verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shpallja e identitetit të personave të mitur është e kundërligjshme

on 7 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në “Arsenie Jovkov””]

Publikimi në media i identitetit të personave të mitur, të cilët janë nën moshën 18 vjeçare dhe që janë të përfshirë në ngjarje është në kundërshtim me ligjin dhe sanksionohet. Gjithashtu edhe Kodi etik i gazetarëve ndalon rreptësishtë që gazetari, pavarësisht se posedon informacion për personat e mitur të përfshirë në një akt, t’u shpalosë identitetin.

Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në “Arsenie Jovkov”  screesnshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në “Arsenie Jovkov”

Data dhe koha e publikimit: 03.10.2015

Data e recensionit: 05.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që recensojmë publikon me pa të drejtë emrat e dy të miturve të cilët akuzohen se kanë kryer aktin e helmimit të disa nxënësve dhe një mësimdhënësi, në një shkollë të Çairit.

“… është parashtruar kallëzim penale, njësoj sikurse edhe ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjecarit Albin Kurtoviq.”

Fjalia e cituar bie në kundërshtim me Kodin etik të gazetarëve, pika IX, paragrafi 3 i cili thotë:

Informacionet e marra nga mjekët, punëtorët social, edukatorët, mësuesit ose familjarët që drejtpërdrejt ose jo zbulojnë identitetin e të miturit, nuk guxojnë të publikohen”.

Mungesa e burimeve të nevojshme sjellë probleme të tjera për tekstin. “Për shokët e Xhikovskit, dihej se stërpiknin me sprej nëpër shkollë”, për këtë autori i tekstit nuk sjell fakte dhe këtë nuk e dëshmon asnjë dëshmitar ose folës. Përderisa nuk ka arritur të dëshmojë këtë që thotë, autori i tekstit mund të akuzohet për shpifje.

Teksti gjithashtu mund të plotësohej me informacion shtesë, i cili do të pasqyronte reagimet të prindërve për mungesën e sigurisë nëpër shkolla.

Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe derdhje lotësh.

Do të ishte më korrekt nëse autori i cili ka shkruar tekstin, t’i referohej njoftimit zyrtarë të policisë dhe të njëjtin ta sillte për lexuesit duke e lidhur me linqe përmbajtjesore mbi ngjarjen.

Gjithashtu autori shkel normat etike edhe me fotografinë bashkëngjitur tekstit. Në to shihen nxënës të moshës së mitur, publikimi i të cilave përbën shkelje të Kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë, pika VIII, paragrafi i parë, ku thuhet:

“Kur raportohet për fatkeqësi, krim, ose aksion të policisë, mediat përgjithësisht duhet të përmbahen nga publikimi i emrave, fotografive ose të dhënave tjera që do të mundësojnë identifikimin e viktimave ose aktorëve.

Femijët dhe adoleshentët gezojnë mbrojtje të veçantë.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja