Recenzion: Bashkë me “Besën” dështuan edhe ato subjekte që mbështetën atë
Published in Recensione
on 29 - 06 - 2015 Author: Adrian Kerimi
Fotografitë janë gjithashtu mjet që përdor gazetaria për të përcjellë informacione. Profesionale është që ato të kenë tekst shoqërues i cili shpjegon zhvillimin e kapur në fotografi.
Fotografia dhe teksti të cilit i bëhet recension tenton të sugjerojë se si publiku duhet ta shohë ngjarjen. Parimet profesionale të gazetarisë thonë se publiku vet nxjerr përfundimin nga materialet e gazetarëve.
Linku deri te artikulli origjinal: Recenzion: Bashkë me “Besën” dështuan edhe ato subjekte që mbështetën atë
Data dhe koha e publikimit: 13.06.2015
Data e recensionit: 16.06.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Fotografia dhe teksti shoqërues, i cili nuk konsiderohet si lajm sepse nuk përmbush elementet që duhet të ketë ai, përcjell tek publiku pamje nga protesta e 13 qershorit e organizuar nga Lëvizja “Besa”.
Bashkë me fotografinë është dhe ky tekst: “Se ka dështuar totalishtë lëvizja Besa tanimë nga kjo nuk ka asnjë dyshim, por bashkë me këtë kanë dështuar edhe ato subjekte të cilat kanë përkrah atë”.
“Nga kjo foto shihet qartë se lëvizjen “Besa” nuk e kanë përkrah me shumë se 1 mijë persona të cilët kanë ardhë nga gjitha vendet”.
Teksti nuk synon të jetë objektiv, por qartazi sugjeron që publiku duhet ta shohë protestën si “dështim”. Nga ana tjetër teksti i shkurtër sugjeron se “kanë dështuar” edhe të tjerët që kanë mbështetur protestën duke shprehur njëanshmëri, kundër protestës.
Nga teksti i shkurtër gjithashtu dëshirohet të sugjerohet që publiku të shohë këtë foto edhe si argument për numrin e pjesëmarrësve në protestë por edhe për prejardhjen gjeografike të protestuesve, duke dashur të minimizojë efektet e protestës.
Informimi i publikut bëhet edhe përmes fotografive, por është profesionale që ato të shfaqen realitetin dhe jo të kapura nga kënde ose distanca të ndryshme me çka tentojnë të sugjerojnë njëanshmëri.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
Nuk ka deklarata
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
Nuk i referohet burimeve
një palë
EXTENSIVENESS
Nuk është lajm
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
Titulli shpreh qëndrimin e redaksisë
tendencioz
PHOTOGRAPH
Amatore
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
nuk aplikohet
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik