verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Senzacionalizëm nga tragjedia!

on 25 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

stjuardesa

[Recension: Stjuardesa e aeroplanit egjiptian me fotografi bizare e parashikoi vdekjen e vet]

Kemi një tеkst të varfër dhe senzacionalist. Në të nuk zbulohen momente të reja për aeroplanin egjiptian, i cili me 66 udhëtarë dhe anëtarë të ekipazhit u zhduk nga radarët mbi Detin Mesdhe dhe ra në afërsi të ishullit grek Karpatos. Në vend që të informojë për fatkeqësinë ajrore, artikulli merret me privatësinë e njërës nga anëtaret e ekipazhit të aeroplanit që fluturonte prej Parisit për në Kajro, duke i përshkruar me këtë rast një fuqi të çuditshme mbinatyrore për ta paraparë tragjedinë personale!

Стујардеса од египетскиот авион со бизарна фотографија си ја предвиде својата смрт Press24Linku deri te artikulli origjinal: Stjuardesa e aeroplanit egjiptian me fotografi bizare e parashikoi vdekjen e vet

Data dhe koha e publikimit: 20.05.2016 – 13:50

Data e recensionit: 20.05.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

PUBLIKIM I PAHIJSHËM

Stjuardesa Samar Ez Elda ka qenë në aeroplanin e EgyptAir, i cili të enjten u rëzua në orët e mëngjesit. Në Facebook ka publikuar një fotografi bizare në të cilën shihet se si një aeroplan bie në det.

Përveç asaj që koka e lajmit është konfuze, për shkak se fjalia e përbërë artificialisht është ndarë në dy fjali, të cilat të ndara në këtë mënyrë janë të paqarta, informata që përcillet është senzacionaliste dhe e pahijshme.

Mënyra e këtillë e raportimit është në kundërshtim me standardet e paraparaë në Kodin e gazetarëve, si dhe me udhëzimet e Doracakut për etikë në gazetari, t cilat thonë se gjatë raportimi për ngjarje tragjike duhet të respektohet privatësia e viktimave dhe e familjeve të tyre, ndërsa tragjeditë të mos shfrytëzohen për të fituar publik sa më të madh.

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi. (Neni 8)

Në artikull thuhet se stjuardesa, me publikimin e fotografisë në rrjetin social Facebook, edhe atë para dy vitesh, e ka paraparë vdekjen e vet. Publikimi i informatave të këtilla më tepër është karakteristikë e blogeve – ku mund të lexohen përmbajtje që e parashohin të ardhmen, teori të konspiracionit dhe materiale të ngjashme, se sa e teksteve që pretendоjnë të jenë seriozë.

Një informatë e përgatitur në mënyrë profesionale (në rastin knkret për tragjdinë e aeroplanit egjiptian), do të duhej të paraqesë lajm në seri, a po thënë më saktë t’i përmendë informatat kryesore për ngjarjen, si për shembull, kur dhe ku ka ndodhur fatkeqësia. Kuptohet, në qoftë se dihen edhe detaje të tjera, edhe ato duhet të komunikohen – shkaqet e fatkeqësisë, sa udhëtarë ka pasur në aeroplan, a ka të mbijetuar dhe a është gjetur aeroplani.

Ashtu siç është përgatitur lajmi le përshtypje sikur qëllimi i tij kryesor nuk është që ta informojë publikun për këtë fatkeqësi, por duke publikuar detaje nga jeta private e të vdekurve, të mblidhen sa më shumë klikime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja