Recenzion: Ziadin Skopsko Sela me alkohol në tavolinë për Ramazan (FOTO)
Publikuar në Recensione • Uncategorized @sq
on 8 - 07 - 2015 Autor: Xhenis Sulimani
Gazetarët duhet të respektojnë bindjet e individëve që bëhen objekt i tyre profesional, kështu i mëson kodi etik i gazetarisë. Liria për tu shprehur shtrihet deri aty ku fillon liria e dikujt tjetër. Përkatësia fetare është bindje personale, prandaj është çështje personale se sa je praktikant i besimit të cilit i përket dhe në asnjë mënyrë kjo bindje që garantohet me ligj nuk duhet të jetë objekt i denigrimit të një personi.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ziadin Skopsko Sela me alkohol në tavolinë për Ramazan (FOTO)”
Data dhe koha e publikimit: 05.07.2015
Data e recenzionit: 06. 07. 2015
Recenzent: Xhenis Sulimani
E rëndësishme për lexuesin është lajmi që përmban informacion të rëndësishëm për interesin publik. Lajmi që po e recenzojmë nuk është në interes të publikut dhe mund të interpretohet si tendencioz.
“Në rrjetin social Facebook po qarkullojnë foto nga dreka e djeshme e kryetarit të Strugës Ziadin Sela me shqiptarin ortodoks Branko Manojllovski bashkë me disa njerëz të tjerë. Komentet e shumta në Facebook kanë të bëjnë me faktin që dreka u shtrua në mes të muajit të shenjtë të agjërimit dhe siç shihet në foto, drekuesit konsumojnë alkool.”
Parësore për lexuesin do të ishte rëndësia e këtij takimi mes Manojllovskit dhe Selës dhe çfarë kanë biseduar e jo se çfarë dhe si drekuan. Opinioni dëshiron të dijë informacione që përbëjnë interes publik, e këtë duhet t’ia sigurojë gazetari.
Për personat publik gjithmonë ka interes edhe për veprimet dhe bindjet e tyre private, por këto nuk mund të përdoren si bazë për denigrim, aq më tepër jo bindjeve fetare të cilat mbrohen me ligj dhe kushtetutë.
Neni 16 i kushtetutës të Republikës së Maqedonisë thotë se “Garantohet liria e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit”.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e