Shqetësimi i pasaktësuar mbetet dyshim!
Published in Recensione
on 24 - 11 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Policia keqtrajton disa familjarë të grupit të Kumanovës]
Shqetësimet të cilat gazetari i pranon nga folësit e tij, duhet t’i saktësojë në mënyrë që lajmi të reflektojë besueshmëri. Mos verifikimi i deklaratave dhe akuzave, bën që gazetari të jetë e pasaktë. Në të njëjtën kohë, pala e akuzuar gëzon të drejtën e prononcimit dhe në rast injorimi, gazetari përfundon i njënashëm.
Linku deri te artikulli origjinal: “Policia keqtrajton disa familjarë të grupit të Kumanovës”
Data dhe koha e publikimit: 18.11.2015
Data e recensionit: 19.11.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Lajmi që po recesojmë nuk përcakton vërtetësinë deklarative me asnjë dëshmi dhe si i tillë mbetet viktimë e mos saktësimit. Lexuesi nuk has në premisa të vërtetësisë në këtë lajm.
Të dielën policia maqedonase ka keqtrajtuar disa familjarë të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, që gjenden në burgun e Prilepit. Para se të realizojnë vizitën, policia i ka kontrolluar detajisht, duke ju hedhur gjërat që ua kanë dërguar familjarëve.
Citati në vijim është deklaratë e familjarëve. E njëjta nuk është verifikuar se i takon atyre dhe kjo krijon mos besueshmëri tek lexuesit. Gazetari është i obliguar që lajmin ta shkruaj duke iu referuar së paku tre burimeve. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një burim, i cili thirret në emër të një grupi ose familjarëve. Kjo për gazetarinë profesionale nuk është e pranueshme.
“Me të arritur familjaret ne burgun e Prilepit u rrethuan nga njesia e policisë speciale duke i bastisur automjetet dhe hedhur gjësendet qe i kishim me veti nga automjetet. Aty ishin me dhjetëra policë, ndër ta kishte dhe shqipfolës e që hezitonin të flisnin shqip. Na bastisen po ashtu na vëzhguan deri sa përfundoj vizita, kurse ushqimet e të burgosurve na i kthyen mbrapa. Në këtë vizitë ishin familjarët e Muhamet Krasniqit, Valdet Zekes, Demë Shehut dhe Nexhmedin Likës”, thanë për “Lajm” familjarë të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.
Në raste si ky, të cilin e denoncojnë familjarët e të burgosurve, gazetari është i obliguar të kontaktoj avokatët mbrojtës. Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve të mbrojtjes. Rasti është akoma i freskët për publikun dhe pohimet e këtilla duhet trajtuar me shumë kujdes. Kjo gjë mund të shkaktojë irritimin e situatës dhe përderisa mbetet e pakonfirmuar, është e kot dhe e padobishme. Dikush nga ata që e kanë përjetuar, publikisht, me emër dhe mbiemër duhet të dëshmonte për këtë.
Për të qenë edhe me transparent dhe i balancuar, qëndrim duhet pasur edhe nga policia dhe udhëheqësia e burgut në të cilin janë të burgosur personat e lartëpërmendur. Përfshirja e të gjitha palëve në lajm e bën lajmin të plotë dhe më të besueshëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e