Senzacioni bosh irrition publikun
Published in Recensione
on 21 - 10 - 2015 Author: Ferikan IljaziGazetaria ka një mision. Të informojë publikun drejtë dhe në kohë, e jo ti “dhurojnë” sensacione dhe ekskluzivitete të mbushura me komente nga vetë autori. Ky tekst është munduar të tërheqë klikime duke e lënë titullin me pyetje, gjë që nuk preferohet në gazetari por më pas brendia e tekstit dëshpëron pasi që nuk përmbush pritjet e dhëna nga titulli. Titujt e tillë të lajmeve irritojnë lexuesin. Gazetari duhet që të shkruajë tekstin e lajmit në formë piramidale. Më e reja në titull dhe në fjalinë e parë, e më tutje shpjegim për atë që qëndron në fillim të tekstit, por gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave etike dhe profesionale të gazetarisë.
Linku deri te artikulli origjinal: Ekskluzive: Cili partner i BDI-së u takua me Millosheviqin në vitin 1999? (Foto)
Data dhe koha e publikimit: 10/10/2015
Data e recensionit: 13/10/2015
Recensuese: Ferikan Iljazi
Autori e ka cilësuar lajmin e tij si ekskluziv por në fakt nuk është një lajm i tillë, e bile është i huazuar nga një medium tjetër. Fotografia që aludon në një veprim ose mentalitet “Millosheviçian” nuk është dëshmi e mjaftueshme për të akuzuar dikë se është duke punuar për interesa serbe, e në dëm të shqiptarëve. Gazetari ka tentuar të njollosë partinë në fjalë duke e cilësuar si “partnere në krim” vetëm për faktin se është në koalicion me partinë kreu i së cilës është takuar me diktatorin serb Sllobodan Millosheviç.
“BDI në vitin 2002 u themelua si parti me taban patriotik e kombëtar shqiptar dhe i doli zot trashëgimisë së luftës së vitit 2001. Mirëpo shtatë vite e tepër kjo parti është në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Gruevski, por edhe me Partinë Socialiste të Maqedonisë, kryetari i së cilës, Lubisav Ivanov-Xingo, në vitin 1999 është takuar me ish diktatorin serb Sllobodan Millosheviq, raporton “Lajm”
Komentimet dhe akuzat e gazetarit shkojnë edhe më tej kur tashmë jo tërthorazi por direkt akuzohet partia në pushtet për të gjitha rastet fatkeqe që ju kanë ndodhur shqiptarëve në Maqedoni.
“Nga viti 1999 deri sot ka kaluar shumë kohë dhe që atëherë me siguri se kanë ndryshuar shumë gjëra. Por nëse parashtrohet pyetja a ka ndryshuar BDI-ja apo Partia Socialiste e Xingos, përgjigja më e mirë jepet përmes rasteve që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, siç janë Sopoti, Brodeci,vrasja e Harun Aliut, rasti Monstra, rasti i Kumanovës, Shkupi 2014 dhe raste tjera që juanë vazhdimësi e doktrinës politike të Millosheviqit ndaj shqiptarëve”
Duke pasur parasysh të kaluarën historike, shqiptarët kanë shumë plagë të rënda nga regjimi i këtij personaliteti prandaj kjo nuk duhet keqpërdorur për të trazuar plagët e vjetra. Takimet bilaterale mes politikanëve asnjëherë nuk janë tregues për miqësinë e tyre apo për bashkëpunimin e tyre, por janë thjeshtë pjesë e agjendës politike që shumica e funksionarëve e kanë patjetër ta ndjekin, për të dalë mirë në sytë e publikut. Është shumë legjitime që të ngritën dyshime për të gjitha rastet që supozohen të jenë të montuara nga politika por kjo nuk duhet bërë në këtë mënyrë.
Ekzistojnë rregulla të cilat mësohen në orët e para të gazetarisë e që i thonë qartë gazetarit se nuk duhet publikuar diçka që nuk mund të dëshmohet. Kjo e humb edhe kredibilitetin e gazetarit, autorit të tekstit por edhe vetë mediumit për të cilin shkruan.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e