verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recenzion: “Sa kushton telefoni i Nuran Izairit?”

on 8 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Tetova Sot - Sa kushton telefoni i Nuran Izairit

Fluksi i madh i informacioneve ka bërë që mediat, sidomos ato online, të tentojnë që të rrisin lexueshmërinë duke vendosur tituj që terheqin vëmendje dhe nxisin kurreshtje që lexuesi të hapë lajmin. Ështe e këshillueshme që titulli të nxisë kurreshtje por jo duke u marrë me një çështje që nuk është me interes publik.
Tetova Sot - Sa kushton telefoni i Nuran IzairitLinku për te artikulli origjinal: Sa kushton telefoni i Nuran Izairit?

Data dhe koha e botimit: 03.07.2015

Data e recenzionit: 03.07.2015

Recenzent: Fatlume Dervishi

Ajo që është vërtetë me interes publik në lajmin që recenzojmë është pjesa që përmendet shumë pak në fillim të tekstit se “… ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë Nurhan Izairi bashkë me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifin dhe zv/kryeministirin Musa Xhaferri inspektuan punimet e përfundimit të ujësjellësit të Tetovës zgjidhje kjo që do ti jap fund problemit disa vjecarë të qytetarëve të Tetovës.” Deri këtu lajmi ka kuptim dhe publikut, sidomos banorëve të qytetit të Tetovës të cilët kanë qenë të prekur nga ky problem, ju intereson deri ku është procesi i zgjidhjes së këtij problemi.

Paradoksi fillon kur teksti hedh vëmendjen në një tjetër çështje aspak me rëndësi dhe e arsyeton atë me fjalët “Ajo që binte në sy më shumë se sa ujësjellësi i Tetovës ishte telefoni i ministrit Nuran Izairit.”

Është i pakuptimtë tentimi që për një zhvillim me aq rëndësi të madhe dhe problem disa vjeçar për banorët, të bie më shumë në sy telefoni “i shtrenjtë” i ministrit se sa furnizimi me ujë për banorët? Në këtë rast, teksti pa të drejtë fokusohet në një pamje që mund të jetë kapur krejt rastësisht dhe bën konfuz lexuesin i cili nuk merr informacionet e nevojshme për faktin se si shkojnë punimet, deri në ç’fazë janë ato, pse ishin prezentë ministri Nurhan Izairi, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe Zv/Kryeministri, Musa Xhaferri, në vendin ku zhvillohen punimet, cili është mendimi i tyre për mbarvajtjen e punimeve dhe ajo që duan të dinë të gjithë kur do përfundojë ky projekt. Lexuesit do t’i interesonte më shumë të informohej (ose rikujtohej) se sa ka kushtuar projekti dhe detaje të tjera rreth tij. Telefoni i ministrit i cili nga pamjet as që duket, është një defokusim nga çështja kryesore e lajmit.

Në tekst thuhet se fotografitë janë marrë nga profili zyrtar i Teuta Arifit në internet, me këtë sugjerohet se gazetari nuk ka qenë në vendngjarje.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Nuk ka deklarata

Nuk ka deklarata

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të konstatohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja