjera të cilat publikuan storje të veta për këtë ngjajre në mënyrë të njëjtë.

Në fakt, publikimi ose mbrojtja e pamjaftueshme e identitetit të të miturve (intervistë me prindërit, fotografi nga shtëpia ose mjedi i i afërt ku jeton), informimi për detajet nga keqtrajtimi i fëmijëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste të tilla delikate siç janë dhuna seksuale dhe familjare, gjithmonë e fut viktimën në traumë edhe më të madhe dhe e rrit tragjedinë.

Përgjegjësia për traumatizimin e sërishëm bie drejtpërdrejt mbi gazetarin dhe medien që e bën këtë.

Në doracakun për “Еtikën në gazetari“, (Çausidis/Bojarovski, ZNM, 2012) theksohte ky fakt:

“Përfaqësuesit e institucioneve që përkujdesen për mbrojtjen e fëmijëve (siç janë shërbimet sociale, policia, organizatat joqeveritare) ose prindët dhe familja e viktimës që duan ta alarmojnë opinionin për këto raste, shpesh nuk janë të vetëdishëm për ndikimin e medias dhe për mënyrën e punës së tyre. Të dhënat që i japin, jo rallë e zbulojnë identietin e fëmijës, por gazetari nuk guxon ta shpërdorë qëllimin e tyre të mirë ose mosdijen.”

Linku deri te artikulli origjinal 07012014-Libertas-zlostavuvanje-pokr*Titullin dhe artikullin e plotë mund ta gjeni në këtë link 

Data dhe koha e publikimit: 30-06-2014, 02:20

Data e recensionit: 01-07-2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Rekomandimet e Konventës për mbrojtjen e fëmijëve janë të qarta: informatat e fituara nga mjekët, punëtorët socialë, edukatorët, arsimtarët ose familjarët (duke i përfshirë edhe ato të prindërve), të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte e tregojnë identitetin e të miturit, nuk guxon të publikohen.

Mediat, gazetarët dhe redaktorët, duhet ta dijnë këtë dhe duhet ta respektojnë atë.

Janë në seri tre nene (7, 8, 9) të Kodit të gazetarëve që janë shkelur në këtë rast:

 

7.

Gazetari do ta respektojë privatësinë e individit, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen personale.

8.

Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftërave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizimi.


Në procese gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajsisë, të raportohet për të gjithë të involvuarit në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi i gjykatës.

9.

Gazetari nuk guxon të intervistojë ose të fotografojë fëmijë të moshës nën 16 vjeç pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarit, përveç nëse kjo nuk është në pajtim me të drejtat e fëmijës.


E njejta vlen edhe për personat me nevoja të veçanta, që nuk janë në gjendje të gjykojnë me vetëdije të plotë.

 

Në nenin 8 të Kodit është shkelur parimi i supozimit të pafajësisë, sepse, pa marrë parasysh peshën e rastit, pa marrë parasysh shkallën e skandalizimit të publikut, derisa gjyqi nuk e thotë këtë, i dyshuari është i pafajshëm. Gazetarët nuk janë gjykatës.

Por, ja ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe t’i përmendim edhe disa parime që janë të rëndësishme kur është në pyetje raportimi për të miturit në rrethana të veçanta. Më poshtë i japim disa nga udhëzimet dhe parimet kryesor të УUNICEF-it dhe të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve:

  • Saktësi dhe ndjeshmëri kur informohet për çështje ku janë të përfshirë fëmijët;
  • Të evtitohet publikimi i fotografive ose ndonjë materiali tjetër me të cilat mund të rrezikohet ose të dëmtohet fëmija;
  • Të mos përdoren stereotipe dhe paraqitje senzacionaliste në kontributet ku informohet për fëmijët;
  • Me kujdes të merren parasysh pasojat e publikimit të çfarëdo materiali në lidhje me fëmijët dhe në atë mënyrë ta zvogëlojnë dëmin mbi fëmijët;
  • Të mos përdoret identifikim vizual ose i ndonjë lloji tjetër i fëmijëve me përjashtim kur kjo është qartazi me interes publik.

Sa i përket recensionit të këtij teksti konkret, këto parime janë më të rëndësishme. Parimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së të miturve. Çdo gjë tjetër është e dorës së dytë dhe e parëndësishme. As kush janë prindërit, as kush është kryerësi i veprës. Në emër të mbrojtjes së fëmijëve, të gjithë janë të barabartë, siç janë të barabartë në emër të drejtësisë atëherë kur ndaj tyre do të ngritet procedurë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja