verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recenzion: Jankullovska pranon: Ka incidente të pa zbardhura! Allahile, njëmend a?

on 13 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ALMAKOS Jankullovska pranon Ka incidente te pa zbardhura Allahile njemend-crop-resize

Në këtë artikull nuk është bërë ndarja e komenteve personale të autorit nga informacioni dhe trupi I tekstit. Që të gjitha janë plasuar si një shkrim homogjen, pa distinkcion të qartë mes fakteve dhe subjektives. Titulli çel dyert për një stil të tillë të raportimit jo professional, duke u qasur që nga fillimi ne një dozë ironie të integruar në vazhdim të fakteve të plasuara. Kjo bën që informacionit në të nëj mënyrë fshehur ti mvishet kontekst I predeterminuar nga autori dhe I njëjti të përcillet edhe deri te opinioni.

ALMAKOS   Jankullovska pranon  Ka incidente të pa zbardhura  Allahile  njëmend aLinku deri te artikulli origjinal:  Jankullovska pranon: Ka incidente të pa zbardhura! Allahile, njëmend a?

Data dhe koha e publikimit: 27.11.2013

Data e recensionit: 29.11.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Pjesa më e madhe e informatave të plasuara në këtë artikull, duket se janë të vërteta. Në të nuk vërrehet ndonjë e dhënë diskutabile. Konstatimet thirren në deklaratat e ministres së punëve te brendshme, Gordana Jankullovska.

 Burimet e informatave:  Në tekst mund të vërtetohet prania e vetëm një burimi. Kjo është deklarata e ministres Jankullovska, mbi të cilën bazohet I tërë artikulli. Duket se deklarata është transmetuar plotësisht, duke u kujdesur që të mos heqet nga konteksti.

Përmbajtësia: Përmbajtësia trajton një temë që gjatë kohë ishte aktuale në mediat vendase, veçanërisht ato shqipe. Artikull vetëm vazhdon kontekstin e arritur gjatë lajmeve të tjera, pa dhënë informata të tjera retrospektive. Disa komente të pashkëputura qartë nga artikulli, kontribuojnë në kualitetin e tij, duke e kualifikuar si të paqartë dhe tendencioz.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli është I pranishëm në shumicën e portaleve të lajmeve. Disa nga to, figurojnë me version më të gjatë të tekstit, që zgjon dyshimet se teksti I recensuar mund të jetë i huazuar. Ndryshe, që të gjitha mediat kanë publikuar lajmin në të njëjtën kohë. Autori nuk ka cekur ndonjë se teksti është i huazuar.

Kualiteti i titullit: Titulli është jashtë normave të korrekcisë gazetareske. Ai është I shoqëruar me një koment të qartë që tenton t’i mvesh mendimin e autorit edhe spektaktorëve.

Fotografia: Asgjë konkrete nuk mundet të kuptohet nga fotografia. Ajo paraqet ministren Gordana Jankullovska, e cila është figurë qëndrore në këtë artikull, mirëpo nuk ka të bëjë shumë me incidentet të cilat përmenden.

 AnshmëriaKomentet të cilat janë prezente në titull dhe paragrafin e fundit të artikullit, bëjnë që ky shkrim të observohet përmes thjerrëzave të dyshimit. Në paragrafin e fundit, madje qartë theksohet se ministrja shpesh herë ka fajësuar mediat dhe opozitën për situatën në fjalë, me çka mund të konstatohet se artikulli në një mënyrë latente mban anën e opozitës.

 Përfundimi: Komentet dhe qëndrimet personale nuk duhet të inkuadrohen në informacion. Prania e tyre duhet të paralajmërohet qartë, duke mos lënë hapësirë pë interpretim të gabueshëm nga opinion. Fatkeqësisht, ky artikull jo vetëm që dështon në një mision të tillë, por me këmbëngulje tenton të integron qëndrimet e autorit në informacion.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të konstatohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja