verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Senzacionalizëm seksist

on 4 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

vecher

[Recension: Iu grisën brekët derisa e qëllonte zyrën e Ivanovit]

Tekst absolutisht seksist, primitiv dhe vullgar që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në të cilën është bërë fotografia. Nuk është me rëndësi protesta, masoviteti i saj dhe përhapja nëpër gjithë vendin. Nuk është me rëndësi as pse njerëzit me ditë të tëra protestojnë, cilat janë porositë e tyre dhe kujt i dërgohen ato. Nuk është me rëndësi se çka i ka shtyrë njerëzit që në kohë të ftohtë, me shi të dalin në rrugë dhe t protestojnë. Me rëndësi është se një pjesëmarrëseje të protestave era e fuqishme ia ka ngritur fundin. Dhe me një perceptim të tillë, të shtrembëruar të gjërave, kjo prezantohet si gjëja më e rëndësishme në botë! E madje kjo tregohet me një dozë të madhe të përqeshjes dhe të primitivizmit. Degutante dhe e turpshme për një produkt gazetaresk. Në qoftë se kjo përmbajtje mund të quhet e tillë.

И се скинаа гаќите додека фрлаше кон канцеларијата на Иванов ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Iu grisën brekët derisa e qëllonte zyrën e Ivanovit

Data dhe koha e publikimit: 27.04.2016, 14:25

Data e recensionit: 03.05.2016

Recensues: Simona Atanasova

PUBLIKIM I PAHIJSHËM

Ideja e shkrimit është të largohet vëmendja nga protestat që tashmë 15 ditë zhvillohen në kryeqytet, e që janë rezultat i revoltës së qytetarëve nga vendimi i Gjorge Ivanovit që të amnestojë 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Në tekst (fotografitë e të cilit janë marrë nga një medie tjetër, i cili nuk është linkuar në mënyrë adekuate), askund nuk e shkruan arsyen se pse është mbajtur protesta, e as çka në të vërtetë paraqet “Revolucioni laraman”. Mirëpo, flitet me nënçmim për një vajzë të panjohur, për të cilën shkruhet me ton ofendues.

“Mu ato, shtëpiaket, nuk duruan, kur ajo me të gjitha forcat u përpoq të qëllojë, “shtëpiaket” lëshuan nën presionin e fuqisë! Kështu përfundoi “revolucionarja laramane”… bythëhapur ne brekë të bardha të grisura!”

Aq më tepër, teksti e përqesh demonstranten si i janë grisur të brendshmet, me ç’rast potencohet se ato janë të bardha! për shkak se, qenka mëkat i madh të mbahen të brendhshme me ngjyrë të bardhë! Përveç kësaj, nga fotografia shihet se janë grisur trikot, e jo të brendshmet. Edhe pse ky është momenti më i parëndësishëm në këtë publikim të pahijshëm.

Në fakt, qëllimi i këtij materiali joetik dhe seksist është t’i margjinalizojë protestat e iniciativës qytetare “Protestoj” dhe ta defokusojë shkakun e vërtetë të protestave, të cilat, pothuajse tre javë, mbahen masovikisht nëpër rrugët e Shkupit, mirëpo edhe nëpër qytetet e tjera të Maqedonisë.

Mënyra në të cilën është shkruar dhe është plasuar ky artikull është në kundërshtim me parimet e përcaktuara në Kodin e gazetarëve, si dhe me udhëzimet e theksuara në Doracakun për etikë në gazetari, ku, në mes tjerash, thuhet se “gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjinor

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja