verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recesion: Panikë dhe frikë në LSDM pas sondazhit të “Dimitrija Çupovski”

on 6 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir_mk_makedonija_vesti_146461-Panika-i-strav-vo-SDSM-po-anketata-na-Dimitrija-crop-resize

Fraza e shpeshtë dhe fare e paarsyetuar për shfrytëzimin e burimeve anonime nuk është e lejuar në gazetari. Edhe më pak lejohet ngatërrimi i fakteve me qëndrimet, gjegjësisht me komentim, informim të pa balancuar dhe injorim të palës së dytë gjegjësisht të tretë… Gjithë këtë e kemi në tekstin “Panikë dhe frikë në LSDM  pas sondazhit të “Dimitrija Çupovskit”” 

FireShot Screen Capture #063 - 'Паника и страв во СДСМ по анкетата на “Димитрија Чуповски“' - kurir_mk_makedonija_vesti_146461-Panika-i-strav-vo-SDSM-po-anketata-na-Dimitrija-CupovskiLinku deri te artikulli origjinalPanikë dhe frikë në LSDM pas sondazhit të “Dimitrija Çupovskit”

Data dhe koha e publikimit31.01.2014, 18:04

Data e recensionit03.02.2014

Recensues: Teofil Bllazhevski

Vërtetësia: Teksti thotë fakte, por vetëm ato që lidhen me rezultatet e anketës që janë të sakta dhe të verifikueshme. Çdo gjë tjetër që është ofruar si fakt – frikë, panik, ndryshime të pa dorëzuara, etj … të pakontrolluara është në drejtim të besueshmërisë, apo vërtetësisë.

Burimet e informatave: Burimi apo burimet e tekstit janë  anonime  – është përdorur fraza “burime të partisë.” Këto burime janë të njëanshme dhe relevanca dhe aktualiteti i tyre nuk mund të kontrollohen.

Përmbajtësia: Informacioni është larg normave gjithëpërfshirëse dhe përmbajtsore, kryesisht për shkak se mungojnë pyetjet dhe përgjigjet nga subjekti për të cilin flitet në tekst, dhe mungon burimi i tretë i pavarur do të komentonte dhe analizonte rezultatet e anketës dhe rëndësia e tyre nga cilësia e ekspertit.

Anshmëria: Nuk mund të thuhet me siguri se ka spin, edhe pse „i vin era” si diçka e tillë, por ajo që me siguri është detektuar në tekst është anshmëria, mosbalancimi, anshmëria që ngjanë si politikisht e motivuar.

Komentim: Komentimi mbi sundon në tekst. Në pjesën më të madhe është maskuar si qëndrim i burimit anonim. Komentet dhe qëndrimet janë të përziera me faktet, në një pjesë është krejtësisht i pakuptueshëm për lexuesin:

Përveç kësaj, ndryshimet e premtuara nga menaxhmenti i LSDM-së, nuk janë realizuar, pas së cilës anëtarësia është më e zhgënjyer me veprimet e lidershipit të ri”.

Cilat ndryshime? Çfarë ndryshime? Cila anëtarësi ?…

Origjinaliteti/Plagjiatura: Duke kërkuar në internet mund të konstatohet se teksti është punë origjinale dhe pastaj ky informacion është marrë nga mediumet tjera. Bordi editorial nuk e tregon emrin e autorit dhe as burimet, dhe nuk ka lidhje të dobishme të lidhura me ndonjë sondazh, ose vrojtime të ngjashme, ose me disa fakte të tjera që jepen në tekst.

Kualiteti i titullit: Nuk mund të konfirmohet nëse titulli është dezinformues, pikërisht për arsye të strukturës të vetë tekstit. Titulli është i përshtatshëm me të shkruarën, por, është sensacional dhe tendencioz, pikërisht se nuk është mbështetur e thëna.

Fotografia: Në vend të fotografisë, në tekst ka një tabelë nga njëra prej pyetjeve rreth hulumtimit dhe ajo shërben si një ilustrim në lidhje me temën e tekstit.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka gjuhë të urrejtjes, e as diskriminim. Por, ka diskreditim të një personi të përmendur veçmas dhe disa të tjerëve (udhëheqjes partiake të LSDM-së), të cilëve nuk ju përmenden emrat.

Përfundimi: Ky tekst mund të shërbej në shkollat e gazetarisë si një shembull i keq i një prodhimi gazetaresk për një temë të caktuar. Autori pa emër shfrytëzon burime pa emër të cilat qartë shihen se janë të një anshme dhe vetëm mbi – supozimin se me të vërtetë ekzistojnë – ndërton qëndrime të cilët publikut janë ofruar në një mënyrë sugjestive, stil të forcuar dhe në formë komentesh, shpesh të fshehur pas burimit anonim.

Shfrytëzimi i burimeve anonime në gazetari është i lejuar, por preferohet sa më afër të jepet burimi dhe natyrisht të jepet arsyeja për anonimitetin që e ka kërkuar burimi. Por, kjo nuk e liron gazetarin përgjegjësia që ta verifikon informatën „sa më shumë që është e mundur” (Kodi i SHGM) dhe të mos plasojë informacion të paverifikuar.

Në tekstin që e recensuam nuk ka locim të përafërt të burimit, nuk ka dhënë arsyen pse ka kërkuar anonimitet, por më e rëndësishmja, ka asnjë shenjë se informata është “verifikuar sa më shumë që është e mundur”.

Komentimi është prezent gjithkund, edhepse me shkathtësi është fshehur pas burimit dhe e përzier me faktet, gjegjësisht me lajmin, çka është jo profesionale dhe joetike. Por pasoja më e rëndësishme e sjelljes joprofesionale në përgatitjen e këtij teksti, paanshmërisë dhe mosbalancimi, e cila është e ndaluar qartë nga Kodi i SHGM dhe mjete të tjera për vetë-rregullimit janë të njohura botërisht.

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Reporteri duhet të sigurojë distancë profesionale prej partive politike. (Neni 14 Kodi i gazetarëve të Maqedonisë – SHGM)

Teksti është i ngarkuar me fjalë dhe pasuese të panevojshme, kështu që ju mund të gjeni edhe vërejtje stilistike. E panevojshme, për tu forcuar pretendimet në titull në fund të pasusit në tekst janë vendosur sërish rezultatet e anketës, që një herë tashmë janë dhënë në paragrafin e parë.

Bëhet fjalë për tekst në të cilin në mënyrë të barabartë nuk janë respektuar më shumë standarde profesionale dhe etike mbi të cilat mbështetet gazetaria moderne.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

Nuk mund të përcaktohet

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja