“Ritregim” i paqartë dhe i njëanshëm
Published in Recensione
on 8 - 12 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: “Dnevnik”: Kërcënon BDI, ose zyrtarizim i shqipes ose krizë të re]
Edhe propaganda dhe kundër propaganda politike kanë premisat e tyre dhe mënyra se si thuren, por edhe si njihen. Gazetari duhet të ketë shkathtësi që përcaktojë qartë dallimin mes një teksti propagandistik dhe një lajmi. Kur tekstet janë të paqarta dhe të shkruara duke mos u bazuar në dëshmi, nënkupton se i njëjti është bërë me tendencë dhe për qëllime të ndryshme prej informimit objektiv të publikut.
Teksti që po e recensojmë është i tillë, ngase është një ripërtypje, e cila në vend se të qartësojë, i koklavit akoma më tepër ‘informacionet’, për të cilat thuhet se janë marrë nga një medium tjetër. I mungojnë elementet kryesore të lajmit, ndërsa citatet e shfrytëzuara, në mungesë të elementeve që do t’i konkretizonin, nuk mund të përcaktohet nëse janë relevante ose të sajuara.
BDI ka kërcënuar se nëse parta fituese e zgjedhjeve, nuk zyrtarizon gjuhën shqipe, do të përballen me një krizë të re, shkruan “Dnevnik”.
Nëse partitë e shqiptarëvepjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk heqin dorë nga pozicioni merr ose le, është e mundshme që qeveria e re të jetë pa partinë e shqiptarëvedhe Maqedonia të futet në një krizë ende më të thellë politike.
Në një tekst do të ishte shumë me rëndësi të inkuadrohet dhe precizohet data kur BDI ka kumtuar një qëndrim të tillë, në cilin medium dhe cili zyrtar i kësaj partie e ka kumtuar. Kjo gjë mungon në këtë përmbajtje. Por jo vetëm kjo, mungojnë edhe shumë elemente tjera.
Linku deri te artikulli origjinal: ““Dnevnik”: Kërcënon BDI, ose zyrtarizim i shqipes ose krizë të re”
Data dhe koha e publikimit: 02.12.2016
Data e recensionit: 03.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Citatet janë të rëndësishme. Po aq është i rëndësishëm burimi se nga janë siguruar ato. Çështja për të cilën flitet në tekst, nuk është se duhet neglizhuar, mirëpo edhe nuk duhet imponuar një mendim në opinion, qoftë edhe nëse ky version është shumë i përfolur, pa qenë së paku konkret – kur, ku dhe prej kujt është thënë ndonjë gjë.
Qëndrimi edhe i subjekteve tjera në këtë rast, apo njohësve të çështjeve politike, do të plotësonte lajmin me qëndrime profesionale, bile ndoshta edhe teoria e përfolur do të mbante më shumë ujë, se sa e shtruar kështu përmes qasjes me tendencë propagandistike.
“BDI, PDSH, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa tashmë janë deklaruar se pa pranimin e tërësishëm të platformave të tyre nuk do të ketë bisedime për qeverinë e re”
Ndërkohë, pak më parë VMRO-DPMNE tha se është e koncentruar në fitimin e 63 deputetëve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mundet që t’i jepet fund krizës të cilën LSDM-ja ia imponoi shtetit gjatë dy viteve të fundit.
Temat që prekin dy apo më tepër palë në një lajm, kërkojnë qëndrimin e dy e më shumë palëve. Në këtë rast, një pjesë partive shqiptare dhe një pjesë e partive maqedonase janë përfolur por janë anashkaluar, sepse nuk u është dhënë rasti të flasin vetë për tezat e shtruara në tekst. Kjo vërteton edhe njëherë qasjen jo profesionale, nga që tema është trajtuar me ‘parimin’ – shkel e shko.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e