Recenzion: “Besa” në aksion me nja 10 veta (Foto)
Published in Recensione
on 1 - 07 - 2015 Author: Xhenis SulimaniPunliku zakonisht kërkon të lëxojnë lajme, interesohen për ngjarje të ndryshme dhe duan të informohen detajisht rreth ngjarjeve të caktuar pa lexuar e dëgjuar komente shtesë. Për këtë arsye, por edhe për shkak të normave profesionale, gazetari gjatë raportimit të lajmit duhet t’u ikë komenteve dhe gjykimeve të tija personale rreth ngjarjes për të cilën raporton.
Linku deri te artikulli origjinal: “Besa” në aksion me nja 10 veta (Foto)
Data dhe koha e publikimit: 29. 06.2015
Data e recenzionit: 30. 06. 2015
Recenzent: Xhenis Sulimani
Kur shkruhet rreth një ngjarje gazetari duke iu përgjigje pyetjeve: “Kush”, “Çfarë”, “Ku”, “Kur”, “Si”, dhe “Pse” merr informacionet dhe shkruan tekstin i distancuar nga qëndrimet e veta. Lajmi që po e recenzojmë jep vlerësime duke mos lënë lexuesin të nxjerrë vetë konkluzione.
“Aktivistë të Lëvizjes “Besa” (nja 10 veta) kanë organizuar aksion në hapësirën para selisë së Bashkimit Evropian në Shkup ku po mbahen bisedimet ndërmjet liderëve partiakë për zgjidhjen e krizës politike në vend. “Nuk jemi të kënaqur nga BDI dhe PDSH. Nuk mund që këta politikanë të korruptuar t’i përfaqësojë shqiptarët”, ka deklaruar ndër të tjera Faton Fazliu nga Lëvizja “Besa”. Ai ka theksuar se fakti se BDI e PDSH nuk mund të jenë përfaqësuese është vërejtur qartë edhe në bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita maqedonase”, raportohet në këtë tekst.
Megjithatë, krejt në fund të tekstit bëhet vlerësim për ngjarjen. Teksti përfundon me: “Por habit fakti se përse këta protestues që tani janë zgjuar të ngrenë zërin, ndërsa deri tani janë mbajtur disa takime me radhë nga ana e katër liderëve politik në vend.”
Vihet re te tendenca për të minimizuar zhvillimin. Gazetari nuk duhet të paragjykojë, është e drejtë e lexuesve të kenë mendimin e tyre për ngjarjet. Gazetari bën lajmin pa dhënë komentet e tij.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informacionet tjetërsohen
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e