verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Salsa me gabim

on 18 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

08142015-tocka-salsa-crop-resize

[Recension: Përjetim autentik kubanez në Maqedoni – Hola Ohër]

Se a do të kemi përjetim autentik kubanez në Ohër gjatë festivalit ndërkombëtar të salsës mbetet të shihet gjatë festivalit. Mirëpo, ajo që mund të “shihet” tani është joautenticiteti në paralajmërimin promovues të kësaj ngjarjeje, ku thuhet se “Оhri do të jetë nikoqir i festivalit të parë ndërkombëtar të salsës në Maqedoni”. Ky fakt, thjesht nuk është i saktë.

Këtë na e bëri me dije një lexues i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media. Në letrën që na e ka dërguar, ai thotë:

Ju shkruaj që t’u njoftoj për një artikull në lidhje me ngjarjen e cila paralajmërohet si: Festival i parë ndërkombëtar i salsës në Ohër edhe atë nga fundi i gushtit të vitit 2015.

Në fakt, të njëjtat portale kanë informuar që në vitin 2011 kur me të vërtetë është organizuar Festivali i parë i salsës edhe atë në Ohër në vitin 2011, ndërsa e njëjta është organizuar në Ohër edhe në vitin 2012.

Lexuesi i Shërbimi për verifikimin e fakteve në media intervenimin në lidhje me (pa)saktësinë e përmbajtjes mediatike që e recensojmë e mbështet edhe me linke deri te ueb-faqet dhe përmbajtjet që e konfirmojnë pohimin e tij: Ngjarja e paralajmëruar nuk është festivali i parë ndërkombëtar i salsës në Maqedoni.

08142015-tocka-salsaLink deri te artikulli origjinal: Përjetim autentik kubanez në Maqedoni – Hola Ohër

Data dhe koha e publikimit: 13.08.2015, 10:55

Data e recensionit: 14.08.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Ja linket nga viti 2011 që e konfirmojnë këtë:

http://www.idividi.com.mk/vesti/makedonija/697956/index.htm

http://www.ohridnews.com/vesti/32787

http://www.zurnal.mk/content.asp?id=2011714145923

http://www.ritamplus.com.mk/…/37-seminarsacomp…/97-ohrid2011

Prandaj, përfundimi që mund të nxirret nga kjo njohuri është se gazetarët duhe të jenë të kujdesshëm kur dikush ua “servon” këtë lloj të të dhënave – se diçka organizohet për herë të parë ose të ngjashme.

Saktësia e fakteve është njëri nga parimet kryesore të gazetarisë. Prandaj ky parim edhe është futur në nenin e parë të Kodit të gazetarëve. Ai thotë:

Gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumente.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.

Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Detyra e parë e gazaterëve është t’i verfikojnë faktet. Ata nuk është e thënë të mbajnë mend, mirëpo kanë të drejtë dhe detyrë që të pyesin. Aq më tepër, sot, në kohën e internetit, kur një pjesë e madhe me memorjes dhe e arkivit është lehtë e qasshme nëpërmjet kompjuterit, kjo nuk është e vështirë.

Dikush do të thotë se kjo informatë nuk është me rëndësi dhe interes të veçantë, mirëpo ky është qëndrim i gabuar. I gabuar për shkak se çështja e saktësisë dhe e të vërtetës është  e rëndësishme për çdo kë dhe në çdo situatë. Pranimi i konceptit të tillë demonstron profesionalizëm dhe etikë.

Edhe një nen i Kodit të gazetarëve është i rëndësishëm në këtë rast – neni 3. Ai që parasheh publikimin e korrigjimit. Ja se çka thotë:

Gazetari do të tentojë ta sigurojë publikimin e korrigjimit, demantit dhe përgjigjes në rastet kur do të konstatohet pasaktësia e informacionit.

Në qoftë se gazetari dhe media nuk veprojnë sipas këtij parimi etik, atëherë me këtë vetëm e konfirmojnë joprofesionalizmin e tyre.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media në gjuhën maqedonase)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.