Recension: Vrasësi i Lukës “gjuan” vajza në Budvë?!
Published in Recensione
on 1 - 09 - 2014 Author: Зоран БојаровскиLexuesit e Shërbimit për verifikimin e fakteve në media janë gjithnjë e më aktivë. Ajo që është për t’u theksuar është se ata reagojnë në gabime të ndryshme dhe veprime joprofesionale të gazetarëve, e jo vetëm për përmbajtjet më atraktive. Kësaj radhe një lexues i yni reagon ndaj një lajmi nga rajoni, të cilat portalet tona i përpunojnë në mënyrë joadekuate dhe në titull krijojnë iluzion se bëhet fjalë për ngjarje dhe personalitete “nga mëhalla jonë”. Prandaj, lexuesi ynë propozimin për recension e arsyeton në këtë mënyrë:
“….sikur të gjithë ne me atë Lukën jemi shokë mëhalle, e duhet ta dijmë atë emër. Aq janë hutuar në imitimin e tabloideve serbe, sa që e kanë humbur sensin për atë se për qytetarët e Maqedonisë ato emra, e as ato mbiemra, nuk kanë asnjë domethënie.”
Ky fenomen i lokalizimit të pabazuar të ngjarjeve dhe personave tashmë një kojë ka marrë hov të madh dhe për këtë arsye themi se lexuesi ynë ka të drejtë dhe e pranuam propozimin e tij për recension. Linku deri te artikulli origjinal: Vrasësi i Lukës “gjuan” vajza në Budvë?! Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014, 09:50 Data e recensionit: 26.08.2014 Recensues: Zoran Bojarovskië n Kjo përmbajtje mediatike ka probleme edhe me vërtetësinë për shkak se, përveç asaj që është marrë “blanko” nga një medie tjetër, i cili i takon një mjedisi dhe publiku krejtësisht tjetër mediatik, bazohet në burim anonim krejtësisht i paidentifikuar, i emërtuar vetëm si – “shërbimet e sigurimit”, të cilëve nga ana tjetër, këtë informatë ua ka treguar “një vajzë nga Beogradi”. Shumë joserioze edhe nga “shërbimet e sigurimit” edhe nga media ku fillimisht është publikuar ky lajm, si dhe nga media që e ka marrë këtë informatë që e recensojmë. Mangësitë në prezantimin e vërtetësisë shihen edhe në jokonsekuencën e medias, e cila një ditë para se ta publikojë këtë lajm, se dikush që është i dyshuar për vrasje është parë në Budva, publikoi lajm se ai është parë në Kinën qendrore (“Gjendet vrasësi i Lukës, në fund të botës“). Dje në Kinë, sot në Budvë… Kjo gjithsesi nuk është gazetari profesionale. Fotografia ka një mangësi shumë serioze. Si është e mundur që të publikohet fotografi e vrasësit të dyshuar, pa pasur asnjë sqarim se prej ku është ajo, kush e ka bërë atë, a është me të vërtetë i dyshuari në atë fotografi, kush mund ta vërtetojë atë… Thjesht shumë gabime për një lajm, i cili është në një shkallë shumë, shumë të ulët për të qenë me interes publik për mejdisin tonë mediatik.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të konstatohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
nuk mund të përcaktohet
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
nuk mund të përcaktohet
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e