verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rregullatori nëse dëshiron mund ta pengojë gjuhën e urrejtjes së Nedellkovskit (E PLOTËSUAR)

on 22 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Говор на омраза и преку бодење на „ликови“ што не му биле симпатични. Фото: Скриншот
Gjuhë e urrejtes edhe duke shpuar “figura” që nuk janë simpatike për të. Fоtо: Screenshot

Plotësim/Reagim i autorit – poshtë: Reagimi përmban korrigjim të kontekstit të theksuar gabimisht te pjesa e nenit të cituar numër 43 nga Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, kërkim të faljes për gabimin dhe theksimin e neneve adekuate të cilat rregullatorit të medieve, Аgjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike i mundësojnë të reagojë në raste të gjuhës diskriminuese. Paragrafi problematik në tekst lartë është shënuar me tre yje – (***)]

As Kanal 5, as Prokuroria themelore publike, e më së paku Agjencia për medie, nuk duhet të amnestohen nga gjuha e urrejtjes së Milenko Nedellkovskit

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Këto ditë e fituam reagimin e parë, me gjasë pas një kohe të gjatë, të organit përkatës programor – të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, në lidhje me emitimin e shou-emisionit të Milenko Nedellkovskit.

Pas observimit të produksionit pothuajse dymujor të këtij shoumeni në programin e Kanal 5, inçizimeve të janarit dhe të një pjese të shkurtit të këtij viti, sektori programor i Agjencisë që bën mbikëqyrje të asaj që u ofrohet konsumatorëve, kërkon nga drejtori i Agjencisë të ndërmarrë hapa konkrete ndaj Kanal 5, ndërsa inçizimet nga këto emisione t’i dorëzojë në formë zyrtare deri te Komisioni për mbrojtje ngа diskriminimi për veprim të mëtutjeshëm!

Për këtë shou, të përkujtohemi, tashmë janë parashtruar së paku tre padi penale deri te Prokuroria themelore publike (PTHP) nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe Qendra për mbështetje e LGBTI-së. Paditë kanë të bëjnë me shkaktimin e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit nacional, racor dhe fetar (neni 319 paragrafi 1 i KP të RM-së), pastaj me shpërndarjen e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik (neni 394-g paragrafi 1 i KP të RM-së) dhe vepër penale Diskriminim racor dhe diskriminim tjetër (neni 417 paragrafi 1 i KP të RM-së). Për disa nga këto vepra, të përkujtohemi, mund të fitohet dënium me burg në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh.

MBIKËQYRJA E KONSTATOI ATË QË TË GJITHË E SHOHIM

Përveç padive penale edhe deri tani ka pasur reagime të fuqishme në publikun profesional dhe te profesionistët mu për shkak të fjalorit, stilit dhe veprimeve “skenike” të Nedellkovskit në shoun e tij të mesnatës. Pothuajse nuk kishte gazetar nga atari i pavarur, portreti i të cilit nuk u var në litarin për tharrjen e teshave, si një lloj linçi publik, mirëpo edhe si gjest i nxitjes së dhunës ndaj tyre!

Kjo, konstaton mbikëqyrja e Agjencisë, është bërë edhe në emisionin e 15 janarit kur vetë autori, i cili bën veprime të llojit të shpimit me gjilpërë në mur të portreteve të njerëzve, pikëpamjet dhe qëndrimet e të cilëve nuk i pëlqejnë, e poashtu edhe ai vetë e pranon se “shpon njerëz”!

Është fakt se dhe përkundër tre padive, PTHP-ja ka vepruar vetëm në lidhje me padinë e fundit penale, mirëpo edhe atëherë, ekipi i prokurorit Маrko Zvërlevski nuk konstatoi elemente të gjuhës së urrejtjes. Me këtë sikur u dha mundësia që edhe më tutje të injorohet gjuha e urrejtjes me të cilën janë të prekur qytetarët dhe e cila për shkak të mënyrës dhe vendit ku manifestohet, është mjaft e rrezikshme!

Me raportin për mbikëqyrjen e kryer programore, të publikuar nga ana e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, ky organ, në përgjithësi, e bën hapin e parë të madh në lidhje me shoumenin e paprekshëm, i cili gjithsesi e ka mbështetjen e fuqishme të kreut të shtetit. Në fakt, mysafir i tij, të mos harrojmë, disa herë ka qenë edhe ish-kryeministri Gruevski, që nga ana tjetër mund të nënkuptojë se politikani i cili zgjedh me kujdes se ku do të paraqitet dhe sa do të flasë para kamerave, nuk ka skrupuj ndaj manifestimeve të përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

Аnaliza që e ka bërë ASHVM-ja në mënyrë të detajuar i përshkruan lojërat verbale dhe “përshkrimet” e disa politikanëve nga radhët e LSDM-së dhe orientimet e tyre të pretenduara seksuale nga ana e Nedellkovskit, e këtë e bën edhe me kolegët tanë.

АGJENCIA “E KA HARRUAR” NENIN 43

Mirëpo, mbetet e hapur çështja, pas konsultimeve me njerëz që kanë punuar në këtë fushë dhe e njohin këtë materie, se megjithatë edhe organi mbikëqyrës i Agjencisë sikur ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të merret me këtë punë!

(***) Në fakt, në nenin 43 të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike thuhet se “Аgjencia mund të ndërmarrë masa përkatëse me të cilat përkohësisht do ta kufizojë lirinë e pranimit, gjegjësisht riemitimit të shërbimeve audio dhe audiovizuale mediatike …” kur në mënyrë të qartë, seriozisht dhe rëndë shkilen dispozitat e neneve 48 dhe 50 të këtij ligji dhe nxitet urrejtje dhe mosdurim racor, gjinor, fetar ose nacional.

Në nenin e përmendur 48 të këtij Ligji thuhet se ndalesa ka të bëjë edhe me veprimin “… nxitet ose përhapet diskriminim, mosdurim ose urrejtje në bazë të racës, gjinisë, religjionit ose nacionalitetit”. Aty, neni i ligjit i referohet edhe praktikës së Bashkimit Evropian.

Çka do të thotë kjo? Se kontrolli dhe raporti i mirë i organit mbikëqyrës të Agjencisë, në fakt, ka rezultuar, në fillim, me shmangien e mundësisë që vetë Agjencia të shqiptoj masë ndaj studios televizive që e emiton këtë program. Për shkak se, e pamë, se nuk është e vërtetë se Agjencia i ka pasur duart e lidhura (nuk ka mundur të zbatojë ndonjë masë pasiqë ato nuk janë paraparë në ligj!), siç thuhet në raporin e organit mbikëqyrës.

Pastaj, Agjencia ka mundur, gjithsesi, që edhe vetë të ngrisë padi deri te Prokuroria themelore publike, mirëpo si duket, në fund gjithçka do të përfundojë me dorëzimin e raportit nga analiza deri te një institucion tjetër – Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Me këtë, edhe më tutje i lihet hapësirë Nedellkovskit që të vazhdojë me bravurat e tija të palejueshme homfobike dhe të tjera, deri në një kohë të pacaktuar.

CILI KOMISION DO TA VLERËSOJË MILENKON?

Dyshim të veçantë për konstatimin e mundshëm të këtij organit të Agjencisë shkakton edhe fakti se në Kuvendin e RM-së, para do kohësh kishte një debat të madh rreth zgjedhjes së paradokohshme të anëtarëve të rinj të Komisionit. Anëtarët e rinj janë – Тоni Naunovski, Aleksandar Dashtevski, Aleksandar Spasenovski, Nena Nenovska – Georgievska, Jovan Ananiev, Irfan Dehair dhe Bekim Kadriu.

Për një pjesë të këtyre emrave, të cilët shumica në pushtet i mbështeti që të bëhen anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, opozita akuzoi se janë ithtarë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët është kërkuar vend që të emërohen në ndonjë pozitë. Kishte vërejtje, të përkujtojmë se deputetët i kanë pranuar biografitë e vetëm 7 nga 14 kandidatët (rrethi më i gjerë i kandidatëve të mundshëm), ndërsa disa prej tyre, si Naunovski, janë të njohur pikërisht për shkrimet e tyre ku ka – urrejtje!

 
———————————————————————————————————————–

Plotësim/Reagim i autorit

 

Në lidhje me reagimet ndaj këtij teksti, ka një qëllim të qartë që duke e përdorur një lapsus kalamiti (gabim i lapsit, gjegjësisht i shkruesit) të thjeshtë të bëhet kthim sa i përket kuptimit të tekstit, e ajo është se ka shkelje të qartë të të drejtave të njeriut në shoun e Milenko Nedellkovskit dhe se me vite të tëra ky emision mbijeton në program.

Së pari gabimi i autorit qëndron në atë se neni 43 nuk është neni 23 i Ligjit të lartëpërmendur, ku janë theksuar masat të cila mund t’i ndërmarrë Agjencia, në qoftë se duhet të ndërlidhet me nenin e përmendur 48. Për këtë mund të kërkoj falje, dhe kërkoj falje, mirëpo nuk kemi ndonjë ndryshim thelbësor të faktit themelor se në nenin 48 thuhet se televizionet “nuk guxojnë të lejojnë që në program të kenë” dhe përmenden cilat janë ato përmbajtje, dhe se në pjesën e Ligjit ku ka sanksione (neni 23) janë paraparë edhe masa.

Neni 48 ka të bëjë me (ta citojmë përsëri):

“Shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike nuk guxojnë të përmbajnë programe me të cilat rrezikohet siguria nacionale, nxitet prishja e dhunshme e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, bëhet thirrje për agresion ushtarak ose konflikt të armatosur,  nxitet ose përhapet diskriminim, mosdurim ose urrejtje në bazë të racës, gjinisë, religjionit ose nacionalitetit. Ndalesat e veçanta nga paragrafi (1) i këtij neni duhet të jenë në përputhje me praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut”.

Mirëpo në nenin 23, të titulluar si Мasa në qoftë se shkilen dispozitat – thuhet se:

Nëse konstatohet mosrespektim i dispozitave të këtij j ligji dhe i akteve nënligjore të miratuara në bazë të tij, si dhe i kushteve dhe obligimeve të përcaktuara me lejen dhe aktet tjera të Agjencisë, kundër botuesit të medies, dhënësit të shërbimeve audiovizuele me kërkesë ose operatorit të rrjeteve komunikuese elektronike publike të cilat kryejnë riemetim të servisit programor, drejtori i Agjencisë mund t’i ndërmarrë masat në vijim:

 – do të miratojë aktvendim me të cilin do t’ia tërheqë vërejtjen,

 – do të paraqesë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse në rast kur edhe përkundër aktvendimit të miratuar për tërheqjen e vërejtjes vazhdon me kryerjen e shkeljes së njëjtë për të cilën i është tërhequr vërejtja, gjatë vitit,

 – do të dorëzojë propozim te Këshilli për marrjen e lejes ose – do të miratojë aktvendim për shlyerje nga regjistri në pajtim me këtë ligj.

Ky nuk është teksti i plotë i nenit, për shkak se janë theksuar edhe raste kur Agjencia merr masa edhe pa tërheqjen e vërejtjes, që në këtë rast nuk është me rëndësi. Domethënë, në nenin 48 e kemi fjalën ”ndalesë”, ndërsa në nenin 23, i cili i trajton çështjet e sferës ndëshkuese, janë theksuar masat e mundshme. Në dy ligjet e mëparshme, të cilat janë “ligje amë për Agjencinë” kishte dispozita të tilla dhe ato ishin mjaft të ashpra.

Mirëpo, në Agjenci duhet ta dijnë se në vend ka edhe Ligj për parandalimin dhe mbrojtjen e diskriminimit ku në nenin 4 qartë thuhet se obligimet në lidhje me mbrojtjen nga emisionet ku është konstatuar ajo që e ka konstatuar organi kompetent i Agjencisë kanë të bëjnë, në një kuptim proaktiv edhe me ”organet dhe organizatat që ushtrojnë autorizime publike dhe institucionet dhe shërbimet publike” (e Agjencia është e tillë). Aq më tepër që neni 16 në mënyrë të qartë thekson se ka të bëjë edhe me informimin publik dhe mediet, kështu që përgjegjësit e Agjencisë duhet ta kenë këtë ligj në tavolinë.

Mirëpo, Agjencia ia hedh topin organit i cili është paraparë me këtë Ligj (Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi), i cili jep mendime, rekomandime dhe të ngjashme dhe ngre procedurë para organit kompetent… të cilën gjë mund ta bëjë, me peshë të njëjtë, edhe Agjencia!

Ljubomir Kostovski


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja