verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Si manipulohet me fotografi, posaçërisht në politikë

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Сега го гледаш Троцки до Ленин, сега не го гледаш. Фото:

Tani e sheh Trockin pranë Leninit, tani nuk e sheh më. Foto: Listverse.com

 

Politikanë me program të mirë politik mund të pësojnë mossukses të plotë për shkak të një fotografie të zgjedhur pa fat ose në mënyrë sipërfaqësore, e cila tregon një pasqyrë krejtësisht tjetër nga ajo që kandidati e ka, ose që dëshiron ta ketë.

 

Shkruan: Vllado Gjorçev

 

Deri tani me siguri e keni dëgjuar fjalën popullore „një fotografi vlen sa një mijë fjalë”. Edhe pse në të kaluarën këtë aksiomë e pranonin shumica e njerëzve, politikanët ishin disi skeptikë. Megjithatë, pas shumë vitesh partitë politike dhe kandidatët e kuptuan se përzgjedhja e fotografisë që do të paraqitet në materialin e tyre reklamues, ose nëpër medie, është me rëndësi primare.

Por. me zhvillimin e teknologjisë dhe paraqitjen e televizionit si medie gjithëpërfshirëse (fotografi dhe zë), si dhe me zhvillimin e rrjeteve sociale, edhe kandidatë seriozë dhe kompetentë, politikanë me program të mirë politik, mund të pësojnë dështim të plotë për shkak të një fotografie të zgjedhur pa fat ose në mënyrë sipërfaqësore, e cila tregon një pasqyrë krejtësisht tjetër nga ajo që kandidati e ka, ose dëshiron ta ketë.

Fotografia me ndihmën e së cilës kandidati e tregon qasjen e tij direkte, aftësinë, vetëbesimin, inteligjencën e tij, nuk duhet të jetë improvizim përballë objektivit të ndonjë shoku ose ndonjë fotografi amator. Përkundrazi, duhet të jetë rezultat i punës ekipore, të përbërë nga fotograf profesionist, i cili është i specializuar për inçizimin e portreteve, si dhe një drejtor artistik, i cili e ndihmon këshilltarin politik dhe një grimier.

Vetë shprehja imazh (e cila është e huazuar nga SHBA-të) nënkupton qëndrime, kryesisht të pranuara në shoqëri, të cilat një person i ka ndërtuar për njerëzit e tjerë dhe qëndrimet e pranuara gjerësisht në shoqëri.

Kur flasim për imazhin e një personi të caktuarato qëndrime janë të kushtëzuara dhe formohen në bazë të sinjaleve të cilat personi konkret i transmeton ndaj botës së jashtme me pamjen dhe sjelljen e tij.

Komunikimi verbal dhe joverbal

Komunikimi mund të jetë verbal dhe joverbal. Në rast të ndonjë kandidati politik, të dy mënyrat e komunikimit kanë rëndësi të njëjtë. Prej tij kërkohet edhe pamje e jashtme, e cila duhet të përputhet me stereotipin e personit që pretendon për ndonjë funksion publik, si dhe komunikim me fjalë, në bazë të së cilit mund të konstatohet se kandidati konkret ka mundësi të elaborojë përmbajtje të ndërlikuara dhe se mund të shprehet verbalisht me terme që i përshtaten rolit të tij momental, gjegjësisht rolit që ai dëshiron ta marrë kur ta fitojë mbështetjen e votuesve.

Komunikimi joverbal më së shumti kontribuon në definimin e imazhit të një personi, e posaçërisht të kandidatit për ndonjë funksion publik, kështu që, këtij duhet veçanërisht t’i kushtohet vëmendje dhe të mendohet për çdo detaj, i cili në shikim të parë mund të duket si i parëndësishëm. Ky lloj i komunikimit nënkupton transmetim të sinjaleve që ndikojnë në atë që flitet dhe në atë që bëhet, dhe ato (sinjale) e kushtëzojnë reagimin e atij që dëgjon dhe vrojton.

Në fazat prej dërgimit të mesazhit e deri tek kuptimi i tij, mund të intervenohet ashtu që pranuesi ta marrë pikërisht atë mesazh që dërguesi dëshiron ta përcjellë. Ky intervenim kryesisht i referohet dërguesit, kështu që vetë ai shndërrohet në mesazh.

Formimi i imazhit fitues të një politikani domethënë intervenim në komunikimin e tij, verbal apo joverbal, ashtu që elektorati ta perceptojë (përjetojë) si fitues dhe politikan cilësor.

 

Ç’fillim i bukur i fotografisë!

 

najprva fotografija

Fotografia e parë

 

Fotografia e parë është patentuar në Francë në vitin 1839 nga ana e  Luis Dager, prej ideve të të cilit u paraqit edhe procesi i njohur dagerotipia, e i cili më vonë fitoi pension të përjetshëm nga shteti për këtë shpikje. Është interesante se të gjitha zbulimet e domosdoshme për fotografinë, kanë qenë të njohura paraprakisht, por është dashur të pritet pjekuria e ndonjë kompanie që ta pranojë rrezikun.

Fotografia, prej ditës së parë me vete e mori edhe momentin e intrigës dhe manipulimit politik. Çfarë fillimi i bukur!

Duhej të kalojë shumë kohë që fotografitë të paraqiten nëpër gazeta dhe të përdoren si mjete për informim. Deri atëkohë gazetat ilustroheshin me vizatime.

 

prvi vesnici so crtezi

Gazetë me ilustrim (Daily Illustraded)

 

Me paraqitjen e fotografive nëpër medie ato menjëherë e fituan primatin e vërtetësisë, sepse (të paktën atëherë ashtu është menduar) ato nuk janë të manipuluara manipuluar nga njeriu, për dallim prej vizatimeve që gjithmonë përmbajnë diçka subjektive.

Manipulimi me fotografinë filloi të përdoret edhe në një nivel më të lartë. Një nga shembujt e parë të manipulimit mund të shihet në Luftën e Parë Botërore në një fotografi të Roxher Fentonit, e bërë me urdhër të mbretëreshës Viktoria. Ajo ka kërkuar një fotograf që ka qenë i dërguar për ta fotografuar luftën e Krimesë (1853-1856), jo për t’i dokumentuar tmerret e luftës, por për ta shfaqur luftën ne një „mënyrë të bukur”. Kështu janë paraqitur edhe portretet e Fentonit në të cilët oficerë dhe ushtarë kanë pozuar para kamerës, dhe në to nuk ka pasur asnjë skenë lufte apo ushtarë të plagosur. Shembull interesant për këtë manipulim është se Fentoni ka qenë fotografi i parë që ka qenë i dërguar në luftën e Krimesë.

Фотографија од Кримската војна

Fotografi nga lufta e Krimesë, Roxher Fenton

 

Фото: манипулација без фото монтажа - крвавата Кримска војна (1853-1856) без ужас, Роџер Фентон.

Foto: manipulimi pa foto montazh – lufta e përgjakshme e Krimesë (1853-1856) pa terror, Roxher Fenton.

Në njëzet vitet e para të ekzistimit të saj, fotografia është zhvilluar shpejtë. Fotografët kanë konkurruar se kush do të shpikë mënyrë më të mirë të fotografimit. Dëshira për tu përmirësuar shpejtësia e inçizimit dhe cilësia e detajeve, si dhe mundësia për riprodhim të fotografive me cilësi të lartë, solli deri tek disa shpikje të ndryshme, siç është teknika e letrës së dyllit, letrës së albumit dhe fotografive të lagështa. Me procesin e fotografive të lagështa u arrit një cilësi e shkëlqyeshme e detajeve.

Në fundin e shekullit të XIX dhe fillimin e XX, fotografitë e kanë vazhduar betejën e tyre për status në artin figurativ. Imazhi ka pësuar ndryshime nën ndikimin e fotografisë, si dhe fotografia nën ndikimin e artit.Në vitet e njëzetta të shekullit XX erdhi deri tek bashkimi i tyre në kolazh.

Në dekadat e ardhshme, me zhvillimin e teknologjive zhvillohen edhe kapacitetet e përpunimit të imazheve fotografike. Gjithashtu, puna e fotografit u ndryshua në pajtim me kërkesat e kohës dhe vendit ku jeton. Kaloi prej tek krijimi i imazheve reale me teknika reale në një proces më shumë të photoshop-uar në një software 3D që të gjenerohen fotografi sipas dëshirës, dhe zhvillimi i fotografive lëvizte me shpejtësi marramendëse

 

 

Fotografia politike

Fotografitë politike në shikim të parë duken shumë specifike. Ekzistojnë shumë kërkesa ndaj të cilave duhet të përgjigjemi, ndërsa rreziku është shumë i lartë. Por, në thelb ato nuk kanë dallim nga cilido lloj tjetër i fotografisë. Analiza e tyre mund të jetë informacion i dobishëm për atë se si zhvillohen fushatat politike gjatë kohës së zgjedhjeve.

Do të marrim si shembull fotografi të një politikani për pllakat. Nga njëra anë, fotografi beson se aftësitë dhe talenti i tij duhet të jenë në plan të parë, ose, thënë thjesht, ta prezantojë „stilin” e tij, por nga ana tjetër strategët PR të politikanit kanë ide më „ndryshe”. Kjo betejë është një nga pikat kyçe të kritikës së fotografisë.

Në fotografitë politike vërehet lehtë se ato janë në një nivel shumë të lartë të apstragimit. Së pari, ai është një person, dhe ne zgjedhim „një person”, edhe pse e dimë se struktura e demokracisë është më e ndërlikuar se ajo. Nga ana tjetër, votuesit e thjeshtë janë elemente të fotografisë përballë një personi. Kjo e dyta është niveli i apstragimit.

 

Ndarja e foto manipulimit

Foto manipulimi është i vjetër sa edhe vetë fotografia. Foto manipulimi përdoret rregullisht që t’i mashtrojë ose bindë shikuesit. Shpesh, edhe disa ndryshime suptile dhe diskrete mund të kenë pasoja të thella në atë se si ne e interpretojmë ose gjykojmë fotografinë.

Foto manipulimi është degë e fotografisë që e përdor fotografinë si bazë, ndërsa mjetet për manipulim të saj si mjete për definimin e një nënzhanri te veçantë i cili në epokën digjitale plotësisht ndahet nga fotografia klasike. Zakonisht, foto manipulimi mund të kryhet me montazh, bashkim të më shumë fotografive në një tërësi, përpunim shtesë me fotografim dixhital, vizatim sipër fotografisë, etj. Foto manipulimi mund të bëhet me përdorim shumë të theksuar të efekteve të caktuara, por ajo rrallë realizohet për shkak se fotografia e ruan integritetin e saj klasik.

 

Piktoralizmi – fillimi i fotografisë dhe foto manipulimit

Sidoqoftë, foto manipulimi nuk është vetëm pasqyrë e digjitalizimit të fotografisë, por ai fillon me vetë fotografinë. Në fakt, fotografia në fillim është konsideruar si një stil i veçantë i pikturimit. Fotografitë fillimisht kanë qenë të zhvilluara me konturat e tyre themelore, me një fokus të ëmbël, e pastaj janë ngjyrosur, janë korrigjuar e të tjera, me qëllim që të kompletohet ideja e fotografit, gjegjësisht piktorit. Ky stil emërtohet piktoralizëm (degë e romantizmit) dhe ka qenë jetëshkurtër pasi Alfred Stiglic, Stiven Stiçen, Eduard Veston dhe të tjerë, i kanë definuar parimet themelore të fotografisë, dhe ajo vazhdon të ekzistojë si drejtim i pavarur. Megjithatë, një pjesë e piktoralizmit vazhdon të ekzistojë edhe vonë në shekullin e XIX dhe në fillim të shekullit të XX.

 

linkoln manipulacija

Manipulim i  fotografive me Linkolnin…

stalin manipulacija

… dhe me Stalinin

Në politikë

Foto manipulimi i parë është kryer mbi portretin e Abraham Lincolnit në vitin 1860, me çka koka e tij është vënë mbi trupin e një personi tjetër dhe ai portret është përdorur për tu shtypur Linkolni mbi bankënotën e 5 dollarëve. Posterat propagandues dhe fotografitë që e promovonin Bolshevizmin, e më pas edhe komunizmin dhe kultin e personalitetit të Stalinit në Rusi janë përpunuar pikërisht me foto manipulim nëpërmjet fotomontazhit. Ashtu si është rritur fuqia e Stalinit, ashtu janë zhdukur Trocki, shefat e KGB-së dhe figurat politike të tjera, nga fotografitë ku gjendej Stalini.

 

Në gazetari

Pionier në mesin e manipulimit të fotografisë dhe gazetarisë është Bernarr Macfadden, i cili në mesin e viteve 1920, e shpiku composograph-in – proces që përpunon ngjarje të vërteta, por me trupa të ndryshëm. Bëhet një shabllon me fotografi vajzash, të cilave më pas u prehet koka nga fotografia dhe në vendin e tyre vihen koka të personaliteteve publike ose të njohur. Në vitet 1930, artisti John Heartfield përdor një lloj të foto manipulimit të njohur si foto montazh për ta kritikuar propagandën naziste.

Rast i qartë i një foto manipulimi kontrovers ka ndodhur në vitin 1982 kur redaktorët e National Geographic me fotografi i kanë lëvizur dy piramida të Egjiptit që të jenë më afër njëra tjetrës. Ky rast nxiti debat për përshtatshmërinë e foto manipulimit në gazetari. Argumenti kundër ishte se në revistë është paraqitur diçka që nuk ekziston, ndërsa e paraqesin si fakt. Kishte edhe disa foto manipulime të dyshimta si ajo me rregullimin e fotografisë së këngëtares Sher në kopertinën e Redbook, ku është ndryshuar buzëqeshja dhe fustani i saj. Shembull tjetër ka ndodhur në fillim të vitit 2005, kur pas lirimit të Marta Stuart nga burgu, kopertina e Newsweek-ut doli me një fotografi të një gruaje me bel të hollë dhe kokën e Marta Stuart, duke dashur të potencojë se ajo ka humbur peshë derisa ishte në burg.

 

Насловна страница на national Geographic од 1982 година

Faqja e parë e National Geographic nga viti 1982

 

Në art

Foto manipulimi në art vjen më shumë në shprehje në kohën e dixhitalizimit. Përdorimi i gjerë i photoshopit i jep një kuptim krejtësisht të ri termit foto manipulim. Në fakt, „foto manipulimi” si term mbetet në literaturën shkencore, ndërsa sot çdo gjë është sjellë në „photoshopim”, „editim”, „ngacmim” të fotografisë. Me ndihmën e tij, si dhe me ndihmën e programeve të tjera software-ike për përpunim, vihet theks tek vlera konceptuale e fotografisë, bëhet definimi i fotografisë themelore, dhe me atë përmirësohet edhe ekspresioni i fotografit. Ajo çka ishte surealizmi për pikturën tjetër dhe për artin, është foto manipulimi për fotografinë. Futen forma, fotografi të tjera, ndryshohet krejtësisht fotografia origjinale.

 

Manipulimi me fotografinë politike në Maqedoni

Ky është problemi më i madh për gazetarinë e Maqedonisë dhe për fotografinë në përgjithësi. Kuptohet se Maqedonia as nuk e ka shpikur dhe as e ka patentuar këtë shpikje, por vetëm e ka marrë me idenë që të bëhet diçka prej asgjëje. Zakonisht përdoret në fushata politike që partitë të tregojnë një masivitet sa më të madh nëpër mitingje.Dhe, si bëhet?

Sipas fotoreporterëve maqedonas, të cilët më vite i mbulojnë fushatat politike, manipulimi mund të bëhet edhe me kamera ose fotoaparat.

 

 

Сликај одозгора и одзади не оставај празен простор во фотографијата за да не даде комплетна слика : ВМРО-ДПМНЕ

Fotografo nga sipër dhe mos lër nga pas vend bosh që të mos fitohet pamja e vërtetë: LSDM…

8563760490_4e1fcc8bc3_b

…të njëjtën recetë edhe tek VMRO-DPMNE

 

Robert Atanasovski (Frans Pres):

„Varet nga aftësia profesionale e personit qe inçizon dhe në parim përdoret teleobjektiv (për fotografi prej më larg), dhe jo objektiv me kënd të gjerë. Dendësohet perspektiva, kështu që fitohet një fotografi në të cilën 30 njerëz mund të duken si 300. Zakonisht fotografohet prej sipër në një kënd të caktuar, por në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet vend bosh përpara dhe pas. Fotografia është „e mbushur“ dhe arrihet efekt sikur ka më shumë njerëz nga ç’ka realisht. Gjithsesi unë nuk do ta kisha quajtur manipulim, por thjesht ndjekje profesionale dhe me zanat e ngjarjes. Sepse mund të ketë edhe manipulim (thënë kushtimisht) të kundërt. Numër më i madh i njerëzve të paraqiten si më pak. Thjesht, një grumbull njerëzish fotografohen prej sipër, dhe në atë rast lihet anash vend bosh dhe fitohet efekt i më pak njerëzve nga numri real.

 

Manipulim për shtrembërim të të vërtetës

Foto manipulimi e ndryshon përmbajtjen e ngjarjes. Për publikun bëhet e vështirë që të bëjë dallim midis fotografisë e cila manipulon dhe realitetit. Manipulimi me fotografinë bëhet që të mashtrohet publiku dhe të formohet opinion ndryshe. Për këtë shkak lexuesi fillon të dyshojë tek etika e publikimit që pastaj në botë rezulton me debat. Për fat të keq, Maqedonia është shumë larg debatit për këtë temë, edhe pse gjate zgjedhjeve, të paktën këto 10 vitet e fundit, manipulimi me fotografitë dhe videot është shumë i madh.

Shkeljet e Kodit të gazetarëve në Perëndim merren shumë seriozisht, posaçërisht në lidhje e ndryshimet dixhitale të fotografive të publikuara.I tillë ishte rasti ku i nominuari për çmimin Pulicer, Аlan Ditrih , duhej të jepte dorëheqje dhe t’i merret kandidatura për shkak të manipulimeve të tij me fotografitë.

Popullariteti i zmadhuar i manipulimit me fotografitë ngriti shqetësim për atë se a duhet t’i tregohen publikut fotografi joreale. Përdorimi i foto manipulimit të fotografive tashmë subjektive, krijon një realitet të konstruktuar për individin dhe me atë vështirë mund të dallohet një fakt nga fiksioni.

Sidoqoftë, është fakt se manipulimi me fotografinë ekziston edhe në Maqedoni, por jemi ende larg diskutimit për atë temë.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja