verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

“Sekretet publike” lakohen në komente, në lajme përcillen dëshmi dhe fakte!

on 9 - 03 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: MaqedonishtBDI luan lojën e rrezikshme  provokon konflikt ndërfetar… për vota e ka    – Fol.mk

[Recension BDI luan lojën e rrezikshme, provokon konflikt ndërfetar… për vota e ka!!!]

“Këto janë, momente ku protestuesit të thirrur nga BDI-ja dhunshëm kanë prishur themelet e kryqit në Butel. Protestës  po i prijnë kryetari i komunës së Çairit , Izet Mexhiti dhe shumë funksionar të lartë të BDI-së, kundër kryqit  që u vendos në Butel të Shkupit”

Kështu fillon një informatë ditore mbi ndodhitë në vendin e paraparë për vendosjen e kryqit 55 metrash, që shkaktoi reagime të ashpra pro dhe kundër vendosjes së tij. Në pamje të parë, duket mirë. Ekzistojnë informata elementare për ndodhinë e momentit, e cila shkakton interes tek lexuesit që janë në ankth të dinë se a do të ketë trazira.

BDI luan lojën e rrezikshme provokon konflikt ndërfetar… për vota e ka – Fol.mkLinku deri te artikulli origjinal: BDI luan lojën e rrezikshme, provokon konflikt ndërfetar… për vota e ka!!!

Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016
Data e recensionit: 06.03.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi 

Të kishte vazhduar teksti në këtë stil, duke kumtuar informatat e nevojshme për atë se kush ka protestuar, pse ka protestuar, ku ka protestuar, si ka protestuar, ndoshta nuk do të kishim nevojë ta recensojmë këtë lajm fare. Mirëpo, menjëherë pas paragrafit të dytë, autori i tekstit fillon me kualifikime që ndoshta janë “sekret publik”, por të cilat gazetari nuk mund t’i thotë në një lajm, pa i mbështetur me fakte apo burime. Sidomos kur kemi parasysh se lajmi si formë e të shkruarit e ka prijës të vërtetën dhe paanshmërinë,  dhe nuk duron asnjë dozë komenti.

“Pra , nga pamjet e mëposhtme  shifet qartë se  e gjithë kjo është një skenar i parapërgatitur, nga ana  pushtetit   VMRO- BDI.  Skenari i   sontëm nuk është i pari. Spektakle të këtilla ky pushtet na kishte dhuruar edhe më parë, Ngjashëm si sonte BDI organizoj turmat për të ndalur ndërtimin e kishës  në  Kala para disa viteve, organizoj rrënimin me cekan të bustit  të Car Dushanit”

Vlerësimin se partia shqiptare në pushtet inskenon ndodhi si kjo e kryqit dhe shqiponjës kurdo që ka nevojë për pikë politike, e kanë thënë shumë njohës të rrethanave shoqërore-politike, e kanë thënë kundërshtarët e saj politik, e kanë thënë qytetarë të shumtë, por kur këtë gjë e thotë gazetari në një zhanr, i cili duhet të prezantojë më tepër aspekte të një ngjarjeje, të përcjellë vlerësime të palëve të përfshira dhe njohësve dhe të japë informata dhe fakte, atëherë kjo është e gabueshme. Tërë pesha e lajmit bie me automatizëm. Teksti kërkon të vendoset në rubrikën e komenteve apo opinioneve, edhe pse ai nuk është vendosur aty. Në këtë tekst paraqitet edhe një moment tjetër  – ai i sensibilizimit për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike, për çka faktori ndërkombëtar dhe sektori civil vazhdimisht harxhojnë mund dhe mjete për ta përmirësuar. Është gjë pozitive të alarmohet për rrezikimin e këtyre marrëdhënieve që edhe ashtu janë delikate, por jo duke u vendosur në rolin e gjykatësit. Nuk duhet arsyetuar veprimet e politikës në kurriz të harmonisë ndëretnike e ndërfetare, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të ruajtur këtë harmoni.

“Tentativa e fundit  kalon cdo kufij normal të veprimit politik. Të luash me ndjenjat e njerëzve, me dicka që është e shenjtë për të gjithë qyetarët si  feja, të  mundohesh të bëjsh lojra politike duke atakuar drejtperdrejt bashkëjetesën, harmonin fetare ndërmjet komuniteteve, kjo është e patolerueshme”

Autori jep kritikë me vend ndaj partisë qeverisëse se duhet të shfrytëzojë institucionet e sistemit që ia mundësojnë në mënyrë ligjore të zgjidhë problemet e shqiptarëve.

“Këta në vend që të flasin në emër të shqiptarëve, në vend që ti mbrojnë ata atje ku duhet,  nëpër institucione, këta kanë zgjedhur rrugën edhe atë formën më të  dhunshme.   Prandaj, me të drejtë sot  shqiptarët  dhanë një mesazh të fuqishëm me bojkotin që i bënë protestës, se ne nuk jemi kundër kryqave, edhe pse ai nuk e ka vendin aty ku dikush me qëllim ishte  marrë vesht për  ta vendosur”

Por ndoshta, në vend se ta thotë vlerësimin vetë, për këtë gjë autori është dashur të konsultojë ndonjë ekspert të kësaj fushe, apo vetë qytetarët. Sidomos qytetarët janë ata, të cilët çdo lajmi, çfarëdo qoftë ai, i japin peshë tjetër. Fundja, gazetari ekziston për ta, andaj, kush do të ishte më kompetent për të folur mbi çdo fenomen shoqëroro-politik, se sa ata të cilët ndjejnë drejtpërsëdrejti efektet e lojërave politike!

Neni 13 i Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë që shumica e atyre që janë bërë gazetarë janë zotuar ta respektojnë qartë thekson se Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

Nuk ka burime, por vlerësim të autorit

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *