verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shkeljet ligjore pas zgjedhjeve

on 19 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Собрание на РМ - за пратеници ли е, за министри ли е. Фото: Википедија, 2007

Kuvendi i RM-së – a është për deputetë, apo për ministra? Foto: Wikipedia, 2007

Mediat kanë detyrë t’i zbulojnë shkeljet e ligjit që bëhen nga pozita e pushtetit dhe t’i eksponojnë para publikut shkelësit me qëllim që të tejkalohet situata e mosndëshkimit.

 

Shkruan: prof. dr. Мirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

 

Shteti juridik nënkupton ekzistimin e ligjeve (rregullave të formuluara në mënyrë logjike të sjelljes të cilat mundësojnë funksionim të një komuniteti), zbatimin dhe sanksionimin e shkeljes së tyre.

Në një shtet demokratik juridik, ligjet duhet t’i mbrojnë dhe ta mundësojnë ushtrimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të gjitha strukturat shtetërore të jenë maksimalisht të përgjegjshme në zbatimin e ligjeve dhe të jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të qytetarëve gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Çdo anashkalim i ligjeve, shkelje e ligjeve, keqpërdorim i ligjeve për organet shtetërore, gjegjësisht për njerëzit të cilët shkeljen e bëjnë nga pozita e funksionit shtetëror, tërheq dënim serioz që konsiderohet si shkelje më serioze se sa shkeljet që i bëjnë qytetarët si individë. Kjo shihet në mënyrë të qartë edhe nga lartësia e dënimeve që janë paraparë në Kodin Penal, ku shkelje të njëjta është paraparë dënim më i madh kur shkelja është bërë “me keqpërdorim të pozitës ose autorizimit të tij zyrtar”.

Mënyra e këtillë e veprimit është shumë e logjikshme nëse kihet parasysh obligimi i shtetit ta mbrojë të drejtën dhe nëse kihet parasysh fuqia që është në anën e atyre që janë në pushtet që ta fshehin shkeljen e ligjit nga ana e tyre.

Mediat kanë detyrë t’i zbulojnë shkeljet e ligjit që bëhen nga pozita e pushtetit dhe t’i eksponojnë para publikut shkelësit me qëllim që të tejkalohet situata e mosndëshkimit.

Duke e pasur parasysh këtë, në periudhën paszgjedhore në Republikën e Maqedonisë, mediat duhet të parashtrojnë disa pyetje që kanë të bëjnë me shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjeve gjatë periudhës pazgjedhore nga ana e bartësve të pushtetit.

 

Ministër ose deputet?

Më 10 maj 2014 u verifikuan mandatet e kandidatëve të posazgjedhur për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Këtë e transmetuan të gjitha mediat me sqarime sa i përket punës së komisionit verifikues dhe me analiza të veçanta për atë se çka nënkupton verifikimi i mandateve nga aspekti i dorëheqjeve të verifikuara në notar nga ana e LSDM-së.

Мediat transmetuan një pjesë të sqarimeve të dhëna nga kryetari i komisionit verifikues për zbatimin e Kodit zgjedhor, Ligjit për Kuvendin dhe Rregullores për punë të Kuvendit. E gjithë vëmendja ishte dhe akoma i kushtohet problemit të verifikimit të mandateve të kandidatëve të bllokut opozitar, të cilët hoqën dorë nga mandati i tyre para notarit.

Mirëpo, ajo që mbeti në margjinat e të gjitha këtyre raportimeve është fakti se është shkelur Kodir zgjedhor nga ana e të gjithë përfaqësuesve të pushtetit.

Në fakt, diku nga fundi i informatave që kishin të bëjnë me verifikimin e mandateve, në disa media paraqitet fjalia:

Anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur për deputetë u përfundojnë funksionet, por që të sigurohet kontinuitet në punën, ata do t’i kryejnë këto funksione deri sa të zgjidhet qeveria e re.

Fitohet përshtypja se kjo fjali mjafton ta sqarojë situatën në të cilën njeriu i njëjtë është edhe kryeministër, gjegjësisht ministër, edhe deputet me mandat të verifikuar. Dhe, fitohet përshtypja se kjo është plotësisht ligjore.

Mirëpo, kjo është gjithçka tjetër, por nuk është veprim ligjor ose ndonjë shkelje minore ose teknike. Atë që qytetarët nuk e marrin si informatë (përveç në analizat e një numri të vogël të mediave:  ditari televiziv i TV Telmës dhe portali në internet Libertas) është ajo se akti i këtillë paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe të ligjeve. Sipas nenit 8 të Kodit zgjedhor:

“… Funksioni deputet, … është i papajtueshëm me funksionin kryetar i Republikës, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministër, gjykatës, prokuror publik, avokat publik, avokat i popullit dhe me bartës të tjerë të funksioneve që i zgjedh ose i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi), dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Qeveria).

…Me ditën e verifikimit të mandatit për deputet, … bartësve të funksioneve nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni, u ndërpritet funksioni.

Sipas neneve 5, 6 dhe 7 të Ligjit për Kuvendin:

Mandati i deputetëve zgjat deri në ditën e verifikimit të tij … Me verifikimin e mandatit, deputeti fiton të drejta dhe obligime të përcaktuara me Kushtetutë, me ligjj, me Rregulloren për punë dhe me dispozitat dhe aktet e tjera të përgjithshme.

Deputetit i përfundon mandat para kalimit të kohës për të cilën është zgjedhur, nëse: … ndodh rast i papajtueshmërisë me funksionin deputet…
Funksioni deputet në Kuvend kryhet në mënyrë profesionale.

Funksioni deputet është i papajtueshëm me ushtrimin e funksioneve ose profesioneve të tjera publike, të përcaktuara me ligj.

Se bëhet fjalë për deputetë është e qartë  nga lista e deputetëve që kanë votuar për Kryetar të Kuvendit në mbledhjen e parë të Kuvedit dhe prezenca e po atyre njerëzve në mbledhjen e dytë të Kuvendit të mbajtur më 12.05.2014.

 

Rrogë ministri apo rrogë deputeti

Ajo që do të duhej gazetarët të pyesin është:

  1. Në cilin ligj përmendet kontinuiteti në punën e Qeverisë që nënkupton mundësi për mohim të nenit 8 të Kodit zgjedhor?
  2. Në këtë moment, Nikolla Gruevski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Gordana Jankullovska, Nikolla Todorovi, Nikolla Popovski a janë deputetë apo anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilët përgjigjen para vetëvetes si deputetë?
  3. A prezantohet ministri Popovski në mënyrë të rrejshme në Forumin global të sigurisë në Bratisllavë? Në çfarë cilësie prezantohet Еlizabeta Kançeska-Milevska? Në çfarë cilësie paralajmëron aktivitete të Ministrisë për Shëndetësi deputeti Nikolla Todorov? Pse deputeti Nikolla Gruevski merr pjesë në hapjen e objketeve?
  4. “Për shkak të sigurimit të kontinuitetit në punë”, a do të sigurojnë këta deputetë – ministra kontinuitet edhe në rrogë si ministra, ndërsa prej më 10 maj do të fillojë t’u llogaritet edhe rroga si deputetë?
  5. A do të jenë të mbrojtur me imunitetin e funksionit deputet gjatë kryerjes së funksionit të ministrit?

Apo ndoshta edhe për gazetarët, shkleja e ligjeve është bërë normale dhe e pranueshme kur është e bazuar në deklaratë nga ndonjë përfaqësues i pushtetit?


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja