verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shembull shkollor për spin

on 16 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika-zaev

[Recension: Zaevi sulet e vota shqiptare: Gjithë Maqedoninë do ta bëj dygjuhësore (VIDEO)]

Ky është shembull shkollor për spin. Kjo shihet menjëherë sa po të dëgjohet video-materiali, i cili është vënë si burim për tezën që përfaqësohet, mirëpo as kjo nuk ka qenë pengesë që të publikohet një artikull me titull të këtillë senzacionalist.

zaev-spinLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi sulet e vota shqiptare: Gjithë Maqedoninë do ta bëj dygjuhësore (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit14.09.2016, 12:12

Data e recensionit: 15.09.2016

RecensuesVllado Gjorçev

SHTREMBËRIM PA BAZË

Sa po të dëgjohet video-materiali shihet se bëhet fjalë për spin. Ajo që aludon titulli, “Zaevi sulet e vota shqiptare: Gjithë Maqedoninë do ta bëj dygjuhësore”, nuk mund të nxirret si përfundim nga video-materiali. Përkundrazi, në të Zoran Zaevi, kryetari i LSDM-së, flet për nevojën për vota shqiptare, mirëpo askund nuk përmend se Maqedoninë do ta bëjë dygjuhësore.

“Ai në intervistën për NOVA TV, thotë se në luftën për një votë më shumë nga shqiptarët është i gatshëm që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha qytetet e Maqedonisë, madje edhe në Prilep, Shtip, Strumicë dhe qytetet tjera ku jetojnë mbi 90% maqedonas etnikë”.

Edhe kjo pjesë mungon. Zaevi në video-material thotë:

“Llogaris në votat shqiptare për LSDM. Dhe pres që LSDM-ja të fitojë më së shumti vota shqiptare, e pastaj ndonjë parti tjetër politike nga blloku shqiptar”.

ТЕZA E TEKSTIT NUK GJENDET NË VIDEO

Nga kjo shihet se ky paragraf është krejtësisht i pavërtetë. Ai askund nuk thotë se është i gatshëm që gjuha shqiptare të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha qytetet e Maqedonisë, e madje edhe në Prilep, Shtip, Strumicë.

Ndaj këtij spini reaguan edhe nga LSDM-ja me reagim, e cila më pas nuk u publikua në medie, e as që u shtua në tekst. Ja se çka thuhet në demant:

“Zaevi në asnjë moment në intervistë nuk përmendi dygjuhësi në gjithë territorin e Maqedonisë dhe kjo dëgjohet qartë nga përgjigja në pyetjen e parashtruar, të cilën e kemi bashkangjitur. Barazimi i njohjes së më tepër gjuhëve me dygjuhësinë është ose mosdije elementare ose manipulim i rëndë nga ana e korierëve. Nuk ekzistojnë spine të pushtetit që do t’i kthejnë qytetarët nga qëllimi që më 11 dhjetor t’i thonë lamtumirë Gruevskit, e pastaj bashkërisht ta ndërtojmë Maqedoninë e re”, thuhet në reagimin e LSDM-së”. 

Ky tekst ka qëllim të qartë – ta nënçmojë Zoran Zaevin duke e paraqitur si “tradhëtar”. Mirëpo, spinet, janë të palejueshme në gazetari, gjegjësisht teksti i këtillë është adekuat për buletinet partiake, e jo për mediet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja