verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Si të raportohet në mënyrë etike për ‘regjistrin për pedofilë’?

on 28 - 05 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Gazetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur raportojnë për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.  Në аnalizën e kaluar, theksuam se nga gazetarët pritet ”t’i hulumtojnë rastet e dhunës seksuale dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, por edhe t’i respektojnë standardet e gazetarisë etike”.

Sipas аnalizës eksperte të UNICEF-it për Maqedoninë, mediat mund të kenë edhe ndikim pozitiv edhe ndikim negativ. Mu për këtë, gazetarët duhet të marrin trajnim për raportim për rastet e maltretimit seksual të fëmijëve, që nuk duhet ta inkurajojë senzacionalizmin, për shkak se raportimi i papërgjegjshëm dhe senzacionalist mund t’u shkaktojë dëm plotësues fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Në publikimin e UNICEF-it “Мediat dhe të drejtat e fëmijëve” ka një kapitull të veçantë për “Maltretimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve” ku jepen rekomandime konkrete si të raportohet dhe në çfarë drejtimi të hulumtohet. Në gjithë publikimin e UNICEF-it (si dhe në parimet dhe udhëzimet) asnjë herë nuk janë përdorur terme senzacionaliste “pedofili” dhe “pedofil”.

A ka në SHBA “regjistra për pedofilë”?

Në kontributin televiziv “Prej vitit 1994 në SHBA ka regjistër të pedofilëve” thuhet se:

“Fati tragjik i shtatëvjeçares Megan Kanka nga qyteza amerikane Hamilton e tronditi gjithë opinionin botëror, dhe ishte kapsollë iniciale që SHBA-të ta sjellin Ligjin për regjistër të pedofilëve”.

Mirëpo, në ligjet që sillen në SHBA aspak nuk haset shprehja “pedofilë”, por shprehja “kundërvajtës seksualë” (sex offenders). Edhe në kontributin televiziv të publikuar tre ditë më parë në median e njëjtë u raportua se:

“Në SHBA, pothuajse secila nga shtetet federale ka regjistër të veçantë të kundërvajtësve seksualë…” (Regjistër i pedofilëve ka edhe në vendet më demokratike).

Përkthimi i shprehjes “sex offenders” me “pedofilë” është joadekuat, në mes tjerash, edhe për atë se regjistrat nuk kanë të bëjnë vetëm me kundërvajtësit seksualë ndaj fëmijëve, por me kundërvajtësit seksualë në përgjithësi. Për shembull, në ueb-faqen e Ministrisë për drejtësi së SHBA-ve (ueb-faqe publike e kundërvajtësve seksualë nacionalë) aspak nuk përdoren shprehjet “pedofili” dhe “pedofil” ndërsa në pjesën edukative “Njohja e maltretimit seksual” ka departament edhe për maltretim seksual të të rriturve.

Si të raportohet në mënyrë etike për “regjistrin për pedofilë”?

Gazetarët ballafaqohen edhe me një sfidë të madhe etike, pas publikimit të “regjistrit të pedofilëve” nga ana e Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Në fakt, cilat terme ligjore duhet të përdoren kur raportohet për kryerësit e veprave penale seksuale – termet e Kodit penal (ku nuk përmenden termet “pedofilë” dhe “pedofili”), apo termet nga “Ligji për regjistrin e veçantë për personat e ndëshkuar me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor për vepra penale për kepqërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili”?

Kur raportojnë për “regjistrin për pedofilë”, gazetarët duhet t’i njohin mirë veprat penale të neneve 188-194 dhe veprën penale 418-g, ndërsa është e pëlqyeshme ta njohin edhe “Konventën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga eksploatimi seksual dhe keqpërdorimi seksual” (sqarime për veprat penale dhe konventën mund të gjendet në raportin nga hulumtimi i Avokatit të popullit për “dukuritë e keqpërdorimit seksual dhe eksploatimit seksual të fëmijëve”).

Shumë me rëndësi është të bëjnë dallim ndërmjet veprave penale që kanë të bëjnë me personat e mitur (deri në 18 vjet) dhe personat e mitur që nuk kanë mbushur 14 vjet. Poashtu, është me rëndësi ta dijnë se personat e mitur që nuk kanë mbushur 14 vjet nuk mund të japin pëlqim përr veprime seksuale, dhe se në rastet e tilla fëmijët trajtohen si viktima të “sulmit seksual”, bile edhe atëherë kur do të japin deklaratë se veprimet seksuale janë bërë me pëlqimin e tyre (shih studimin e rastit 4).

Pa marrë parasysh se Ligji për “regjistër të pedofilëve” sugjeron përdorim shumë të gjerë të fjalës “pedofil”, gazetarët duhet t’u përmbahen shprehjeve penale, dhe të përmbahen nga përdorimi i tepruar i shprehjeve “pedofil” dhe “pedofili” për këto arsye:

1. Еtimologjia e fjalës “pedofili” në përkon as me përdorimin e tanishëm mjekësor, e as me atë para-juridike. Në fakt, fjala e vjetër greke “pedofilia” është e përbërë nga fjalët “paidos” (që ka të bëjë me fëmijët) dhe “filia” (dashuri, miqësi). Është joadekuate që veprat penale seksuale ndaj fëmijëve të shënohen me fjalë që ka konotacione të këtilla. Përdorimi i termit “pedofili” për vepra penale siç janë ndërmjetësimi gjatë kryerjes së prostitucionit ose tregtisë me person të mitur krijon konfuzion plotësues për shkak se personat që janë dënuar për këto vepra penale nuk janë dënuar për shkak të kontaktit seksual me viktimat.

2. Kundrejt pikëpamjeve të popullarizuara, еkspertët mjekësorë theksojnë se ”nuk janë të gjithë kundërvajtësit seksualë pedofilë, e as të gjithë pedofilët nuk kryejnë kundërvajtje seksuale”. Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se me përdorimin e diagnozës mjekësore “pedofili” u japin argument kundërvajtësve seksualë se fillimisht janë pacientë që duhet të shërohen, e jo kryerës të veprave penale që duhet të dënohen. Në fakt, përdorimi i tepruar i fjalës “pedofili” e anashkalon realitetin se shumica e kundërvajtësve seksualë nuk janë “pedofilë”, por kriminelë normalë që e kanë zgjedhur këtë.

3. Përdorimi i tepruar dhe senzacionalist i shprehjeve “pedofili” dhe “pedofil” në kontributet mediatike që i anashkalojnë parimet e gazetarisë etike mund të interpretohet si formë e shfrytëzimit mediatik të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Edhe një simptom për gazetari joetike dhe për shfrytëzim mediatik është ajo se kur e trajtojnë temën “parandalim i dhunës seksuale mbi fëmijët”, shumica e gazetarëve fokusin e vënë te “regjistri i pedofilëve”, dhe pothuajse aspak nuk raportojnë për nevojën për arsim seksual si masë për parandalimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Gazetarët kanë për obligim të jenë të informuar, edhe vetë të informojnë, se nuk është i mundur parandalim i suksesshëm i dhunës seksuale ndaj fëmijëve pa futjen e arsimit seksual që që do t’u mundësojë fëmijëve informata dhe shkathtësi se si të mbrohen nga veprat penale seksuale. Jo rastësisht, udhëzimi i parë për gazetarët në publikimin “Мediat dhe të drejtat e fëmijëve” (në pjesën “Maltretimi seksual dhe shfrytëzimi i fëmijëve”) është:

“Raportoni për arsimin seksual dhe për ligjet që i mbulojnë aktivitetet seksuale që përfshijnë fëmijë”.

***********************************************************************************************************

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Abonohuni për lajmet më të reja