Senzacionalizëm nga një rast i pafat
Published in Recensione
on 17 - 03 - 2016 Author: Димитар Тануров[FOTO: Kjo është Teodora e vogël e cila ra nga terasa dhe mbeti e gjallë]
Теksti ka titull senzacionalisht dhe ofron një informatë të varfër për një ngjarje që ka ndodhur në Serbi, pa ofruar më tepër detaje, veçanërisht për shkak se paraprakisht nuk është shkruar për këtë ngjarje. Informacionet e këtilla gjysmake aspak nuk i plotësojnë kriteret për lajm, e aq më pak ofrojnë informim të plotë të lexuesit.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kjo është Teodora e vogël e cila ra nga terasa dhe mbeti e gjallë
Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 14:51
Data e recensionit: 16.03.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
LAJM HUTUES
“Njëvjeçarja Teodora Dobrenoviq nga Nishi është lënduar të shtunën pasi ka rënë nga terasa, nga lartësia prej 2,5 metrash.”
Teksti është publikuar me titull që paralajmëron se bëhet fjalë për lajm në seri, gjegjësisht për vazhdim të informatës së publikuar paraprakisht. Njëkohësisht, pa e përcaktuar vendin e incidentit, fitohet përshtypja se bëhet fjalë për ndonjë vajzë nga Maqedonia.
Artikulli ofron informatë të pjesërishe për ngjarjen, për shkak se nuk është përpunuar në tërësi. Në tekst, përveç që theksohet se foshnja është rrëzuar dhe është lënduar, nuk zbulohet se si ka ardhur deri te incidenti, siç parashohin standardet e gazetarisë. Informata e vendosr kështu, i ngjan një lajmi të shkurtër, flesh, për një ngjarje të rëndësishme e cila është në zhvillim e sipër dhe për të cilën pastaj bëhet informatë e plotë. Për fat të keq, rasti as që është ndjekur paraprakisht, e as që është përpunuar apo sqaruar në mënyrë plotësuese.
Në artikull, poashtu nuk zbulohet burimi i informatës, e as i fotografisë, gjegjësisht prej ku janë marrë ato, që është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve. Poashtu, Kodi parasheh që të mos shfrytëzohet senzaсionalizëm gjatë raportimit nga fatkeqësitë.
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e lirë nga senzacionalizmi. (Neni 8)
Infromata e publikuara në këtë mënyrë, me tittuj senzacionlistë, lënë përshtypje se shërbejnë vetëm për të mbledhur klikime, e jo për informim të plotë të publikut. Kjo ka mundësi t’u kthehet si bumerang medieve që e praktikojnë këtë, veçanërisht për shkak se te lexuesit mund të paraqitet ndjenja e mashtrimit dhe ta humbin besimin në atë medie për shkak të informatave të këtilla.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e