verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: VMRO-DPMNE-ja do t’i qerasë deputetët e LSDM-së edhe me nga një rrogë për vitin e ri

on 18 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

12172014-Dnevnik-Casti-crop-resize

 

“Hajde, popull, VMRO-ja qeras! Paratë i kanë nga trashëgimia. Ndërsa LSDM-ja është e punësuar te VMRO-ja!” Ky është reagimi i një lexuesi të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media“ (SHVFM). Reagim i mprehtë, para së gjithash, ndaj titullit të këtij teksti gazetaresk, të cilin e recensojmë me propozimin e lexuesit tonë.

Përshtypja dhe reagimi i lexuesit tonë është njëri nga problemet e titujve të fomuluar në këtë mënyrë. Pjesërisht, gjegjësisht është nxjerrë vetëm një poentë dhe, që është edhe më keq, është potencuar diçka (VMRO-DPMNE-ja do t’i qerasë…) që shkakton kundërefekt në kurriz të objektivitet: “Paratë i kanë nga trashëgimia. Ndërsa LSDM-ja është e punësuar te VMRO-ja!”. Dhe lexuesi mesatar nuk ka nevojë të lexojë më tepër për shkak se titulli i sugjeron se teksti është i anshëm, edhe atë në masë të madhe.

12172014-Dnevnik-CastiLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja do t’i qerasë deputetët e LSDM-së edhe me nga një rrogë për vitin e ri

Data dhe koha e publikimit: 15.12.2014

Data e recensionit: 17.12.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Ky tekst nuk ka problem me vërtetësinë, për shkak se ajo është e paraqitur si e pakapshme, sepse gjithë storja është ndërtuar mbi spekulime. Të merremi vesh që në fillim, në gazetari është e lejuar të shkruani për spekulime, mirëpo përbërës i domosdoshëm në storjen e tillë duhet të jenë burimet. Ato duhet t’i interpretojnë spekulimet. Veçanërisht  kur bëhet fjalë për tema politike, edhe atë kur bëhet fjalë për spekulime të cilat, në fakt bëhen instrumente për manevra politike.

Ky tekst si të tilla duheshte t’i kontekstualizojë spekulimet politike për të cilat shkruan, dhe këté duheshte ta bëjnë analistë të pavarur politikë ose njerëz të informuar që kanë kapacitet, legjitimitet dhe guxim politik, që t’i interpretojnë ato, madje edhe “off record”.

Mirëpo nuk ka? Nuk ka asnjë burim. Përveç përshtypjeve të fituara nga mbledhjet e Kuvendit dhe organet e tij, të cilat u deklaruan për procedurën për marrjen e mandateve të opozitës për shkak të mungesës në punën e organit ligjvënës.

Nuk ka asnjë burim nga opozita. Pse? Pse një tekst që e trajton një çështje të rëndësishme politike të mos e konsultojë palën tjetër? Nga kjo askujt nuk do t’i ngjitet ndonjë sëmundje!

Dëm. Një temë legjitime ra në provimin e çështjeve elementare të gazetarisë profesionale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.