verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Vetëvritet babai i tre fëmijëve

on 8 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

samoubistvo-tuzla-crop-resize

Se me gjasë nuk ekziston fund, në kuptim të respektimit të kritereve dhe të standardeve gazetareske, vërteton edhe ky tekst. Nëse mendoni se jam tepër i ashpër, shihni temën – vetëvrasje, e pastaj shiheni fotografinë.

2Linku deri te artikulli origjinal: Vetëvritet babai i tre fëmijëve

Data dhe koha e publikimit: 01.05.2014, 08:28

Data e recensionit: 02.05.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

FOTOGRAFI PËR “VETËVRASJE GAZETARESKE” 

Ky është teksti për të cilin flasim:

“Babai i tre fëmijëve М.S. (52) nga Sapna, në afërsi të Tuzllës, u vetëvra në shtëpinë familjare, duke gjuajtur me pistoletë në kokë.

Gjoja paska qenë i sëmurë dhe për çdo ditë ka pasur dhimbje të mëdha, të cilat në kohën e fundit janë intensifikuar. Vdekjen e M.S. e ka konstatuar mjeku kujdestar. Policët boshnjakë kanë bërë hetim dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje”.

Asgjë e veçantë do të thoshim. Lajm i shkurtër për një tragjedi të madhe, i përgatitur keq, pa i theksuar burimet e informatës, pa precizuar se prej ku dhe prej kujt është “huazuar”, me zbrazëtira serioze në përmbajtje, pa ndjenjë elementare për familjen që njeriu i pafat e ka lënë pas vetes…. Me fjalë të tjera, informatë e marrë shpejt e shpejt dhe sipas parimit copy-paste, e ndoshta edhe Google translate, që mund të supozohet nga disa gabime drejtshkrimore, është vendosur në këtë ueb-faqe. Nejse, do të thoshim se shembujt e këtillë për kopjime jokualitative nuk janë as të parët e as të fundit, por një segment veçohet SHUMË edhe atë SHUMË në aspektë negativ. Fotografia!

Nuk e kam të qartë se çka duhet më tepër: fantazi apo budallallëk, me gjasë është kjo e dyta, që si ilustrim për një tragjedi të këtillë të shfrytëzohet një skenë e një megahiti nga Hollywoodi. Nuk e di se kujt dhe si i ka shkuar ndërmend ideja se vdekja e një njeriu mund të “stoliset” me fotografi në të cilën Mel Gibsoni në filmin “Arma vdekjeprurëse” dëshiron të vetëvritet? E frikshme! Si të quhet ndryshe përpjekja e këtillë patetike për ta pasqyruar me fotografi ngjarjen nga Bosnja. Fiksion filmi për një naracion real. Me të vërtetë një fotografi vlen 1.000 fjalë, por në këtë rast nuk vlen fare.

Pa çka se tragjedia nuk ka ndodhur këtu në vend. A do të thotë kjo se standardet profesionale nuk vlejnë?!

“Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen personale.” – neni 7 i Kodit të gazetarëve;

 

“Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftrave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizimi” – neni 7 i Kodit të gazetarëve.

Përgjigja është jo! Standardet gjithmonë duhet të vlejnë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Me gjasë po

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të konstatohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

Kopje e plotë me "shtojcë" të veten

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

nuk është i qartë deri në fund

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

fotografia është "krim" gazetaresk

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja