verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rregullat për shkrimin e komenteve

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Страница за мислења и коментари. Фото: http://ribmunk.dk/
Faqja për mendime dhe komente. Foto: ribmunk.dk

 

Lajm apo koment? Cili është dallimi midis këtyre dy zhanreve gazetareske? Në kohën e fundit në disa prej ueb faqeve në Maqedoni mund të hasen shumë shkrime që plasohen si lajme, por në fakt janë komente. Ato zakonisht janë tekste të pa nënshkruara dhe kryesisht janë propagandistike.

 

Shkruan: Ana Anastasovska

 

Kufiri mes lajmit dhe komentit gjithnjë e më shumë po zhduket, e veçanërisht kur bëhet fjalë për shkrime të publikuara në disa portale, që kryesisht janë të njohur për atë se me të gjitha forcat mbrojnë një parti të caktuar politike. Pikërisht për këtë shkak edhe tekstet e tilla shumë shpesh janë objekt recensioni në „Shërbimin për verifikimin e fakteve”, dhe këtu do të shpjegojmë se çka është koment dhe si duhet të plasohet ai nëpër medie.

 

KOMENTI ËSHTË ZHANR GAZETARESK MONOLOGJIK ANALITIK

Në teorinë e gazetarisë, ekziston një ndarje në tre pjese e zhanreve gazetareske: faktografike, analitike dhe beletristike. Komenti bën pjesë tek grupi i zhanreve gazetareske analitike.

НNë bazë të llojit të praktikës mediatike zhanret gazetareske ndahen edhe në dy grupe më të mëdha të përgjithshme: monologjike edhe dialogjike. Monologjike janë ato tekste autoriale gazetareske në të cilat bën pjesë edhe komenti dhe nënkuptojnë mbledhjen e informacioneve nga burimi, daljen në vendin e ngjarjes dhe informimin nga vendi në formë të lajmeve ose në formë të raportit. Me këtë, gazetarët që shkruajnë kanë përgjigje për pesë pyetje të shpikura të publikut të tyre: kush, çfarë, kur, ku, si ka ndodhur.

Komenti është një formë më e ndërlikuar gazetareske dhe që përveç informacioneve mbi ndodhitë, kërkon edhe njohuri më të mirë të fenomeneve shoqërore që i kanë shkaktuar ato. Komenti është zhanri i vetëm në të cilin gazetarët janë të detyruar që në lidhje me ndonjë fenomen shoqëror ose ndodhi, ta tregojnë qëndrimin e tyre ose të shtëpisë mediatike në të cilën punojnë.

Me këtë, mund të gjenden në rolin e interpretuesve, autorëve ose personave përgjegjës. Sipas rregullit, komentuesit janë gazetarë që i bashkojnë të tri funksionet me atë që mund të flasin në emër të vet, por përsëri ta respektojnë politikën redaktuese të shtëpisë mediatike në të cilën punojnë, pa marrë parasysh se si person fizik a dakordohen me atë ose jo.

Shumica e gazetarëve në ndonjë hierarki të tyren, për komentues i llogarisin njerëzit që merren me formën më të lartë të gazetarisë. Megjithatë, në praktikë shpesh nuk është ashtu dhe lexuesit shpesh edhe nuk i vënë re këto tekste kur e ndjekin përmbajtjen.

Në teori, sipas rregullit, dallojmë dy lloje komentesh edhe atë: koment hyrës dhe i redaksisë si tekst i cili ndonjë herë është i nënshkruar nga autori, por shpeshherë edhe i panënshkruar, që e pasqyron këndvështrimin individual të ndonjë redaktori, ose mendimin e sintetizuar të një grupi redaktorësh. Shembull për koment të redaksisë është „Slloboden udar”, i cili gjithmonë publikohet në faqen e dytë të gazetës „Slloboden Peçat”, dhe si autorë paraqiten edhe redaktorë dhe gazetarë.

Layout 1

 

Kolumnë ose koment i autorit paraqet tekst në të cilin autori është qartë i identifikuar dhe të cilin autori rregullisht e publikon nën të njëjtin titull. Shembull për koment të autorit është „Ostrillka” e kryeredaktorit të „Slloboden Peçat”, Branko Gerovski, i cili publikohet në të njëjtën gazetë.

 

02-03_Layout 1.qxd

 

DALLIMET MES KOMENTIT TË REDAKSISË DHE KOLUMNËS

Kryeartikull/koment i redaksisë       Kolumnë/koment i autorit

– Marrëveshje për temën – zgjedhje e lirë e temës

– Vetëdije kolektive – ego e autorit

– Autor anonim (në të shumtën e rasteve) – personalitet i autorit

– „Edukim” i lexuesve – afërsi me lexuesin

– Mbështetje e politikës redaktuese – kundërshtim (shumë shpesh)

– Redaktim nga redaktori – mungesë e redaktimit

 

RREGULLA PËR SHKRIMIN E KOLUMNËS/KOMENTIT TË AUTORIT

Tek kolumnat dominon vështrimi personal i fenomeneve ose ndodhive, dominon qëndrimi personal dhe, mbi të gjitha, nuk mund të flitet për rregulla të veçanta. Çdo kolumnist përpiqet të ndërtojë një stil personal sipas të cilit do të njihet. Kolumna e secilit autor ka edhe elemente të pandryshueshme, siç janë publikim në një ditë të caktuar, titull të përhershëm, emër dhe më së shpeshti fotografi të autorit, vend të përhershëm në gazetë. Kolumna publikohet në mënyrë integrale, pa intervenime nga redaktorët.

 

BAZA PËR KOMENTIN ËSHTË LAJMI

Komenti shkruhet pasi të ketë ndodhur diçka. Parashikimet se diçka do të ndodhë nuk janë baza më e mirë për koment nëpër medie. Lajmi duhet të jetë i rëndësishëm për tu komentuar. Është korrekte që të publikohet lajmi në tërësi, dhe pastaj të komentohet.

Në komentim është e domosdoshme qasja objektive. Edhe pse komenti është pasqyrë e qëndrimit personal, nuk domethënë se nuk duhet të jetë pasqyrë objektive e ndodhive. Zakonisht komenti nëpër gazeta duhet të jetë relativisht i shkurtër, maksimum 84 rreshta, ndërsa tek mediet elektronike deri në 2 minuta. Mirë është që komenti të shqiptohet, por nuk duhet të jetë përsëritje për mendsh. Duke pasur parasysh se komenti është formë autoriale, nuk është e lejuar që të lexohet nga spikeri.

 

 

ELEMENTET E KOMENTIT

Komenti përbëhet nga tre tërësi: kreu, pjesa e mesme dhe përfundimi.

kreun e komentit është lajmi. Mund të përmbajë edhe deklaratë, por një „karrem” intrigant pas të cilit do të kapet komenti. Në kuadër të kreut ai mund ta zbulojë tezën e tij, gjegjësisht antitezën e tezës së vendosur.

 

Слободен печат

 

Për shembull, në kolumnën „Kufij të ri të Ballkanit?”, profesori Denko Maleski, tek kreu, transmeton një deklaratë të David Owen dhe me atë njofton se çfarë do të komentojë.

„David Owen, ndërmjetësi ndërkombëtar në krizën e Jugosllavisë, njeriu i cili në fillim të viteve të nëntëdhjeta me ngulm na bindte se kurrë, por kurrë, nuk do të mund të legjitimohen përfitimet nga spastrimi etnik dhe ndryshimet e kufijve, dhjetëra vite më vonë me qetësi do të deklarojë: „Është koha që të lirohemi nga rezervat që i kemi drejt një ridefinimi të kufijve ndërkombëtarë dhe të ofrojmë një zgjidhje ballkanike për problem ballkanik”. Sepse, nëse edhe më tutje insistohet për mosndryshim të kufijve, atëherë të gjithë duhet ta kenë të qartë se trupat amerikane dhe NATO-ja do të duhet të patrullojnë përgjatë vijave etnike të këtyre shoqërive të ndara edhe për shumë kohë, paralajmëroi Owen. ”

Në pjesën e mesme të komentit krijohet thurja. Rënditen argumentet pro dhe kundër tezave të paraqitura tek kreu. Parashtrohen të dhëna, fakte (mund të jenë marrëdhënie shoqërore, arsye për fenomene që duhet të gjenden, përgjegjësi e cila duhet të përcaktohet saktë) që nënvizohen dhe shpjegohen. Me rëndësi është të mos ketë shumë gjëra të përgjithshme dhe të tregohen gjëra precize dhe konkrete. Në të kundërt, çdo gjë është vetëm një tregim bosh. Në këtë pjesë vijnë në shprehje njohuritë e komentuesit, kultura e përgjithshme dhe informimi i mirë. Me këtë pjesë, autori e përfiton publikun për qëndrimet e tij.

„Besoni apo jo, por ngjarja e rrezikshme e Kumanovës mund të ishte ajo lëvizje e krahëve të fluturës e cila, është e dëshmuar se shkakton stuhi. Ose, të supozojmë se sjellja gjithëcesioniste e Republika Sërpskës, në rast të një mbështetje të fuqishme nga Rusia, të themi si përgjigje ndaj përfshirjes Perëndimore në Ukrainë, mund të jetë shkak për konflikt. Shembull tjetër janë marrëdhëniet midis Shqiptarëve dhe Serbëve në Kosovë, ku një therje e palogjikshme etnike, mund ta rrezikojë të gjithë rajonin, duke i përfshirë përsëri edhe shtetet fqinje në vorbullën e historisë. ”

Përfundimi në koment mund të ketë vetëm një fjali efektive ose një paragraf të tërë, por jo më shumë. Mirë është të jetë kategorik, i qartë, mund të jetë edhe aforist, nëse autori ka aftësi për atë formë të të shprehurit, por jo domosdoshmërisht te jetë qesharak – kjo e vret çdo koment. Mund të jetë mobilizues (të iniciohet aksion i cili do të kontribuojë drejt sanimit të gjendjes) ose të sumojë disa gjendje, ose të përfundohet mirë me pyetje të matura. Në çdo aspekt, nuk duhet të jetë imponues ose moralizues, dhe aq më pak të nxjerrë konstatime prej asgjëje.

„Prej këtu, përkundër të gjitha opstrukcioneve vendore dhe gjithë retorikës antiperëndimore, me fjalë dhe me vepra duhet të qëndrohet në përpjekjet për epilogje evropiane, e jo ballkanike në Maqedoni dhe më gjerë në rajon. Përndryshe, presidenti i Maqedonisë mund të shkruajë edhe tetëmbëdhjetë ose sa ishin letra për ekzistimin e grupeve terroriste në rajon, por derisa një përfaqësues i shtetit tonë si anëtar me të drejta të plota nuk ulet në tavolinën e NATO-s, duke e lidhur sigurinë tonë me sigurinë e Aleancës, rreziku mbetet prezent.”

 

KUALIFIKIME PËR KOMENTIN

Teoricientë të ndryshëm vendosin kualifikime të ndryshme për komentin. Më tipike është ajo teori që dallon komentet polemike, analitike dhe humoristike.

Komenti polemik merr qëndrim të kundërt gjatë paraqitjes së kreut dhe e mbron me argumente deri në fund, ndërsa tek konstatimi plotësisht e kundërshton tezën e kreut.

По чиј налог работи Јанева

Komentuesi analitik e ndan në segmente tezën e paraqitur tek kreu dhe i parashtron argumentet pro dhe kundër, hedh dritë mbi problemin nga disa anë, kërkon arsye, parashtron pasoja.

Македонија нема спор за името со Грција

Komenti humoristik, i qaset tezës në mënyrë ironike dhe humoristike pas vendosjes së plotë të kreut dhe dëshmon çdo gjë të kundërt deri në absurd. Në këtë lloj komenti është më me rëndësi të përcaktohet kufiri i shijes së mirë.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja