verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Siç marrim vesh”, e në fakt, asgjë nuk dijmë

on 20 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

recenzija-geroski-zekiri-crop-resize

[Recension: Geroski dhe Zekiri zihen për vendin e redaktorit në RTM]

I gjithë teksti është në bazë të spekulimit, pa asnjë argument që të mund të arsyetohet se pse ky tekst është gjetur në hapësirën mediatike.

recenzija geroski zekiriLinku deri te artikulli origjinal: Geroski dhe Zekiri zihen për vendin e redaktorit në RTM

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015, 14:11

Data e recensionit: 15.10.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

“Pozita e redaktorit në RTM, e cila është pjesë e bisedimeve të partive politike, është bërë shkak për zënkë ndërmjet redaktorëve Branko Geroski dhe Muhamed Zekiri.”

Që në paragrafin e parë ka një të pavërtetë të madhe. Nuk është theksuar se kush ka thënë, kush e ka vërtetuar, e as prej ku është marrë informata. Me rëndësi është të përfshihen dy gazetarë, të cilët kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit dhe të futen në zënkë që gazetarët e afërt me pushtetin të gëzohen me informatata e tilla. Është e vështirë se mund të gjendet ndonjë njeri që mund t’u besojë konstruksioneve të këtilla, mirëpo, ja edhe kjo ndodh në Maqedoni, që një tekst i këtillë të paraqitet si ekskluziv.

Dhe në mënyrën e njëjtë vazhdon ky tekst.

“Siç merr vesh Maksimi, deri mbrëmë pothuajse në tërësi është arritur marrëveshje që Geroski të jetë kandidati i LSDM-së për këtë pozitë, mirëpo në mëngjes redaktori i “Slloboden peçat” është zgjuar me informatën se edhe përkundër insistimit të zëvendëses së Zaevit, Radmilla Sheqerinska, me sa duket Zaevi nga Izraeli ka thënë se LSDM-ja do të paraqitet me Zekirin si kandidat për pozitën e Goran Petreskit.”

Në këtë paragraf, poashtu, nuk ka burim se prej ku është marrë informata. “Siç merr vesh” është formulim i cili nuk mjafton që të paktën të fitohet përshtypja se ka ndonjë të vërtetë në këtë. Me spekulimet është shkuar aq larg, sa që madje përshkruhet edhe dita e Branko Geroskit, i cili është njëra nga figurat kryesore të tekstit. E kush mund ta dijë se çka ka bërë ai atë mëngjes? Dhe si është zgjuar? Me siguri vetëm ai, mirëpo nuk është për t’u vesuar se ai vetë është paraqitur në këtë medie dhe ua ka thënë atë që është shkruar.

“Nga ana tjetër, siç marrim vesh, Zekiri ka dhënë dorëheqje për shkak se udhëheqësia e Alsatit i ka thënë që këtë ta bëjë që tani, para se të propozohet zyrtarisht, për shkak se në të kundërtën do të dilte se kandidati partiak i LSDM-së është redaktori i tyre aktual, që do të nënkuptonte se televizioni i tyre është partiak.”

Dhe sikur në ndonjë film me buxhet të vogël, tregimi vazhdon me spekulime gjithnjë e më të mëdha. Përsëri pa burime. Përplot me momente që nuk mund as të paramendohen. Për gabimet teknike, gramatikore dhe gabimet e tjera që gjenden në tekst, do të ishte e tepërt të flitet për shkak se janë të shumta dhe sikur të jetë shkruar nga nxënësi i klasës së parë.

Teksti pothuajsi i tëri është jopërmbajtësor. Rregulla e parë që duhet të respektohet është që gazetari të paraqitet te kolegët e përmendur dhe t’i pyesë për këtë spekulim. Gjëja e dytë që bie në sy është se kjo medie nuk i transmetoi reagimet e kolegëve që i kishin në rrjetet sociale ose si deklararata n disa medie.

Ja se si këtë e ka bërë “Libertas”, i cili parashtron dilemë, mirëpo kanë kërkuar edhe përgjigje nga Muhamed Zekiri:

“Ku shkon Muhamed Zekiri është pyetja që të gjithëve u intereson sot në mëngjes. Varianti më i përmendur është se do të jetë në krye të ekipit të ri të TVM-së shtetërore, që është njëri nga hapat kryesorë për reformat e nevojshme në hapësirën mediatike.

Zekiri për Libertasin shkurtimisht i demantoi supozimet e këtilla:

– Kjo nuk është e vërtetë, mbetem gazetar në Alsat-M – u përgjigj shkurt ai.

Branko Geroski kishte reagim në Facebook ku vetëm tha:

Hahahahahahah… Këto janë budallallëqe të pabesueshme!”

Poashtu është me rëndësi të theksohet se nuk është respektuar Kodi i gazetarëve. Në nenin 16 thuhet:

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për të qëruar hesapet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Ky është një tekst që nuk ka asgjë që i duhet një produkti profesional. Nuk ka burime, nuk është i vërtetë, nuk është përmbajtësor, nuk ka deklarata nga personat e përmendur… Domethënë, asgjë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja