verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shtatë minuta të spinuara në 22 sekonda

on 24 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СКАНДАЛ_ Заев бара ослободување од пр_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_s 11

[Recension: SKANDAL: Zaevi kërkon lirim nga paraburgimi për terroristët nga Lagja e trimave]

Bëhet fjalë për një spin të madh në bazë të të cilit pastaj është përpiluar i gjithë teksti. Ky është një shembull se si nuk duhet të duket një artikull gazetaresk. Prej një deklarate të lideri të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila nuk është transmetuar në tërësi, bëhet konstruksion që nuk ka lidhje me të vërtetën.

zaev divo naseljeLinku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Zaevi kërkon lirim nga paraburgimi për terroristët nga Lagja e trimave

Data dhe koha e publikimit: 16.02.2016, 14:38

Data e recensionit: 17.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

DEKLARATË E COPËTUAR

Fakti që teksti është i gjatë dhe ka fotografi, aspak nuk do të thotë se bëhet fjalë për material të vërtetë dhe përbmajtësor. Gabimi më i madh është ai se nuk është dhënë deklarata e plotë e Zaevit, por si burim shfrytëzohet një printscreen nga një kronikë e një medieje tjetër, me ç’rast theksi është vënë te titulli “Zaevi: Të gjithë të akuzuarit të mbrohen në liri”, i cili, në tekstin që e recensојmë intepretohet në mënyrë të qëllimshme.

Në artikull është dhënë edhe një video-material, që zgjat vetëm 22 sekonda, ndërsa fjalimi i Zaevit ka zgjatur pothuajse shtatë minuta. Që gjërat të jenë më të qarta, ua ofrojmë gjithë video-materialin, nga i cili shihet se titulli është plotësisht i pavërtetë:

“SKANDAL: Zaevi kërkon lirim nga paraburgimi për terroristët nga Lagja e trimave”

Nëse shihet teksti integral i deklaratës së Zaevit, është e qartë se bëhet fjalë për një fragment nga deklarata e tij që është nxjerrë nga konteksti. Në interes të së vërtetës, duhet thënë se kryetari i LSDM-së në debatin qytetar “Shoqëria e lirë dhe drejtësia sociale”, të organizua nga Qytetarët për Maqedoninë ka thënë:

“I katërti (institucion i pavarur, v.j.) është gjyqësori. Patjetër. Gjërat filluan të ecin përpara. Nuk na pëlqen ajo që ndoshta nuk ka paraburgim. Në fakt, dua të pyes përsëri, më 5 mars paraburgosën studentë. I ndiqnin nëpër biblioteka që t’i arrestojnë studentët!

Në bazë të shkallëzimit sipas Kodit penal, bashkimi kriminel me qëllim të shkeljes së njërës nga të drejtat më sublime – e drejta e qytetarit për ta shprehur vullnetin e tij në mënyrë të lirë, është konkretizuar në nivelin më të lartë. Dhe ata njerëz që janë të dyshuar për këtë, nuk janë në paraburgim. Cilat janë arshinet e gjykatës që vendos kështu? T’i lëshojnë menjëherë të gjithë të paraburgosurit në Maqedoni. Patjetër t’i lëshojnë të gjithë, për shkak se të gjithë janë me shkallë më të ulët të bashkimit kriminel. Duhet t’i lëshojnë të gjithë që janë në paraburgim.”

Mirëpo, ky tekst nuk ka dashur që ta transmetojë të vërtetën, por ta spinojë atë, duke e mbështetur tezën se Zaevi kërkon lirim të kriminelëve dhe të terroristëve!

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kërkon që të të gjithë kriminelët në vend që gjenden në paraburgim të lëshohen në liri.

Përveç vrasësve dhe pedofilëve, në mesin e njerëzve për të cilët Zaevi kërkon liri janë edhe terroristët ngaОсвен убијц Lagja e trimave. Në fakt, Zaevi kërkoi që të gjithë ata që momentalisht gjenden në paraburgim të lirohen.”

Dhe pikërisht mënyra e këtillë e shkrimit është në kundërshtim me parimet themelore të gazetarisë profesionale:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë me interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht për spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.  (Kodi i gazetarëve – neni 1)

Paraqitja, e artikujve të këtillë dhe të ngjashëm, njëkohësisht në disa medie, tregon se bëhet fjalë për sulm të sinkronizuar ndaj Zaevit, me qëllim të diskreditimit të tij politik.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja