verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sensacioni sjell lexues por jo dhe besim

on 10 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Në pauzën për reklama, Grubi ka kërcënuar Selmanin se do ta gjuajë me gotë”]

Është në natyrën njerëzore që të tërheqin vëmendjen më shumë gjërat e jashtëzakonshme dhe në fakt për këtë bëhen lajmet. Por hiperbolizimi i ngjarjes dhe interpretimi i saj si skandal, pa qenë vërtetë i tillë, nuk është veprim etike. Të mos flasim për rastet kur hipotezave të paverifikuara ju mëveshet epiteti i një skandali.

Lajm - Ne pauzen per reklama, Grubi ka kercenuar Selmanin se do ta gjuaj me gote 1Linku për te artikulli origjinal: “Në pauzën për reklama, Grubi ka kërcënuar Selmanin se do ta gjuajë me gotë”

Data dhe koha e publikimit: 04.12.2015, 12:29

Data e recensionit: 09.12.2015

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori interpreton një debat televiziv të emisionit “Rruga drejt…” në Alsat por duke mos informuar se çfarë konkretisht është debatuar, ai hedh pretendime se një zënkë më e madhe, në suazat e një dhune fizike, ka ndodhur pas kamerave.

“… gjatë një pauze për reklama, deputeti i BDI-së Grubi ka dalë nga takti dhe e ka kërcënuar kryetarin e SHGM-së se do ta gjuajë me gotën e ujit që ka pasur para veti.”

Kjo informatë vjen thjeshtë nga “burime të gazetës Lajm”, normalisht anonime, që si të tilla vënë në pikëpyetje vërtetësinë e informacioneve të tyre. Informacioni nuk është konfirmuar as nga Grubi dhe as nga Selmani.

Pa dhënë asnjë fakt më shumë, autorit i mjafton për të konkluduar se funksionarët e BDI-së kanë sjellje “rrugaçeske” që është kërcënim për gazetarët dhe mediat. Kjo medie i “shpallë luftë të hapur” kësaj “rrugaçërie”.

“Sjellja e këtillë rrugaçeske e funksionarëve të BDI-së (e cila ka dhënë miliona buxhetore për mediumet maqedonase, që të mos korruptojë mediumet shqiptare!), paraqet kërcënim të madh për funksionimin normal të gazetarëve dhe mediumeve të pavarura në kohën kur po ashpërsohet fushata parazgjedhore. Gazeta “Lajm” do të shqyrtojë këtë situatë dhe do të iniciojë krijimin e një strategjie të përbashkët mes mediumeve të pavarura, për t’u përballur me këtë rrugaçëri.”

Ajo që mund të bënte gazetari është që ta shqyrtonte këtë situatë përpara se plasonte informacionin dhe jo në të të zotohej për verifikimin e tij. Verifikimi nuk nënkupton më shumë se një telefonatë deri te pjesëmarrësit, organizatorët ose autorët e emisionit të cilët do të pohonin ose mohonin ndodhinë.

Video e dhënë nuk është dëshmi për atë që thuhet në tekst.

Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit. – Shruan në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja