verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Si të dëgjohet zëri i të pazëshmëve?

on 30 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

Është obligim etik i gazetarëve jo vetëm të raportojnë për protestat publike, por edhe për kërkesat e njerëzve që protestojnë. Të rralla ishin mediat që i vunë në plan të parë kërkesat e personave që protestuan, kundrejt deklaratave të ministrit, se protesta para MPPS-së ka qenë “gabim”.

3432142598_af2fc1de61_z “Të dua” në gjuhën e shenjave, Fotografia: Bert Heymans, 2009

“I falënderojmë të gjithë për përkrahjen, veçanërisht mediat që na ndihmojnë ta ngrejmë zërin! Nuk kemi interpretues prandaj e shkruajmë këtë!” (Tubim publik i të shurdhërve dhe atyre me dëgjim të dëmtuar në Republikën e Maqedonisë)

Shkruan: Zharko Trajanoskimagjistër për të drejtat e njeriut

Protesta e paradokohshme e qetë e një grupi njerëzish me pengesa ishte një arsye e shkëlqyeshme për të verifikuar se sa gazetarët e respektuan kodin etik dhe mundësuan “të dëgjohet zëri i të pazëshmëve”.

Në gishta mund të numërohen mediat që njoftuan paraprakisht për protestën. Me përjashtime të rralla, mediat e injoruan njoftimin për “Tubimin publik i të shurdhërve dhe atyre me dëgjim të dëmtuar në Republikën e Maqedonisë“.  Disa media proqeveritare aspak nuk raportuan për protestën para Ministrisë për punë dhe politikë sociale (MPPS), e disa raportuan vetëm për reagimin e ministrit për protestën.

 

A është mbajtur protesta para MPPS-së me “gabim”?

 

Disa media e transmetuan si “informatë” kyçe atë se protesta para MPPS-së ka qenë gabim. Për shembull, portali Kurir si nëntitull e përmblodhi këtë “informatë” të ministrit:

“Protesta e sotme e të shurdhërve dhe e personave me dëgjim të shëmtuar para Ministrisë për punë dhe politikë sociale është mbajtur me gabim, për shkak se ata kanë kërkuar ndryshime në Lidhjen nacionale të të shurdhërve, diçka që nuk është në kompetencë të ministrisë, informoi sot ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov.”

Disa media publikuan përmbajtje të njëjta ku dy herë përsëritet deklarata në të cilën ministri informon se ka qenë i informuar për “gabimin”: “Më informuan, se në fakt ata gabimisht kanë ardhur para ministrisë, për shkak se kërkonin ndryshime në Lidhjen nacionale të të shurdhërve” dhe “Me të vërtetë më vjen keq që, edhe ata vetë thanë se me tubimi i tyre para MPPS-së ka qenë me gabim…”

Gazetarët i publikuan këto “informata” të ministrit pa e verifikuar se përfaqësuesit e personave që kanë protestuar a e kanë informuar me të vërtetë ministrin se “me gabim kanë kanë ardhur para ministrisë”. Verifikimi është i domosdoshëm edhe për shkak të informatës së transmetuar se tubimi nuk ka qenë i caktuar vetëm para MPPS-së: “Të shurdhët dhe personat me dëgjim të dëmtuar në Republikën e Maqedonisë, si grup i interesuar në kët rast, dëshirojnë “ta ngrejnë zërin” edhe për këtë shkak më 25.09.2013 vendosën të mbajnë tubim publik para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në orën 09:40, e pastaj në orën 12:30 para Lidhjes nacionale të të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar të Republikës së Maqedonisë (LNSHPDDRM).” Poashtu, në informatë qartë theksohen shkaqet se pse tubimi publik fillon para MPSS-së: “Lidhja nacionale është e financuar nga ana e MPSS-së, dhe ajo ka të drejtë të bëjë kontroll të punë së LNSHPDDRM-së (të buxhetit dhe të programit). Në qoftë se bëhet kontroll, me siguri do të konstatohen mospërputhje të hatashme!”

 

A ka kush t’i komunikojë kërkesat e protestës?

 

Obligim etik i gazetarëve nuk është vetëm të raportojnë nga protestat publike, por edhe për kërkesat e personave që protestojnë. Të rralla ishin mediat që i vunë në plan të parë kërkesat e personave që protestuan, kundrejt deklaratave të ministrit se protesta para MPPS ka qenë “gabim”.

Në video-materialin “I kërkojnë të drejtat e tyre: Protestë e të shurdhërve nga Maaqedonia” është potencuar problemi me mungesën e interpretuesve:  “Në Maqedoni ka rreth 6.000 të shurdhër, ndërsa vetëm 12 interpretues. Ata që kanë mundësi i paguajnë interpretuesit nga xhepi i tyre, që të mund të merren vesh në gjykatë, në spital. Për shkak se nuk mund të merren vesh pa interpretues, më shpesh i humbin rastet në gjyq ose marrin diagnozë të gabuar te mjeku.”

Në artikullin “Kush duhet t’u ndihmojë njerëzve të shurdhër?“, qartë janë theksuar kërkesat kyçe deri te MPPS-ja: “Në protestën e sotme të të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar para Ministrisë për punë dhe politikë sociale rreth tridhjetë qytetarë me dëgjim të dëmtuar kërkuan nga institucioni kompetente t’u miratojë më tepër para për zhvillim shoqëror, jetë normale me punë të mirë, shkollim dhe punësim të interpretuesve si dhe kodifikim të gjuhës së shenjave. Ata kërkuan edhe verifikim të detajuar të punës së udhëheqësisë së Lidhjes së tyre dhe futjen e certifikatave për interpretues.”

Poashtu, në kontributin “Protestë e të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar” përparësi u jepet problemeve dhe kërkesave të personave që protestojnë, e pastaj paralajmërohet deklarata e ministrit (gjatë paralajmërimit parqitet një transparent “Mos harroni! Edhe ne jemi pjesë e këtij vend. Stop për diskriminimin gjatë punësimit”):

“Nga ana tjetër, ministri Dime Spasov në vend që ta shqyrtojë gjendjen në të cilën gjenden personat e shurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar, tha se protestat e sotme para ministrisë kanë qenë të adresë të gabuar.”

 

Një pjesë e mediave nuk kanë aspak ndjenjë për personat me dëgjim të dëmtuar

 

Asnjë nga mediat proqeveritare që e kornizuan si kryesore “informatën” e ministrit se protesta para MPPS-së ka qenë “gabim” ose “në adresë të gabuar” nuk e publikoi demantin e grupit të personave që protestuan. Vetëm televizioni “Telma” e emitoi kontributin „Protesta e njerëzve me dëgjim të dëmtuar nuk ishte në adresë të gabuar” ku potencohet se “Të shurdhët nuk ishin para Ministrisë për punë dhe politikë sociale me gabim, por me shpresë se ministri do të kërkojë llogari nga kryetari i Lidhjes së të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar për buxhetin që e merr për çdo vit.”

Një pjesë e mediave proqeveritare publikuan lajme në lidhje me protestën ku aspak nuk dëgjohet zëri i personave që protestojnë, edhe pse ata që më parë iu falënderuan “mediave që na ndihmojnë ta ngrejmë zërin”. Për shembull, në lajmin “Shurdhmemecët do të marrin nga 4.000 denarë në muaj” burimi informatës është vetëm ministri, deklarata e të cilit se protesta ka qenë e gabuar është kornizuar si informatë e vërtetuar në nëntitullin: “Protesta e të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është mbajtur me gabim…”. Në lajm aspak nuk është potencuar problemi me mungesën e interpretuesve, por potencohet deklarata e ministrit se kompensimi (që do ta marrin vetëm “personat që janë shurdhmemecë të plotë prej janarit të vitit 2014”) do të jetë zgjidhje edhe për “sigurimin e interpretuesve”: “Nuk them se me ato mjete zgjidhen të gjitha problemet, mirëpo u ndihmohet në masë të konsiderueshme t’i tejkalojnë problemet me të cilat ballafaqohen, në mesin e të cilave është edhe sigurimi i interpretuesve”. Мedia aspak nuk e shtron çështjen se si do të sigurohen interpretues në të gjitha qytetet kur në “Listën e interpretuesve të gjuhës me shenja në Republikën e Maqedonisë” ka vetëm 12 persona të certifikuar.

Vetë një medie publikoi një reagim në lidhje me deklaratën e ministrit se protesta do të zgjidhet pjesërisht me anë të kompensimit:

“Protesta nuk ishte lutje për mëshirë, por për udhëheqje adekuate të institucionit të vetëm në vend që duhe të luftojë për të drejtat tona, që është institucioni i vetëm kompetent të trajnojë interpretues të gjuhës me shenja, të cilën gjë nuk e bën me vite.”

 

Numri më i madh i mediave nuk njoftoi për përkrahjen e Komitetit të Helsinkit  

 

Mediat proqeveritare plotësisht e injoruan përkrahjen e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet komunikatës Pengesa institucionale në qasjen deri te të drejtat dhe drejtësia për personat e shurdhër dhe ata me dëgjim të dëmtuar, e cila u publikua vetëm në disa portale të internetit. Vetëm disa media informuar për ndihmën e ofruar juridike pa pagesë dhe siguruan deklaratë nga përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit  ku theksohet se protesta ka qenë në vendin e duhur:

“Mendoj se protesta ishte në vendin e duhur. Pikërisht Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është ajo që duhet të bëjë mbikëqyrje të punës së Lidhjes nacionale, ajo e ka atë detyrë”.

Për fat të keq, protesta e qetë ku njëra nga kërkesat kryesore ishte aftësimi i një numri më të madhe të interpretuesve në gjuhën me shenja nuk nxiti që në media të ngritet kjo pyetje me interes publik: Pse televizionet dhe portalet që publikojnë lajme me video-përmbajtje nuk sigurojnë interpretim në gjuhën me shenja, së paku të përmbajtjeve kyçe?


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja