verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Si konsumojmë lajme në kohën e sotme me teknologji të avancuar

on 27 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Во тек е битката меѓу традиционалните и новите медиуми зап риматот во вестите. Фото: pixabay/СПФМ
Tani është duke u zhvilluar luftë ndërmjet medieve tradicionale dhe atyre të reja për primatin e lajmeve. Foto: pixabay/SHVFM

Telefoni i mençur është duke u bërë pajisja më e rëndësishme për ndjekjen e lajmeve, ndërsa rrjetet sociale bëhen portë gjithnjë e më e rëndësishme në rrugën drejt lajmeve dhe me këtë e rrisin rëndësinë e kësaj pajisjeje.

Shkruan: Vlladimir Petreski

Mënyra më e mirë për të zbuluar se si dhe nëpërmjet cilave pajisje dhe vegla softuerike konsumojmë lajme në botën e sotme me teknologji të avancuar është hulumtimi i rregullt vjetor i Institutit të Rojtersit për studimin e gazetarisë, i cili është pjesë e Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Ky institut për çdo vit bën hulumtim në 12 vende, prej të cilave tetë i takojnë Evropës së zhvilluar, SHBA, Brazil (pjesa urbane), Japoni dhe Australi. Prej vitit të kaluar, hulumtime plotësuese kanë filluar edhe në gjashtë vende evropiane dhe vende në zhvillim (Austri, Republikën Çeke, Holandë, Poloni, Portugali dhe Turqi), mirëpo rezultatet e tyre nuk janë përfshirë në rezultatet e përgjithshme, ashtu që këtu ato nuk do t’i shqyrtojmë. Hulumtimi më i ri u bë vitin e kaluar në gjysmën e parë të vitit, ndërsa rezultatet u publikuan muajin e kaluar. Çka tregojnë ato?

Konstatimi më i rëndësishëm është ai që vërteton se roli i smartfonëve (telefonave të mençur) në konsumimin e lajmeve është me rëndësi shumë të madhe dhe ato tashmë quhen “pajisje definuese” për lajmet digjitale, dhe kanë ndikim të madh mbi konsumimin, formate dhe modelet e biznesit. Kjo nuk duhet të na habisë duke pasur parasysh faktin se tashmë ka edhe ueb-faqe që kanë vetëm versione për celularë dhe asgjë më tepër. Mirëpo, kthimi i këtillë kah telefonat e mençur tregon edhe se në mjedisin mediatik dominojnë disa brende të suksesshme dhe të mëdha, ndërsa të tjerët kanë vështirësi të arrijnë publik më të gjerë, edhe atë edhe nëpërmjet aplikacioneve edhe nëpërmjet kërkuesve në internet.

TË RINJTË – ITHTARË KRYESORË TË LAJMEVE NË INTERNET

Një moment tjetër i rëndësishëm i rritjes së formatit të videos në internet, trend ky që zgjat tashmë disa vjet dhe formatet e reja vizuale (për shembull infografikët – fjala “infografik” në vitin 2014 në “Google” është kërkuar 860 milionë herë). Aspak më i vogël nuk është as kthimi kah rrjetet sociale, që në shumë vende përputhet me zvogëlimin e publikut të lajmeve tradicionale në televizion (jo edhe në Maqedoni, për fat të keq). Trendi i këtillë veçanërisht është i theksuar te të rinjtë e moshës nën 35-vjeçare.

Ajo që mund të pritej, është roli më i madh i Facebook-ut në gjetjen e lajmeve, diskutimi për to dhe shpërndarja e tyre. Nga ana tjetër, Instagram-i dhe WhatsApp-i luajnë rol të madh te të rinjtë. Edhe pse Facebook-u është më dominant te publiku i gjerë, Twitter-i është i rëndësishëm për ato njerëz që janë “të varur” nga lajmet, gjegjësisht që janë shumë të interesuar për ndjekjen e tyre të vazhdueshme, mirëpo edhe për ndjekjen e drejtpërdrejtë të personave të tyre të preferuar publikë (në politikë, ekonomi, sport etj.).

Најголемите социјални мрежи за висти и за било која намена
Rrjetet më të mëdha sociale për çfarëdo lloj qëllimi (me ngjyrë të kaltër) dhe për lajme (me ngjyrë të kuqe)

Kur bëhet fjala për Instagram-in dhe deri diku për Snapchat-in (i cili filloi t’i inkurajojë botuesit që t’i shpërndajnë lajmet e tyre në këtë platformë) dhe rrjetet e tjera të reja sociale, pëlqimi i tyre nga të rinjtë është si rezultat i faktit se interfejsi i tyre është i “pastër”, gjegjësisht nuk ka shumë elemente, që është shumë me rëndësi kur bëhet fjalë ekrane të vogla, siç kanë smartfonët, ku çdo milimetër katror është i rëndësishëm. Ndërsa kur bëhet fjalë për WhatsApp-in si aplikacion i popullarizuar për transmetimin e porosive personale, edhe pse botuesit do të donin të jenë të pranishëm edhe në këtë platformë, në të, megjithatë, është shumë vështirë të dërgohen porosi deri te një numër i madh pranuesish.

Kur bëhet fjalë për lajmet dhe rrjetet sociale, kuptohet më i rëndësishëm është Facebook-u. Ai futi në përdorim një opcion të ri “instant artikuj” (Instant Articles), nëpërmjet të të cilit botuesit (akoma jo nga Maqedonia) mund t’i shpërndajnë përmbajtjet e tyre dhe ato mbushen 70 përqind më shpejtë se të tjerat. Për shembull, “Washington Post”, vendosi që të gjitha përmbajtjet e tij nga ueb-faqja t’i shpërndajë në Facebook, me shpresë së në atë mënyrë do të fitojë publik më të madh.

“FLUSKA” TË MENDIMEVE TË KUNDËRTA

Dihet se rëndësia gjithnjë e më e madhe e rrjeteve sociale dhe e kërkimit në internet si “rojtarë të portave” për lajme mund të çojë në formimin e “fluskave të mbyllura filtruese”, gjegjësisht njerëzit t’i fitojnë vetëm ato lajme me të cilat pajtohen nga ato medie që janë të afërta për ta dhe të mos vijnë në situatë që shpeshherë të lexojnë qëndrime që janë të kundërta me ato të tyret, që do të ishte shqetësuese sepse në atë mënyrë do të formoheshin “fluska” të mendimeve që kundërshtohen ashpër, të cilat askund nuk do të takoheshin dhe dallimet në shoqëri do të ashpërsoheshin, që do ta vështirësonte krijimin e konsensusit dhe të kompromisit. Mirëpo, ky hulumtim (për fat!) zbuloi se situata nuk është pikërisht e tillë. Të anketuarit thonë se rrjetet sociale dhe kërkimi në internet u ndihmojnë të gjejnë lajme të ndryshme dhe u ndihmojnë të klikojnë në brende të cilat zakonisht nuk do t’i hapnin.

Përveç kësaj, vërehet edhe një pakënaqësi e konsiderueshme te konsumatorët kur bëhet fjalë për reklamimin në internet, si dhe pakënaqësi për shkak të faktit se jo rrallë nuk mund të dallohet vija ndarëse ndërmjet përmbajtjeve gazetareske dhe reklamave.

ÇDO I DYTI BRITANEZ LEXON LAJME NË APLIKACIONIN E “BBC”-SË

Vitin e kaluar përdorimi i telefonave të mençur u rrit prej 37 për qind në 45 për qind. Madje dy të tretat e shfrytëzuesve të telefonave të mençur thonë se i shfrytëzojnë ato së paku një herë në javë për të përcjellë lajme. Edhe pse shpeshherë dëgjojmë për aplikacionet për celularë, së paku kur bëhet fjalë për lajmet, numri më i madh i konsumatorëve ato i ndjekin nëpërmjet kërkuesve në internet. Nga ky trend dallon vetëm Britania e Madhe, lir 5q për qind e të anketuarve lajmet i ndjekin nëpërmjet aplikacionit për celular, gjegjësisht aplikacionit për lajme të BBC-së. Mirëpo, BBC është i veçantë, ndërsa në vendet e tjera vetëm 10-20 për qind e të anketuarve kanë aplikacion të veçantë për lajme që e shfrytëzojnë vazhdimisht. Një e katërta e tyre thonë se telefoni i mençur është pajisja e tyre kryesore për ndjekjen e lajmeve (20 për qind në vitin 2014), ndërsa kjo përqindje rritet deri në 41 për qind te të rinjtë e moshës nën 35 -vjeçare. Përdorimi i tableteve zvogëlohet, dhe vetëm pak më shumë se gjysma (57 për qind) thonë se pajisja kryesore për lajme i kanë kompjuterët desktop apo laptopët, që paraqet rënie prej 8 për qind në krahasim me vitin 2014. Poashtu, mbi 45 për qind e të anketuarve shfrytëzojnë dy pajisje digjitale, ndërsa 16 për qind – tre ose më tepër pajisje.

Së paku sa i përket këtyre 12 vendeve, përdorimi i internetit dhe i televizionit për ndjekjen e lajmeve është në nivel stabil, ndërsa shtypi siç pritet është në rënie. Në vendet si Gjermania dhe Franca, për shembull, televizioni nuk është goditur shumë nga interneti, mirëpo, nga ana tjetër, në SHBA, Danimarkë, Australi dhe në Finlandë, mediet në internet janë dominante kur bëhet fjalë për konsumimin e lajmeve në krahasim me ekranet televizive.

tv-internet
Beteja ndërmjet televizioneve dhe internetit: burimi kryesor i lajmeve (klikoni për pasqyrë më të mirë)

Kjo pasqyrë do të ndryshojë gjithnjë e më shumë në dobi të medieve në internet me kalimin e kohës sepse të rinjtë janë në anën e tyre. Në mesin e njerëzve të moshës prej 18 deri në 24 vjet, pothuajse 60 përqind ndjekin lajme në internet, ndërsa vetëm 27 për qind në TV. Krejtësisht e kundërt është situata te personat me moshë mbi 55-vjeçare, te të cilët vetëm 22 për qind ndjekin lajme nëpërmjet internetit, ndërsa 55 përqind në televizion. Te ne gjendja është më drastike në favor të televizionit, me ç’rast madje 84 për qind e të anketuarve (në vitin 2013) thonë se lajmet i marrin prej TV-së, ndërsa kjo përqindje në vitin 2014 ka qenë 82,7% (grafiku më poshtë).

mk-mediumi
Burimi: АSHMA/Marketvision

Një dallim tjetër ndërmjet Maqedonisë dhe këtyre 12 vendeve është fakti se në këtë hulumtim besimi në mediet në internet është shumë më i madh se sa te gazetat dhe botimet e tjera të shtypura. Kjo veçanërisht është e theksuar në SHBA, ku 31 përqind e të anketuarve u besojnë medieve në internet, ndërsa vetëm 5 përqind botimeve të shtypura. Edhe në të gjitha vendet e tjera dallimi ndërmjet medieve në internet dhe gazetave është 2 deri në 5 herë më e madhe në favor të medieve në internet. Për dallim nga ne, ku është i përhapur mendimi se gazetat janë më të besueshme se portalet. Mirëpo, kur bëhet fjalë për besimin, në të gjitha vendet në vend të parë akoma është televizioni, të cilit më shumë i besojnë 36-45 për qind e të anketuarve varësisht nga vendi.

TREND: RRJETET SOCIALE DHE NJOFTIMET

Kur bëhet fjalë për formatin e lajmeve, 23 për qind thonë se hapin video-lajme në internet (rritje prej 5 për qind në krahasim me vitin 2014), ndërsa 40 për qind thonë se teksti është më i përshtatshëm për ta, 29 për qind nuk hapin video-lajme për shkak të reklamave që shpeshherë paraqiten para përmbajtjev që i kanë klikuar, ndërsa 21 për qind thonë se video-lajme më së shumti do të donin të shohin në ekran të madh.

Sa i përket pikës fillestare që shërben për të arritur deri te lajmet, vendin e parë e ndajnë kërkimi në internet ose klikimi i drejtpërdrejtë në portalin ku dëshirohet të gjenden lajmet, varësisht nga vendi, ndërsa në vendin e tretë janë rrjetet sociale. Përshtypja (së paku e autorit, e deri diku edhe sipas numrave të “Gemius”) është se në Maqedoni rrjetet sociale dhe agregatorët e lajmeve luajnë rol shumë më të madh se sa vizita e drejtpërdrejtë në ndonjë portal ose gjetja e lajmevе duke kërkuar në internet. Në vend mjaft të rëndësishëm janë agregatorët duke pasur parasysh faktin se te ne akoma nuk kemi brende të fuqishme dhe dominante në mesin e ueb-faqeve informative në internet, siç është rasti me botën e zhvilluar, ku bëjnë pjesë numri më i madh i të anketuarve nga këto vende dhe në vend që lexuesit të kërcejnë prej një portali në tjetrin, të cilat te ne janë numër tepër të madh, shpeshherë deri te lajmet arrihet nëpërmjet agregatorëve. Mirëpo, nëse paraqiten brende dominante, të cilat do të dominonin në treg dhe do ta fitonin një pjesë të madhe të tij, lehtë mund të ndodhë që roli i agregatorëve të zvogëlohet.

Dhe në fund, ia vlen të përmendet se rritje të madhe ka edhe te aplikacionet për njoftime. Ndërmjet 9 dhe 15 për qind e të anketuarve i kanë në telefonat e tyre të mençur dhe kjo paraqet përqindje pothuajse dy herë më të madhe se sa në vitin 2014. Ja një mundësi për portalet inovative të lajmeve në vend që të fitojnë publik plotësues duke pasur parasysh se aplikacionet e këtilla për celularë në Maqedoni pothuajse nuk ekzistojnë.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja