verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Zaevi dhe Sheqerinska në raport në Bruksel

on 10 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

b-0000009821-000987-crop-resize

“Tekst i ri, përmbajtja e njohur” – këshut shkurtimisht do të mund të quhej kjo përpjekje për të bërë një produkt mediatik, i cili, ngjashëm sikurse paraardhësit e tij, e siç ka filluar, edhe pasardhësit e tij, nuk e ka për qëllim kryesor të informojë, por ta paraqesë “mashën” e organit politik për t’i qëruar hesapet me opozitën. Artikulli nuk u nënshtrohet standardeve profesionale, por, haptazi, qëllimeve partiake të atij ose atyre që e kanë porositur.

Lidhja ndërmjet motivit për shkruarjen dhe publikimin e tekstit  dhe “qendrës” është e qartë dhe është e pamundur të mos shihet, për shkak se tezat e plasuara vetë e tregojnë këtë. Kemi burime anonime, përfundime të pabazuara në mënyrë adekuate dhe gjithsesi formulime, të cilat sikur duan të na thonë se opozita, e jo pushteti, e udhëheq vendin.

bLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi dhe Sheqerinska në raport në Bruksel

Data dhe koha e publikimit: 06.01.2014,   10:35

Data e recensionit: 08.01.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Fillohet nga baza, e cila është e vërtetë, për takimin ndërmjet dyshes opozitare dhe diplomatëve evropianë në Bruksel. Pas kësaj vërtetësia është diskutabile. Duhet shumë, shumë argumente serioze për ta arsyetuar pohimin:

“E para është problemi i imponuar i emrit nga ana e Greqisë, për të cilin, sipas burimeve të informuara mirë, Brukseli do të kërkojë që LSDM-ja të vazhdojë të bëjë presione të llojeve të ndryshme për emrin, ashtu siç ka premtuar Radmilla Sheqerinska që në kohën kur Branko Cërvenkovski ka qenë kryetar shteti”.

Ky formulim, që nuk është i mbështetur askund, jo vetëm që e nxin opozitën, për shkak se sipas asaj që është shkruar, BE-ja bën presion të madh për emrin. Dilema, e cila mbetet e papërgjigjur, është se poqese kjo është e vërtetë, dhe nëse bëhet fjalë për lobim joparimor nga Brukseli, madje edhe nëpërmjet opozitës, që do të “ishte në dëm të identitetit të vendit”, atëherë pse përfaqësuesit e PUSHTETIT shkojnë në takime në selinë e BE-së, paralelisht, duke përsëritur pandërprerë se Maqedonia nuk heq dorë nga eurointegrimet? Pse pushtetmbajtësit me prezencën e  tyre në Bruksel, do ta legjitimonin këtë aleancë “të errët” ndërmjet LSDM-së dhe BE-së? Nga ajo që është shkruar del se evropianët idetë e tyre për emrin i plasojnë vetëm nëpërmjet opozitës, dhe këtë, assesi nuk e bëjnë nëpërmjet qeverisë. Vetë kryeministri, disa herë ka thënë se ai ka qenën nën presion të madh nga jashtë për ta tejkaluar kontestin e emrit.

Burimet e informatave: Vetëm në një vend përmenden burimet dhe ato janë, siç thuhet, diplomatike. Të gjitha informatat e tjera, duke filluar nga ajo që “LSDM-ja të vazhdojë të bëjë presione të llojeve të ndryshme për emrin” e deri te ajo se “do të kërkohet nga LSDM-ja të mos parashtrojë kërkesa joracionale që të krijojë alibi” nuk kanë asnjë burim.

Përmbajtësia: “Informatat” e plasuara, duke e lënë anash peshën dhe vërtetësinë e tyre të mirëfilltë, e bëjnë këtë, e poashtu edhe tekstet e ngjashme, interesante për publikun. Por, kjo vetëvetiu nuk nënkupton se teksti që është ofruar ka përmbajtje.

Anshmëria: Padyshim ekziston. Në tekst ka një anshmëri të fuqishme. Nuk ka as “b” nga teksti i balancuar.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Аutori, sikur që është rregull e pashkruar për tekstet e këtilla, nuk emërtohet. Më tepër “i vjen erë” teksti redaksie, se sa për tekst pas të cilit qëndron një autorë i vetëm.

Kualiteti i titullit: Titulli është tendencioz, për shkak se stili i përdorur sikur don të paraqesë se opozitarët u nënshtrohen diplomatëve evropianë. Fitohet përshtypja se të njëra palë janë të përgjegjshëm ndaj popullit, ndërsa pala tjetër është servile ndaj Brukselit.

Fotografia: Fotografia e përdorur është më tepër ilustrative, se sa informative, nga ndonjë tubim partiak nga e kaluara, ku është paraqitur “tandemi opozitar”.

Përfundimi: Ky është një material me kualitet të dobët, me mungesë të qartë të burimeve dhe me qëllim të saktë “ta nxijë” vizitën e përfaqësuesve të një partie politike në Bruksel. Se detyra ka qenë e tillë flet edhe një seri tekstesh që u publikuan pas takimeve të Brukselit dhe të cilat, poashtu e vendosën në kontekst “negativ” prezencën e opozitës në selinë e BE-së.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Pjesërisht

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja