Shembull si nuk shkruhet një lajm
Published in Recensione
on 19 - 10 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Fatmir Dehari kritikon Ministrin e BDI-së dhe Qeverinë!]
Mungesa e strukturës në lajm, bën që ai të mos jetë shumë i qartë për lexuesin. Si pasojë ai nuk informohet drejt. Lajmi që po recensojmë informon për një çështje me interes të madh për publikun, por që si i tillë është shumë i zbrazët dhe opinionit nuk i sjell elementet e nevojshme për të përfunduar si i informuar.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Fatmir Dehari kritikon Ministrin e BDI-së dhe Qeverinë!
Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015
Data e recensionit: 16.10.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Titulli është shumë i përgjithshëm dhe duke marrë parasysh atë që është përfolur në media për një periudhë më të gjatë, lexuesi krijon përshtypje sikur lajmi flet për diçka tjetër. Në fakt, kjo duket të jetë edhe vetë tendenca e autorit.
Teksti krijon hamendje pasi që lexuesi nuk e kupton se në cilin konotacion ka informuar gazetari.
“Gjatë ditës së djeshme pas një takimi kryetari i Komunës së Kërçovës nga rradhët e BDI-së, Fatmir Dehari ka lëshuar akuza ndaj Ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi dhe Qeverisë, ku bën pjesë edhe partia e tij, raporton Almakos.”
Ky është teksti i vetëm që shoqëron videon (e cila është burimi kryesor i informacionit për këtë artikull) por në të mungon paralajmërimi se për çfarë bëhet fjalë, çfarë akuzash dhe përse janë bërë ata. Gjithashtu autori nuk informon se në ç’kontekst janë bërë akuzat dhe me ç’rast Fatmir Dehari ka ardhur deri dhënia e një prononcimi për këtë problem.
Përveç mungesës së strukturës, lajmi është edhe i njëanshëm. Publiku do të donte të dinte qëndrimin e palës tjetër në lidhje me akuzat e drejtuara drejtë të përmendurve. Nëse Dehari pretendon se një pjesë e madhe e përgjegjësisë është mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, është me rëndësi të mësohet edhe qëndrimi i tyre dhe një sqarim i skaqeve që kanë sjëllë këtë situatë.
Gjithashtu sfondi si pjesë e rëndësishme e lajmit i mungon tekstit të fjalë. Nuk duhet të mungonte një informacion më i detajuar për funksionimin e disa shkollave me xhirollogari të bllokuar në Kërçovë dhe vështirësitë me të cilat përballen ata, si pasojë e të cilave janë bërë këto kritika.
Gazetari do të duhej të sqaronte se kritikat e Dearit drejtë Ademit vijnë për shkak të mungesës së fondeve të destinuara nga Ministria e Arsimit, për pushtetin lokal në Kërçovës, gjegjësisht për shkollat. Sqarimi i kësaj problematike do t’i sqaronte publikut se kritika mes dy personaliteteve të përfolura në tekst nuk kanë të bëjnë me situatën aktuale të krijuar në Bashkimin Demokratik për Integrim.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente jokualitative multimediale
ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e