verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” arrin numrin prej 20.000 “pëlqimesh” në “Facebook”

on 4 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

MFCS_header_FB_sq

Lexuesja jonë Маrtina Nestorovska para dyzet minutash na e siguroi “like”-un e 20.000-të  të faqes së “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” në Facebook.

Të gjithë Juve që rregullisht nga ndiqni në përpjekjet që t’i rrisim standardet e gazetarisë në Maqedoni dhe të ofrojmë edukim që duhet t’u ndihmojë qytetarëve t’i njohin dhe të zgjedhin produkte profesionale gazetareske në media,

Ju falënderojmë.

Këto 20.000 pëlqime janë arritur në periudhë prej 18 muajsh dhe janë dëshmi për interesin Tuaj për këtë projekt. Një numër të këtillë të përfshirjes së lexuesve për një periudhë kaq të shkurtër kohore nuk kanë arritur edhe një numër i madh i portaleve informative, edhe pse ato publikojnë edhe nga 50, 100, apo më tepër përmbajtje në ditë, për dallim nga disa recensione, leksione gazetareske dhe të ngashme, që i publikojnë gjatë ditës.

Nga ana tjetër, në faqen tonë në gjuhën shqipe në Facebook, gjatë periudhës së njëjtë ka pothuajse 6.300 pëlqime, që poashtu e konsiderojmë si sukses. Në gjuhën shqipe, Shërbimi publikon recensione të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën shqipe, me seli në territorin e Republikës së Maqedonisë, mirëpo edhe recensione të teksteve nga mediat maqedonase, leksione gazetareske dhe analiza, të cilat përkthehe nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe, që edhe ato të arrijnë deri te publiku që gjuhë amtare e ka gjuhën shqipe, me qëllim të ngritjes së standardeve profesionale edhe në këtë segment gjuhësor të gazetarisë në vend.

Shërbimi kohë pas kohe bën përkthim edhe në gjuhën angleze për nevojat e publikut ndërkombëtar, kur do të vlerësojmë se ndonjëri nga artikujt tonë ka komponentë ndërkombëtare, gjegjësisht se do të mund të ishte me interes për publikun profesional dhe publikun e gjerë të huaj.

Redakisa e “Shërbimit” dhe Fondacioni “Metamorfozis” e falënderojnë Аgjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) për përkrahjen, pa të cilën nuk do të mund të realizohej ky projekt.

Ne do të vazhdojmë edhe më tej të punojmë në arritjen e qëllimeve të projektit dhe në përmirësimin e tij që ai vazhdimisht të jetë i freskët, përmbajtjet e tij të jenë interesante dhe të lexueshme dhe ai të përfshijë sa më tepër gazetarë, me qëllim që të hаpen sa më tepër çështje dhe të jepet përgjigje në sa më tepër sfida me të cilat ballafaqohet profesioni i gazetarisë në Maqedoni sot.

Deri në leximin e ardhshëm.

 

Faqet e “Shërbimit” në Facebook mund ta gjeni këtu:

https://www.facebook.com/ProverkaNaFakti (maqedonisht)

https://www.facebook.com/VerifikimiIFakteve?ref=hl (shqip)

Abonohuni për lajmet më të reja