verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Ndërtesa e qeverisë në zjarr

on 15 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

pozar-vlada-09876-098-crop-resize

Lajmet e mëngjesit në fillim të kësaj jave kishin të bëjnë me zjarrin që ndodhi në ndërtesën e Qeverisë së RM-së. Sigurisht se lajmi kishte edhe publik plotësues për shkak të faktit se para do kohësh po i njëjti objekt ishte cak i sulmit me minahedhës, kështu që fantazia e konsumatorëve të lajmeve u zgjua edhe më tepër. Ndoshta për këtë për arsye, në mes tjerash, patëm edhe burime të redukuara të informatave – ata që kanë vlerësuar se realiteti duhet të riformësohet, që sa më shpejt ai, nga “senzacioni” të bëhet “supë e ftohur”. Është harruar, gjithsesi nevoja themelore e lajmit, veçanërisht asaj të agjencisë, ku preciziteti duhet të jetë shtytësi kryesor.

pozar-vlada-09876-098Linku deri te artikulli origjinal: Ndërtesa e qeverisë në zjarr

Data dhe koha e publikimit: 11.11.2014

Data e recensionit: 12.11.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Sot në mëngjes në platonë para ndërtesës dë Qeverisë sp Republikës së Maqedonisë ka shpërthyer një zjarr i vogël me ç’rast është djegur një kabllo e instalimeve. Pas paraqitjes në njësinë e zjarrfikësve, në terren kanë dalë dy -tre automjete zjarrfikëse, të cilat menjëherë e kanë lokalizuar zjarrin dhe e kanë fikur atë. Në objekt nuk ka pasur nevojë për evakuim, ndërsa të punësuarit kanë vazhduar me kryerjen e detyrave të tyre.”

Ky është i gjithë lajmi dhe menjëherë, nëse bazoheni në këtë burim, do të pyeteni se pse është plasuar ai. Praktikisht nuk ka ndodhur asgjë! Duhet theksuar se një orë e gjysmë pas këtij lajmi, në portalin e agjencisë është plasuar lajmi i njëjtë vetëm se me titull të ri (“Punët ndërtimore shkak për zjarrin”). Mirëpo, a është ashtu? A është gjithçka aq banale?

Në një portal tjetër, në një lajm që është plasuar në kohën e njëjtë, ai duket krejtësisht ndryshe, bile në të gjitha elementet! Kështu, nuk bëhet fjalë për “platonë para ndërtesës”, por për “zyrën e papërfunduar që gjendet në krahun e tretë të objektit qeveritar”. Përndryshe, lajmi shfrytëzon një deklaratë të komandantit të shërbimit zjarrfikës, i cili ka thënë se “intervenuamme gjashtë automjete”, e jo me “2- 3” (që vetëvetiu është një “kombinim”i pazakonshëm, kur autori nuk ka mundur të vendosë ndërtmjet këtyre dy “madhësive”matematikore). Menkovski ka thënë edhe se “një pjesë e të punësuarve të qeverisë prisnin jashtë që të përfundojë intervenimi i zjarrfikësve, të cilët me sharrë motorike dhe sëpata, pritnin dhe thenin një pjesë të fasadës së ndërtesës”. Përndryshe, në fotografitë që u publikuan nëpër media, shihet se është prerë fasad, që nuk është naive dhe që tregon se barokizimi tregon “dështime” akoma pa u përfunduar.

Edhe në lajmin e publikuar në një medie të tretë përsëritet se ka pasur evakuim të nëpunësve qeveritarë dhe jepet sqarim se zjarri ka ndodhur gjatë vendosjes së hidroizolimit të elektrikës në pjesën e fasadës, në zyrat e bllokut numër 4 të ndërtesës së qeverisë. Domethënë, kemi madje edhe një element në lajm që sqaron se ku është burimi i zjarrit, i cili, përndryshe, në një pjesë të mediave u pranua me skepticizëm për shkak të mundësisë që të jetë “sulm i sërishëm me raketa”, të cilat kësaj radhe i injorojmë si joserioze.

Ky lajm, në fakt, është replikë e lajmeve të cilat në sistemin sovjetik ishin të njohura si “njofton Radio Erevani”, kur “zhiguli” mund të jetë “vollga”, Moska të jetë Kazan, Petrovi të jetë Kirov dhe të ngjashme, domethënë ku keni zhvendosje të gjërave që disa sende të zmadhohen. Te ne, në këtë rast, shkohet në vijë të kundërt, ajo e minimizimit të rastit. Nuk është e vështirë të supozohet se pse – gjithçka që është në ndërtesën e qeverisë është e pagabueshme, madje edhe mjeshtrit në skele…

Duhet theksuar se gjatë kujdesit që lajmi të vendoset në rubrikën “nuk është interesante”, është vënë fotografi në të cilën nuk ka tym. E si mund të kishte kur ajo është nga koha kur ndërtesa e qeverisë kishte pamje iniciale, moderne, e jo si pamja aktuale!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

nuk përputhet me faktet nga mediat tjera

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

nuk dihen

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

издвоено од фактите

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja