verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rekorde “Guinness” – për mungesë profesionalizmi

on 16 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Xhevat Ademi hynë në “librin Guinness”!”] 

Ky tekst është koment klasik. Mungesën e burimeve autori e ka zëvendësuar me ironizime nga ana e tij për një figurë politike, Xhevat Ademin, i cili për një kohë të gjatë mban postin e njëjtë. Tema e trajtuar është me vend, por jo edhe mënyra e trajtimit nga autori.

Ina - Xhevay Ademi hyne ne librin GuinnessLinku deri te artikulli origjinal: “Xhevat Ademi hynë në “librin Guinness”!” 

Data e publikimit: 10.11.2016

Data e recensionit: 14.11.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

“Xhevat Ademi vazhdon të jetë në listë për deputet edhe kësaj radhe, dhe mund të hyjë në “librin Guinness”” është baza e informacionit, ku është vendosur i gjithë fokusi i përmbajtjes. Artikulli vjen pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të BDI-së për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, ku Ademi është kandiduar përsëri. “Libri Guinness” është vendosur në thonjëza (edhe ne titull), si për të treguar që kjo në fakt nuk është e vërtetë, d.m.th. nuk po thyhen rekordet e Guinness, por është ironizim i autorit për rikandidimin. Arsyeja e rizgjedhjes se Ademit si deputet për disa mandate, në tekst sqarohet në mënyrë qesharake, ironike, diskredituese dhe pa dëshmi.

“Nuk dihet ende pse Xhevat Ademi është i paprekshëm dhe i privilegjuar në BDI dhe vazhdon të qëndrojë gjithnjë në listë për deputet ku edhe shanset për tu rizgjedhur i ka 99,99%. Xhevat Ademi siç është shprehur edhe vet ai nga selia e BDI-së dhe shtëpia e tij në vijë ajrore është 500 metër  ndoshta kjo e bën që të qëndrojë në listë lartë e më lartë.”

Për këtë shqetësim të tijin, autori duhet të kishte pyetur në BDI; pse vazhdimisht kandidohet Ademi për deputet?! A bëhet kjo sepse partia vlerëson se Ademi ka qenë i suksesshëm në mandatet e kaluara?

“Reçica vendbanimi i tij asnjëherë nuk e kanë propozuar për deputet sepse siç shprehen disa banorë është bërë i mërzitshëm duke u bërë deputet dhe asgjë nuk ka bërë për banorët. …Xhevat Ademi është shqiptari që ka qëndruar më  gjatë deputet në Maqedoni dhe pa bërë asgjë për shqiptarët.” 

Lexuesit nuk i ofrohet zëri i popullit për të vërtetuar se banorët e Reç​​icës mendojnë se Ademi nuk ka bërë asgjë për banorët. Anketa është e domosdoshme kur flitet në emër të banorëve. Natyrisht që do të duheshin edhe dëshmi shtesë për këtë. Mbase të dhëna për një takim në të kaluarën me banorët kur Ademi nuk është pritur mirë, mbase votimi i ndonjë ligji që ka qenë në dëm të atyre banorëve ose ndonjë qëndrim i Ademit që ka dëmtuar banorët për të cilët autori thotë se nuk e duan.

  • KODI ETIK I GAZETARËVE:
    Provimi i dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet. 

Është shumë e lehtë të bësh tekste të këtilla, por e vështirë të bindësh lexuesin në atë që thua, nëse nuk i ofron fakte të mjaftueshme.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë burim

asnjëra pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja