verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shkelja e të drejtës autoriale në Maqedoni dënohet me ligj

on 29 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Makborba plagijat

[Recension: Njësia e veçantë gjyqësore do të bëhet kusht i ri për zgjedhjet?]

Kohët e fundit plagjiatura është duke u bërë mënyrë brengosëse për të mbëledhur ndonjë klik më shumë. Redaksitë profesionale, ku ka gazetarë profesionalë, vazhdimisht janë cak i plagjiatorëve nga të ashtuquajtura portale-njeri ose bloge, të cilat zakonisht as që e përmendin burimin, por e transmetojnë tekstin si produkt të vetin. I tillë është shembulli edhe me artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni.

FireShot Capture 19 - Специјално судско одделение ќе станеLinku deri te artikulli origjinal: NJËSIA E VEÇANTË GJYQËSORE DO TË BËHET KUSHT I RI PËR ZGJEDHJET?

Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016

Data e recensionit: 29.06.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Përndryshe, në këtë rast bëhet fjalë për tekst të publikuar në gazetën “Slloboden peçat”, i cili pastaj në mënyrë të rregullt, duke e cituar se prej ku është marrë dhe kush është autori, është transmetuar në portalin Plusinfo. Pastaj ndodh dukuria e telefonit të prishur me marrjen e gjithë tekstit nga portalet e tjera, të cilat zakonisht nuk kanë të punësuar ose janë në gjendje të “pronarit-gazetar” dhe ndodh e gjithë katastrofa. Kështu prej një portali në tjetrin ndryshon edhe burimi, që është krejtësisht e gabuar dhe joetike.

Titulli është i njëjtë në të gjitha vendet, e poashtu edhe teksti nuk ka korrigjime.

KODI ETIK I GAZETARËVE ËSHTË I QARTË

Përndryshe, siç kemi shkruar më parë në Shërbimin për verifikimin e fakteve në media, e poashtu e njëjta thuhet edhe në Kodin etik të gazetarëve të Maqedonisë:

“Bërja e plagjiateve është e palejueshme. Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa miratimin e burimit ose autorit.”

Siç kemi shkruar atëherë, shkelja e të drejtës autoriale dhe të drejtave të ngjashme në Maqedoni dënohet me ligj. Меdiet, duke i përfshirë edhe ato në internet, nuk janë të përjashtuara nga përgjegjësia ligjore. Portali në internet, në rastin kur e paraqet ndonjë fotografi, vepër audio-vizuale, vepër nga arti figurativ, vepër muzikore ose ndonjë vepër tjetër autoriale, duhet ta shkruajë autorin dhe prej ku e ka marrë veprën autoriale (duke vendosur hyperlink të portalit në internet ose në ndonjë mënyrë tjetër). Në rastin kur nuk ka marrëveshje për bashkëpunim, ai që e merr veprën autoriale, duhet të paguajë kompensim.

Kjo praktikë e marrjes së paautorizuar të veprave të huaj dhe e publikimit të tyre pa emrin e autorit në Maqedoni duhet të ndërpritet!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

tekst i huazuar pa e theksuar autorin

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

:

nuk mund të përcaktohet

:

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

i rregulluar në aspekt stilistik

Abonohuni për lajmet më të reja