Recension:Vlerësimi i Gemius: Zhurnal.mk lider i informimit shqip
Published in Recensione
on 11 - 12 - 2013 Author: Gent MehmetiNë këtë artikull është bërë shtrembërimi i informatave, duke plasur një të vërtetë të shfytyruar. Edhe pse artikulli shërbehet me burime legjitime, është e qartë qasja e pabalancuar a autorit për të favorizuar pozitën e portalit të cilit i përket. Në tekst bëhet e ditur se sipas vlerësimit të ALEXA-s, portali Zhurnal.mk dominon si lider absolut midis portaleve tjera shqiptare. Kjo mund të vërehet se nuk është e vërtetë menjëherë pas analizimit të linqeve të dhëna më poshtë, ku janë të paraqitura katër kategori në të cilat është matur popullariteti i ueb sajteve. Zhurnal.mk dominon vetëm në dy prej tyre, që në asnjë mënyrë nuk e bën të jetë “lider absolut”.
Linku deri te artikulli origjinal: Vlerësimi i Gemius: Zhurnal.mk lider i informimit shqip
Data e recensionit: 29.11.2013
Recensues: Gent Mehmeti
Vërtetësia: Konstatimi parësor i këtij artikulli nuk është i vërtetë. Në të pohohet se portali Zhurnal.mk është lider absolute në popullaritet në tregun e medias midis portaleve shqiptare. Megjithatë, kjo lehtë mund të vërtetohet si konstatim jo valid me ndjekjen e linqeve të cilat vërtetojnë se Zhurnal dominon vetëm në dy kategori.
Burimet e informatave: Artikulli nuk ka mungesë të burimeve. Ato ekzistojnë dhe janë dokumentuar më poshtë. Mirëpo, përgjat këtij kontributi gazetaresk, është bërë shtrembërim I qartë I fakteve dhe ato janë paraqitur në kontekst të shtrembëruar.
Përmbajtësia: Edhe pse përmbajtësor në kontekstin e duhur dhe i shoqëruar me burime korrekte, nuk mund të anashkalohet fakti se konstatimi gjoja Zhurnal.mk dominon në të gjitha kategoritë, ndikon në kualitetin e përmbajtjes. Në rast se raportimi do të bëhej conform fakteve ekzistente, është e qartë se edhe informacioni do të përmbante të dhëna të tjera që do të ndikon thelbësisht mbi kontekstin.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Ky artikull është një kontribut autentik gazetaresk dhe nuk tregon shenja të plagjiaturës.
Kualiteti i titullit:Titulli në këtë rast është joadekuat dhe nuk pasqyron të vërtetën. Ai ngjall perceptim të gabueshëm tek lexuesit dhe manipulon me vlerësimin e opinionit.Një gjë e tillë, është tentuar të fshihet edhe brenda informacionit, por burimet e dhëna zhbëjnë këtë pohim.
Fotografia: Në fotografi është paraqitur vetëm llogoja e kompanisë e cila bën evaluimet statistikore dhe matjet të cilave u referohet artikulli. Megjithatë, ajo nuk tregon asgjë lidhur me informacionin që thotë se Zhurnal.mk është lider absolut në tregun e mediave shqipe në Maqedoni.
Anshmëria: Anshmëria është tejet evidente, me vetë faktin se si në titull, ashtu edhe në vetë artikull, promovohet pozita e portalit amë, madje duke u glorifikuar me disa informata të pavërteta.
Përfundimi: Shtrembërimi i fakteve është ndërhyrje serioze në etikën gazetareske dhe është një praktikë e pa tolerueshme në botën e profesionalizmit. Në këtë artikull qartë evidentohet një gjë e tillë dhe kjo me automatizëm e zhvesh atë nga çdo legjitimitet I mundshëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet