verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

SHGM-ja e dënon dhunën verbale të pushtetit ndaj gazetarëve

on 17 - 01 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Capture-1

e hënë 16 janar, 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon dhunën e koordinuar verbale të pushtetit kundër gazetarëve , e cila është e drejtuar kundër lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Këto sulme kanë për qëllim frikësimin dhe heshtjen e gazetarëve dhe ngulfatjen e kritikës në media. Me këtë pushteti dëshiron të pengojë informimin e opinionit për çështje të rëndësishme.

Akuzat e VMRO-DPMNE kundër Fondacionit Shoqëria e hapur Maqedoni, për kinse korruptimin e gazetarëve, është ndërrim tezash të pushtetit të deritashëm, i cili nuk ka guxim të përballet me përgjegjësinë e vet për shpërdorimin masiv të mediave për qëllime politike.

Deklaratat e drejtorit të Arkivit të Maqedonisë, Filip Petrovski për qërim hesapesh me mediat e Sorisit, është shembull eklatant i thirrjes për linçimin e kundërshtarëve të pushtetit. Po ashtu, përmendja në këtë kontekst të figurave kontroverse të historisë, autorë të atentateve, paraqet akt të nxitjes së dhunës kundër gazetarëve. Këto praktika nuk kanë lidhje me vlerat e vendeve të lira dhe demokratike, por janë relikte të regjimeve totalitare, të cilat  i kanë shkaktuar shumë vuajtje njerëzimit.

Njëkohësisht, dënojmë edhe ofendimet e kryetarit të Berovës, Dragi Naxhinski kundër gazetares Daniela Takeva dhe i vlerësojmë si të pahijshme dhe të padenja për një kryetar komune. Ky incident dëshmon se pushteti përhapë trysninë dhe ndaj gazetarëve që punojnë në mediat kritike lokale.

Ftojmë përfaqësuesit e pushtetit të deritashëm të pushojnë ofendimet dhe nxitja e dhunës kundër gazetarëve dhe përkujtojmë se për këto veprime do të mbajnë përgjegjësi për pasojat eventuale. Për rastet e sjelljes joprofesionale të gazetarëve i ftojmë të kërkojnë nga mediat publikimin e korrigjimit apo përgënjeshtrimit, ndërsa në rast kur injorohen nga mediat t’u drejtohen organizatave profesionale përgjegjëse për vetërregullimin në media.

Po ashtu, ftojmë të gjithë gazetarët t’i provojnë informacionet e tyre nga burime të ndryshme dhe të mos keqpërdorin mediat për qërim hesapesh me të tjerët.

SHGM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.