verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Senzacion i ri me spekulim të vjetër

on 22 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Bomba” e Shaqirit: BDI e Ahmeti urdhëruan vrasjen e shqiptarëve në Vaksincë (Video)]

Ripostimi i një spekulimi të vjetër, pas asnjë detaj shtesë që do të mundësonte vërtetimin apo mohimin e tij, mbetet vetëm spekulim i vjetër, e aspak një lajm i ri. Prandaj, ripostimi mund të kualifikohet si tendencë për të fituar një klikim plus ose tentim për senzacion.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: ““Bomba” e Shaqirit: BDI e Ahmeti urdhëruan vrasjen e shqiptarëve në Vaksincë (Video)

Data dhe koha e publikimit: 12.08.2016

Data e recensionit: 17.08.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Produkti që po e recensojmë ka të bëjë me akuza të rënda, të cilat janë theksuar nga ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri, një vit më parë.

“Po kërkojnë të gjithë bomba nga Zaevi. Jau jap unë bombën këtu. BDI më ka urdhëruar vrasjen e banorëve të Vaksincës dhe të kosovarëve që kishin ardhur të na ndihmojnë. Kjo ka ndodhur në vitin 2003. Emrin se them dot, por ai që më ka thënë ka folur me gojën e Ali Ahmetit. Na thanë t’i vrisnim, sepse nuk lejuam hyrjen e Policisë në fshat”, ka thënë Shaqiri, duke e përsëritur disa herë se urdhëri ka qenë i qartë për të vrarë shqiptarët, por ai nuk ka pranuar.

Për urdhërim të një vrasjeje dikush duhet të përgjigjet penalisht. Ripostimi i këtij spekulimi të vjetër do të duhej të shoqërohej me deklaratë të MPB-së. Gazetari do duhej të merrte prononcim nga MPB, nëse ka nisur procedurë për kapjen “urdhëruesve të vrasjes”, apo qëndrim nga Prokuroria Publike – nëse ka hapur procedurë parahetimore për pohimet e Hysni Shaqirit, si dhe të merret qëndrim nga pala e akuzuar.

Në ripostimin e lajmit nuk do të duhej të mungonte qëndrimi nga partia që përmendet, por edhe nga dy personat që përmenden se janë në dijeni për këtë ngjarje. Vetëm në këtë mënyrë spekulimit të vjetër do të mund t’i jepej një petk i ri, i lajmit të (pa)konfirmuar, objektiv, të plotë dhe gjithëpërfshirës. Sepse, mënyra si është ripostuar është vetëm spekulim i vjetër, por jo edhe lajm i ri, brenda standardeve profesionale gazetareske.

Gazetarët patjetër duhet të sigurojnë informacione të sakta dhe precize, është parim për gazetarin që ai së pari mendon interesin publik.

“Të gjitha lajmet dhe punimet e tjera gazetareske, në mënyrë përkatëse me subjektin dhe natyrën e tij, patjetër duhet të kenë mjaftueshëm numër të caktuar të burimeve, të bazohen mbi dëshmi të fuqishme, të verifikuara në mënyre bazike dhe të prezantuara me një gjuhë të qartë dhe të saktë. Gazetarët duhet të jenë të ndershëm për punët që nuk i dinë dhe të shmangin spekulime të pabaza. Publikut duhet t’i bëhet qartë me dije për rastet kur gazetarët nuk kanë konfirmime për disa akuza të caktuara, fakte materiale dhe përmbajtje të tjera, por për informacione të këtilla patjetër t’i referohen burimit.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

bazohet në një deklaratë

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk konfirmohen

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pohime të pakonfirmuara

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja