verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

SHGM-ja i dënon presionet ndaj gazetarit Muhamed Zeqiri

on 7 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Shkup, 7 mars, 2016 – 12:29 (META) – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër i dënon presionet dhe kërcënimet e përfaqësuesve të BDI ndaj gazetarit të “TV Shenja”, Muhamed Zeqiri.

Këto presione cenojnë lirinë e fjalës dhe nxisin vetëcenzurë të gazetarëve. Me kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve Maqedonia nuk do të dalë nga grupi i vendeve afrikane ku masivisht nëpërkëmbet liria e medias”, thuhet në komunikatën e SHGM-së.

Nga shoqata thonë se është dyfytyrëshe BDI-ja ta bindë opinionin se mediat në gjuhën shqipe janë më të lira falë sjelljes së tyre të përgjegjshme si parti në pushtet, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e saj kërcënojnë gazetarët.

“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si nënshkrues i Marrëveshjes së Përzhonos u obligua për liri më të mëdha të mediave. Është e papërgjegjshme që një kryetar partie të mos e respektojë nënshkrimin e tij. I ftojmë drejtuesit e BDI-së menjëherë t’i ndërpresin presionet ndaj gazetarit Zeqiri, përndryshe do të jemi të detyruar të shqyrtojmë hapa të tjerë ligjorë për t’i mbrojtur kolegët tanë”, thonë në SHGM.

Paraprakisht gazetari Zeqiri në profilin e tij në Facebook u ankua se ka pasur presione dhe kërcënime nga BDI-ja.

Burimi: Мeta.mk (7.3.2016 г.)