verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shpallje: Angazhim i analistëve të diskursit medial

on 6 - 03 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

Fondacioni Metamorfozis, për nevojat e projektit të USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave dhe teksteve edukative, publikon shpallje për angazhim të përkohshëm të analistëve të diskursit medial.

Analistët që janë anëtarë të ekipit i kanë këto detyra:

  • identifikojnë raste të mosrespektimit të standardeve profesionale gazetareske në mediume, në mesin e të cilave edhe shkelje të të drejtave të njeriut ose trende në kualitetin e punës së mediumeve në kontekst më të gjerë;
  • bëjnë analiza të bazuara në analizë kritike të diskurseve për rastet e tilla.

Kandidatët për anëtarë të ekipit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • të kenë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut (angazhim profesional, edukim, veprim joqeveritar);
  • të kenë përvojë në shkrimin e raporteve hulumtuese, kolumnave dhe/ose analizave
  • të mos kenë/ të mos kenë pasur funksione partiake;
  • ta njohin mirë gjuhën e shkruar letrare maqedonase ose shqipe;
  • si bazë të angazhimit të tyre profesional në sferën e mediumeve e pranojnë Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë ose ndonjë kodeks tjetër ekuivalent të standardeve etike dhe profesionale që është i miratuar nga ndonjë organizatë relevante e gazetarëve (ky zotim për pranimin e standardeve për vetërregullim duhet të sqarohet në kuadër të letrës së motivimit).

Përparësi gjatë zgjedhjes do të kenë kandidatët të cilët:

  • kanë marrë pjesë në monitorim të mediumeve;
  • janë anëtarë të shoqatave për të drejtat e njeriut;
  • momentalisht nuk janë në marrëdhënie pune në ndonjë medium nga Maqedonia;
  • munden në nivel profesional t’i analizojnë mediumet në gjuhën maqedonase ose shqipe.
  • kanë përvojë në zbatimin e qasjes për analizë kritike të diskurseve

Kandidatët duhe të dërgojnë biografi të shkurtër dhe letër motivimi, si dhe linke deri te 3 artikuj relevantë personalë ose publikime të skenuara, nëpërmjet e-mailit, në: info[at]metamorphosis.org.mk.

Afati për paraqitje është: 28 mars 2013.

Metamorfozis ofron mundësi të barabarta si dhe trajtim korrekt dhe të paanshëm gjatë angazhimit të bashkëpunëtorëve, pa dallim të rasës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes etnike, moshës, hendikepit, përkatësisë politike, gjendjes martesore ose orientimit seksual.

——————————————————————————————————————————-

Qëllimi i projektit, të përkrahur nga populli amerikan, është të rritet fuqia e qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga ana e mediumeve dhe t’u ndihmojnë gazetarëve në përmbushjen e standardeve të tyre profesionale, nëpërmjet veglave-onlajn për edukim publik dhe ngritje të vetëdijes.

Abonohuni për lajmet më të reja