verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

SHGM-ja pyet se pse nuk sanksionohet gjuha e urrejtjes në emisionet debative

on 13 - 10 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Ju transmetojmë deklaratën e SHGM-së:

Me 24 shtator 2014 Agjencioni për mediume organizoi një punëtori në temë Prezantimi i Udhëzuesit për monitorim të “gjuhës së urrejtjes”. Në këtë ngjarje foli Mr. Jelena Surçulija Milojeviq, ekspert i jashtëm për të drejtën e mediumeve, kurse të pranishëm ishin edhe anëtarët  e Agjencionit si dhe përfaqësues të mediumeve dhe organizatave qytetare.

Përfaqësuesi i SHGM publikisht i parashtroi dy pyetjet në vazhdim:

Duke vlerësuar se në Maqedoni kohëve të fundit ka tendencë për t’u rritur përdorimi i  gjuhës së urrejtjes në emisionet debatuese në mediumet kombëtare, që përfshinë emisione, ku mysafirë janë zyrtarë të lartë të qeverisë, për të cilat nuk ka përgjigje adekuate nga rregullatori, përfaqësuesi i SHGM-së pyeti:

  • A është praktikë në Evropë para transmetimit të debatit televiziv të ketë njoftim/deklaratë që mediumi ku shfaqet debati përjashtohet nga përgjegjësia për shkelje të mundshme të ligjeve, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes, nga ndonjë prej mysafirëve apo udhëheqësit e emisionit?
  • E dyta, në qoftë se ekziston ndonjë praktikë e tillë, cili është reagimi i organeve rregulluese në vendet tjera?

Eksperti i huaj shkurt u përgjigj se mediumi nuk mund vetë të hiqet nga përgjegjësia për gjuhën e urrejtjes në kuadër të emisioneve debatuese dhe as për asnjë pjesë tjetër të programit. Në pyetjen e dytë eksperti u përgjigj se është praktikë që organi rregullues duke i thirrur në dispozitat ligjore kombëtare nis procedurë nëse konstatohen elemente të gjuhës së urrejtjes.

 

Burimi: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. (25.09.2014). Nuk sanksionohet gjuha e urrejtjes në mediume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja