verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shpallje: Kërkesë për ofertë për dizajn të ueb-interfejsit për Shërbimin për verifikim të fakteve nga mediumet

on 1 - 02 - 2013       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht

Metamorfozis, në cilësi të organizatës që e zbaton Projektin e USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, publikon shpallje për ofrues për dizajn-zgjidhje të interfejsit të ueb-faqes, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske.

Qëllimi i projektit, të përkrahur nga populli amerikan, është të rritet fuqia e qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga ana e mediumeve dhe t’u ndihmojnë gazetarëve në përmbushjen e standardeve të tyre profesionale, nëpërmjet veglave-onlajn për edukim publik dhe ngritje të vetëdijes. Kjo do të mundësohet nëpërmjet Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet, që ka për qëllim rritjen e kërkesave të qytetarëve për lajme dhe informata profesionale dhe objektive që janë të bazuara në fakte. Grupi i qëllimit të projektit dhe të ueb-faqes janë: qytetarët, organizatat qytetare dhe profesionistët medialë.

Informata për ueb-faqen

  • Ueb-faqja e Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet zhvillohet si pjesë integrale e ueb-faqes Vërtetmatës (vistinomer.mk në maqedonisht, gjegjësisht vertetmates.mk në shqip), por për shkak të dallimeve në funksionalitet, për shkak se trajton tematikë të ndryshme (kualiteti i përmbajtjeve mediale kundrejt premtimeve dhe deklaratave të politikanëve) duhet të dallohet me strukturë dhe dizajn të veçantë.
  • Ueb-faqja do të jetë në dispozicion nën domenin mediumi.vistinomer.mkmedia.vertetmates.mk në shqip dhe media.truthmeter.mk në anglisht. Dy versionet e para gjuhësore kanë funksion identik dhe duhet të mundësojnë kalim prej një gjuhe në gjuhën tjetër në çdo nivel në kuadër të strukturës së ueb-faqes. Versioni në gjuhën angleze do t’i përmbajë vetëm informatat kryesore për projektin.

Propozim-dizajni për ueb-faqen duhet t’u përmbahet rregullave për brendim, të cilat janë të definuara që më parë në koordinim me USAID-in. Me këtë rast, bazë janë rregullat që janë theksuar në këtë ueb-faqe: <http://transition.usaid.gov/info_technology/xweb/sitebranding.html>. Para se të fillojnë me krijmin e dizajnit-zgjidhjes, ofruesit e interesuar mund ta kërkojnë dokumentacionin përkatës për brendim nga porositësi, i cili ka të bëjë në mënyrë specifike me Shërbimin për verifikimin e fakteve nga mediumet, .

Struktura dhe pamja

Dizajni duhet të karakterizohet me pamje portali, me ç’rast, në menynë kryesore do të ketë 3 kategori kryesore: Recensionet, Analizat dhe Leksionet e gazetarëve. Përveç këtyre, duhet të ketë edhe dy kategori të tjera me përmbajtje informative: Аktivitetet (e projektit) dhe Аktualitetet që ndërlidhen me mediumet.

Në faqen fillestare, prioritet duhet të kenë recensionet e lajmeve ditore (që do të jetë lloji më i shpeshtë i publikimeve), pastaj analizat, dhe në fund tekstet edukative që do të publikohen më rrallë. Megjithatë, edhe përkundër përcaktimit të këtillë të prioriteteve të recensioneve, në faqen fillestare duhet të theksohet përmbajtja kryesore ose përmbajtja më e re, e poashtu edhe në të gjitha nënfaqet duhet të jenë të theksuara në mënyrë vizuele përmbajtjet e fundit e dy kategorive të tjera.

Përveç faqes kryesore, duhet të ketë dizajn të veçantë edhe për këto lloje të faqeve:

  • Faqja në nivel të një publikimi – Dizajni i faqeve të këtilla mund të jetë i njëjtë, me atë dallim që në dizajnin e faqeve për recensionet ditore të lajmeve duhet të parashihet një hapësirë për fotografi (screenshot), paraqitje grafike të grupit të kritereve në formë të infografikut dhe recension tekstual. Llojet e tjera të përmbajtjeve do të jenë të bazuara në tekst.
  • Faqja për paraqitjen e problemeve nga ana e qytetarëve, që duhet të përfshijë: titullin, linkun deri te lajmi, mundësinë për bashkangjitje (upload) të fotografisë (screenshot-it) dhe hapësirë për arsyetim të problemit (shkakun se pse është paraqitur problemi).
  • Faqja për paraqitjen e të gjitha problemeve të paraqitura nga qytetarët, të shoqëruara me elemente grafike (ikona) që e paraqesin statusin e tyre: i hapur, i refuzuar, shqyrtohet, i analizuar.

Paraqitja grafike e grupit të kritereve është pjesë e zgjidhjes së ofruesit.

Në çdo faqe në kuadër të ueb-faqes duhet të ketë një fushë për kërkim, buton Paraqit problemin, widget-e për potencimin e Përmbajtjeve më të popullarizuara dhe Përmbajtjeve më të komentuara, si dhe hapësirë për futjen e kodeve nga rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Në një meny plotësuese të ueb-faqes duhet të grupohen linket që çojnë te faqet statike të llojit:Metodologjia, Për projektin, Politika për privatësi dhe të ngjashme.

Çdo artikull do të ketë mundësi për komentim nga ana e qytetarëve, ndërsa recensionet e lajmeve të përditshme duhet të kenë dy sisteme të ndryshme për komentim: diskutim që është i dukshëm publikisht ndërmjet shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet dhe mediumit përkatës, si dhe sistem standard për komentim dhe dhënie të përgjigjes për komentet e dhëna.

Dorëzimi i ofertave

  • Oferta duhet të përmbajë vetëm propozim-dizajn të faqes fillestare, ndërsa në çmimin e përgatijes së zgjidhjes duhet të përfshihet përgatitja e të gjitha faqeve të lartëpërmendura.
  • Zgjidhja përfundimtare duhet të dorëzohet në formatin .psd.
  • Në çmimin e ofertës duhet të përfshihet edhe përgatitja e zgjidhjes grafike (logos), si dhe dizajni i plug-in-it që shërben për paraqitjen e problemeve nga ana e qytetarëve, drejtpërdrejtë nga ueb-faqet e mediumeve.

Metamorfozis ofron mundësi të barabarta si dhe trajtim korrekt dhe të paanshëm gjatë angazhimit të bashkëpunëtorëve, pa dallim të rasës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes etnike, moshës, hendikepit, përkatësisë politike, gjendjes martesore ose orientimit seksual.

Oferta duhet të dorëzohet më së voni deri në orën 12, më 11 shkurt 2013.

Ofertat dhe kërkesat për informata plotësuese duhet të dërgohen nëpërmjet e-mail-it në:info[at]metamorphosis.org.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja