verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shpejtësia e vret lajmin dhe besimin

on 22 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

lokalno

[Recension: MPB-ja  mbushi ndërtesën e RTM-së e armë]

Gazetarët mbështeten në njërin nga veprimet më esenciale në punën e tyre – verifikimin, gjegjësisht kontrollimin e informatave. Objektiviteti dhe balancimi janë të nevojshëm që të mos vihet në pikëpyetje saktësia e informatës, për shkak të nevojës për të qenë i shpejtë. Për të qenë i pari. Kjo karakteristikë është dobësie njerëzore te gazetarët. Prandaj thuhet se metodologjia është objektive e jo gazetari.

Kjo është me rëndësi të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për informata që dalin nga ose janë të lidhura me ngjarje në situata të krizës, të konflikteve ose të luftërave.

Asnjëherë nuk guxon të keqpërdoren emocionet ose ndjenjat e njerëzve, mosdija e tyre ose paaftësia për të gjykuar. Nuk duhet harruar se njerëzit në gjendje të shokut ose të pikëlliit janë shumë më të lëndueshëm. Lajmet nga situatat e këtilla nuk guxojnë të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm.

Prandaj, reagimet ndaj këtij lajmi në rrjetet sociale e tërhoqën vëmendjen edhe të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”.

Neni i parë i Kodit të gazetarëve parasheh se:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara… Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.


04212016-Lokalno-Oruzje-vo-Linku deri te artikulli origijinal:
МВР ја наполни зградата на МРТ со оружје

Data dhe koha e publikimit: 13.04.2016

Data e recensionit: 14.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

Mirëpo, çka ka ndodhur me këtë lajm. Nga nevoja njerëzore për shpejtësi, është lënë anash natyre profesionale e cila parasheh verifikim serioz të informatave dhe është publikuar një lajm që është me të vërtetë shqetësues. Në fakt, atë ditë në Shkup u mbajtën dy tubime masovike kundërshtare, ndërsa atmosfera vazhdimisht nxitej duke thënë se ka mundësi të ketë përleshje në mes dy grupeve.

Në një atmosferë të tillë, publiku u ballafaqua me lajmin që e recensojmë dhe ai është me të vërtetë shqetësues.

Është publikuar në orën 9 e 29 minuta.

042223016-Lokalno-Oruzje-2Saktësisht 60 minuta më vonë, është publikuar një lajm i përditësuar, i cili thelbësisht ndryshon nga porosia që është përcjellë me lajmin e parë.

Plotësimi në lajmin e përditësuar njofton se është bërë fjalë për procedurë rutinore të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe për procedurë standarde të sigurisë për transportin e të burgosurve të rrezikshëm. Në rastin konkret, bëhet fjalë për transportin në gjykatë të të arrestuarve për ngjarjet e Kumanovës.

Informatat e pasakta duhet të përmirësohen dhe kjo duhet të bëhet duke kërkuar falje sa më shpejtë që është e mundur.

Intervenimi me të vërtetë është bërë. Mirëpo, dëmi, sa i përket standardeve profesionale, tashmë ishte bërë, dhe qytetarët ishin shqetësuar.

Përveç kësaj, në lajmin e korrigjuar, përmirësimi dhe thelbi i informatës vetëm ishin shtuar si pjesë e dytë e informatës së vjetër. Kjo nuk është në rregull. Veprimi adekuat kërkon që informatë e parë të jetë ajo e reja, e sakta, e pastaj të vijë ajo e vjetra, me sqarim përkatës.

Problem në lajmin e përditësuar është edhe titulli. Ai ka mbetur i njëjtë sikurse edhe në veriosnin e parë, me shtojcën në fillim “I përditësuar”. Megjithatë, titulli nuk e paralajmëron përditësimin (?!?).

Për të ofruar pasqyrë të qartë, ky recension i paraqet screenshot-et nga të dyja versionet e lajmit të recensuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja