verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Si të trajtohen bilbilfryrësit në ligje dhe në media?

on 19 - 05 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht
9483088805_ba8de69f5b_k
“Në tokën e urithëve, bilbilfryrësi është mbret”. Denoncuesi më i njohur i sotëm – Edward Snowden. Foto: Tjebbe van Tijen, 2013

 

 

Në procesin e paraqitjes së denoncimeve, është i domosdoshëm involvimi i mediave, si dhe i organizatave qytetare, që paraqiten në rolin e një segmenti të rëndësishëm që i lidh qytetarët me institucionet shtetërore dhe mundëson qarkullim më të lehtë të informatave

 

Shkruan: Vllado Gjorçev

 

Në Republikën e Maqedonisë sundon një klimë jo e favorshme në të cilën mediat, organizatat joqeveritare, firmat shtetërore dhe private, si dhe vetë qytetarët kanë vështirësi në realizimin e përfshirejs më aktive dhe më kualitative, mirëpo edhe në prezantimin e problemeve me të cilata ballafaqohen për çdo ditë. Gjendja e këtillë do të mund të tejkalohej në qoftë se bartësit e vendimeve janë më të qasshëm dhe më të hapur ndaj qytetarëve, si dhe të ofrojnë zgjidhje që do të mundësojnë funksionalitet më të madh të shoqërisë. Sipas ekspertëve, këto janë shkaqet kryesore kur bëhet fjalë për bilbilfryrësit (whistleblowers).

Sipas Sllagjan Tasevës, kryetare e “Transparencë Maqedoni”, duhet të sigurohet mbrojtje më e madhe nga rreziku që u kanoset bilbilfryrësve, si dhe nga pasojat me të cilat ballafaqohen.. Që të tejkalohet e gjithë kjo, duhet të mundësohen kanale për denoncim, si dhe mekanizma funksionalë për zbardhje të rasteve, të cilat promovojnë reforma që të përmirësohen mangësitë ligjore, politike ose procedurale dhe të parandalohen keqpërdorimet e ardhshme. Në qoftë se bëhen ndryshime të reja në Ligjin për parandalimin e korrupsionit, duke futur nene që kanë të bëjnë me të ashtuquajturit bilbilfryrës (whistleblowers), ato duhet të përfshijnë më tepër aspekte siç janë: mënyrën e denoncimit, organet të cilave mund t’u drejtohen qytetarët, statusi i tyre, si dhe mbrojtja, e tyre dhe e familjes së tyre nga të gjitha aktete e dhunës.

– Мaqedonia duhet të gjejë mënyrë efikase për mbrojtjen e denoncuesve në kuptim më të gjerë, e jo vetëm të denoncuesve të korrupsionit, për shkak se denoncimi duhet të përfshijë denoncimin e sjelljeve joligjore, joetike, jomorale dhe llojeve të tjera të sjelljes – theksoi Taseva në konferencën kushtuar kësaj teme.

 

MEDIAT DHE BILBILFRYRËSIT

Në procesin e paraqitjes së denoncimeve, i pakontestueshëm është edhe involvimi i mediave, si dhe i organizatave qytetare, të cilat janë një segment i rëndësishëm që i lidh qytetarët me institucionet shtetërore dhe mundëson qarkullim të lehtë të informatave.

Megjithatë, sikurse të gjitha segmentet e shoqërisë, të cilat kur të bashkohen paraqesin një tërësi, ashtu edhe institucionet të cilat, në qoftë se bashkëpunojnë dhe marrin pjesë bashkërisht në të mirën e përgjithshme, do të mund të ofronin sistem më të mirë, më efikas dhe më funksional, te i cili qytetarët do të mund të kishin besim dhe nëpërmjet tij do të mund t’i publikonin të gjitha parregullsitë dhe paligjshmëritë që e pengojnë funksionimin normal të institucioneve dhe të shoqërisë në tërësi.

Mediat këtu duhet të luajnë një rol të madh, për shkak se, sipas profesorit Gjorgji Spasov, duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për atë se sa e rëndësishme është që ta paraqesin çdo veprim joligjor ose jomoral.

– Asnjë zgjidhje ligjore, edhe sikur të jetë e rregulluar në mënyrën më të mirë, nuk mund t’i “zgjojë” denoncuesit. Duhet të përcaktohet një term që mund të jetë edhe përshkrues edhe më së miri ta sqarojnë kuptimin “bilbilfryrës”(whistleblowers), duke e pasur parasysh kuptimin e tij në Maqedoni – theksoi Spasovi.

 

ANKETA

Sipas anketës për mbrojtjen e denocuesve, të cilën e realizoi agjencia “Rejting”, mbi 70 për qind e të anketuarve do të denonconin ndonjë rast të veprimit joetik dhe joligjor, ndërsa 26,6 për qind nuk do ta denonconin. Nga të anketuarit, 7,5 për qind kanë theksuar se do të denonconin veprim joligjor nlë firmën ku punojnë, ndërsa 22 për qind nuk do ta denonconin këtë.

Nga anketa, dëshpëruese është informata se mbi 13 për qind kanë pasur mundësi ta denoncojnë korrupsionin, gjegjësisht kanë qenë dëshmitarë të tij, mirëpo këtë nuk e kanë bërë madje 10,5 për qind e tyre, edhe atë më shpesh për shkak të frikës. Vetëm 11 nga 400 të anketuar kanë denoncuar rast të korrupsionit. Katër prej tyre kanë thënë se rasti është përmbyllur, katër – se është në procedurë, ndërsa tre –  se rasti nuk është zgjidhur.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, ose 54 për qind, konsiderojnë se denoncuesit nuk kanë asnjë mbrojtje, ndërsa 49 konsiderojnë se janë të mbrojtur. Madje 70 për qind, janë përgjigjur se do të kishin pasoja në qoftë se do të denonconin ndonjë veprim të paligjshëm, ndërsa numri më i madh i tyre konsideron se do ta humbin vendin e punës ose do të kenë presione.

 

TREGIME GAZETARESKE

Qytetarët gjithnjë e më shumë e humbin besimin te institucionet, gjegjësisht gjithnjë e më rrallë zgjidhjen për problemet e tyre e kërkojnë atje, për shkak se janë të sigurtë se organet kompetente nuk do t’i ndihmojnë. Prandaj vijnë te mediat, ku e dijnë se nuk do të gjejnë zgjidhje për problemin, mirëpo së paku hallin e tyre ose padrejtësinë që e kanë përjetuar do ta dëgjojë gjithë publiku, thotë Valentina Stojançevska, nga javorja “Fokus”, gazetare që trajton këtë temë.

– Gjithçka varet nga tregimi, mirëpo më shpesh denonucesit kërkojnë prej nesh që ta fshehin identitetin e tyre, gjegjësisht të jenë anonimë. Kjo ndodh për shkak të frikës nga pasojat. Për shembull, kur e bëja hulumtimin për mospagesën e K-15, kisha shumë bashkëbisedues, mirëpo të gjithë kërkonin të mbeten anonimë për shkak të frikës se mos e humbin vendin e punës. Të gjithë tregonin se si punëdhënësit kanë kërkuar prej tyre që ta kthejnë kompensimin e paguar për K-15, mirëpo thoni se prapa deklaratës nuk do të qëndrojnë me emër dhe mbiemër për shkak se nuk u paguhet që për shkak të ankesës për 8.500 denarë ta humbin vendin e punës. Mirëpo, në këtë rast mjaftonte edhe dëshmia e tyre anonime, për shkak se një pjesë e tyre m’u paraqitën se pas publikimit të artikujve, pronarët janë frikësuar dhe u kanë thënë se nuk ka nevojë t’i kthejnë paratë – theksoi Stojançevska.

Se qytetarët  nuk u besojnë institucioneve kompetente tregon edhe e informata se prej viti në viti gjithnjë e më shumë zvogëlohet numri i ankesave nga qytetarët që arrijnë në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Më saktë, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2010, deri te komisioni kanë ardhur prej 450 deri në 1.000 ankesa nga qytetarët, e tani ka nga 200 ankesa.

– Ajo që mungon është mbrojtja e denoncuesve, gjegjësisht ka shumë shembuj kur një pjesë e qytetarëve, veçanërisht të punësuarit në institucionet shtetërore, kanë marrë guximin dhe e kanë paraqitur krimin ose korrupsionin, mirëpo më pas e kanë humbur vendin e punës, janë caktuar në ndonjë vend tjetër pune ose janë dënuar me para. E aq më keq, drejtësinë e tyre nuk e kanë fituar në gjykatë. A nuk ishte qeveria, ajo që nëpërmjet fushatave mediatike, kërkonte nga qytetarët e saj të marrin “guximin”, prandaj tani ajo duhet vetë ta marrë guximin dhe t’ua ofrojë mbrojtjen për të cilën kanë nevojë, në qoftë se sinqerisht dëshiron ta luftojë korrupsionin dhe krimin – thotë ajo.

Përveç mungesës së mbrojtjes, deri sa në institucionet shtetërore punësohen njerëz sipas meritave partiake ose lojalitetit, nuk mundemi të presim që të rritet vetëdija, e me këtë edhe numri i denoncuesve. Këta njerër gjithmonë do të ndjehen të nënshtruar dhe borxhlinj, dhe në vend që ta ngrejnë zërin, do të heshtin “me mençuri”.

 

KONTRIBUTET GAZETARESKE

Sa do që të jenë të fortë “bilbilfryrësit” ose denoncuesit e veprave penale, aq më e zëshmë është heshtja e institucioneve të partizuara shtetërore. Gjegjësisht, gjyqësia, për shembull, zakonisht qëndron në anën e të denoncuarve, e jo të denoncuesve.

Sipas përvojës së gazetarit të “Fokus”-it, Ljubisha Arsiq, i cili mori pjesë në projektin e “Transparencë Maqedoni” për trajtimin e denoncuesve, nëse një punëtor e denoncon përgjegjësin ose drejtorin e tij se ka bërë ndonjë vepër kriminale, së pari mbetet pa punë, e pastaj i denoncuari asnjëherë nuk përgjigjet për veprimet kriminale.

– Në këtë i ndihmon ose relacioni politik ose paratë që i ndan pushteti. Kam shkruar shumë storje për frikën dhe rrezikun me të cilin ballafaqohen denoncuesit e veprave penale dhe si përfundim mund të nxjerr se fillimisht ata shumë vështirë përcaktohen për ta paraqitur rastin, dhe nëse e bëjnë këtë rrezikojnë të sanksionohen me një përqindje të rrogës, që është varianti më i mirë, të caktohen në ndonjë vend më të ulët pune, që është njëfarë rreziku mesëm, dhe ajo më e keqja – ta humbin vendin e punës edhe pse kjo duhet t’i ndodhë atij që është i denoncuar – thotë Arsiqi.

Praktikisht, drejtorët e kompanive ose njerëzit kryesorë në institucionet shtetërore i shfrytëzojnë pozitat dhe relacionet e tyre me pushtetin që të ndikojnë mbi prokurorinë publike gjatë padive eventuale penale kundër tyre.

– Kjo është njëra anë, e nga ana tjetër, ata e shfrytëzojnë fuqinë që t’u hakmerren denoncuesve. Për shembull, në shumë kompani për të cilat kam shkruar, goditja e të fuqishmëve është kundër sindikalistëve, edhe atë liderëve sindikalistë. Nëse i marrim si shembull, xeheroren “Sasa” ose “Rade Konçarin”, atëherë e kemi të qartë se çka ndodh me denoncuesit në Maqedoni. Liderët sindikalistë, pasi kanë filluar të paraqesin raste se përgjegjësit e tyre punojnë në mënyrë të dyshimtë dhe kriminale, edhe kanë mbetur pa punë, edhe u janë ngritur kundërpadi, edhe janë dëmtuar organizatat sindikaliste. Pasi kanë humbur liderët sindikalistë, edhe pse kanë pasur dëshmi konkrete për kriminalite, goditja e drejtorëve është orientuar ka sindikalistët e tjerë, të cilët lehtë kanë hequr dorë nga aktivitetet e mëtutjeshme sindikaliste, e edhe më lehtë e kanë harruar kriminalitetin e drejtorëve. Gjithsesi se janë frikësuar të mos e pësojnë – informon Arsiqi.

Këto janë shembuj që qartazi tregojnë se denoncuesite veprave penalae nuk kanë asnjë mbrojtje. Në vend që shmebujt e tyre t’i unkurajojnë të tjerët, ato kanë ndikim të kundërt – denoncuesit janë dënuar, e të tjerët janë frikësuar.

Prandaj, denoncuesit shumë shpesh, në vend se në institucione, krimin e denoncojnë te organizatat joqeveritare ose në media, me shpresë se ato do t’u ndihmojnë, gjegjësisht do të mundësojnë që diçka të zbulohet, e me këtë rast ata të mbeten të mbrojtur. Shumë herë denoncuesit insistojnë të mbeten anonimë, përveç atyre që tashmë kanë mbetur pa vend pune, dhe nuk kanë çka të humbin.

Ditët e fundit, aktuale është thirrja e ambasadorëve të huaj në Maqedoni që insistojnë për mbrojtjen ligjore të denoncuesve. Kjo para së gjithash, ka të bëjë me zbulimin e bisedave të përgjurara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.