verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sjellje joetike: Paradë askund, urrejtje çdokund

on 28 - 06 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

”Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informatë, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ka gjasa të mëdha që materiali i publikuar të shkaktojë armiqësi ndaj dikujt ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të rasës së tij, përkatësisë seksuale, gjinisë, fesë, përkatësisë poitike, orientimit seksual, mangësisë fizike etj..” (Doracak për etikën në gazetari)

 

Informata e paverifikuar shkaktoi gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim në bazë të orientimit seksual

Joetike është publikimi i informatave të paverifikuara, siç ishte informata ”Prej nesër gay-parada do të marshojë nëpër rrugët e Shkupit” e datës 17.06.2013. Kjo informatë e paverifikuar fillimisht u publikua në një portal, e më pas u tërhoq, njësoj sikurse edhe titulli “Nesër fillon gay-parada gjashtëditore në Shkup”. Në ndërkohë, duke iu referuar portalit, edhe media të tjera e përhapën dezinformatën se “Gay-parada do të mbahet në Shkup”: “Sipas informatave të pakonfirmuara, këto ka ardhur paralajmërim zyrtar për organizimin e gay-paradës së parë në Maqedoni, duke filluar prej 18 e deri më 23 qershor”, ndërsa “Qendër e paradës do të jetë Shkupi”.

Dezinformata për mbajtjen e e gay-paradës në Shkup shkaktoi gjuhë të urrejtjes në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në komentet e publikuara në disa faqe në internet. Për shembull, në portalin në internet të “TV Sitel”-it u publikua dezinformata “Prej nesër fillon gay-parada në Shkup”, dhe nën artikull kishte mundësi të publikohen komente që në mënyrë të drejtpërdrejtë ftonin për dhunë nga urrejtja, në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor (me opcionin që ato të publikohen në Facebook).

Duke e pasur parasysh se edhe publikimi i komenteve i nënshtrohet politikës redaktuese, është obligim etik jo vetëm i gazetarëve dhe redaktorëve, por edhe i pronarëve të mediave, që të mos mundësojnë publikim të letrave të lexuesve (rrjedhimisht, edhe të komenteve) ku në mënyrë të hapur nxitet dhuna dhe urrejtja. Në rastin Sürek v. Turkey (no.1), Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut nuk e mbrojti të drejtën për liri të të shprehurit të pronarit të një javoreje, i cili pas publikimit të disa letrave të lexuesve, është dënuar edhe për nxitje të armiqësisë dhe të urrejtjes. Në fakt, gjykata kështu e arsyetoi vendimin e saj:

“Edhe pse është e vërtetë se parashtruesi i ankesës personalisht nuk është lidhur pikëpamjet që gjenden në letra, ai gjithsesi u ka mundësuar autorëve të tyre hapësirë për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Gjykata nuk e pranon thënien e tij se duhet të lirohet nga çdo përgjegjësi penale për përmbajtjen e letrave për shkak të faktit se ai ka pasir vetëm raport komercial, e jo edhe redaktues me javoren. Ai ka qenë pronar dhe si i tillë ka pasur fuqi ta formësojë oreintimin redaktues të javores.”

Edhe pas demantit vazhdon raportimi joetik në temën “parada”

Edhe pse dezinformata për mbajtjen e gay-paradës u demnatua të njëjtën ditë nga ana e organizatorëve të manifestimit “Java e krenarisë” (”’Java e krenarisë‘ në Shkup, por jo edhe gay-paradë””Nuk do të ketë gay-paradë në Shkup”), disa portale vazhduan të raportojnë për “gay-paradën” edhe të nesërmen. Për shembull, më 18.06.2013 u publikua lajmi ”Sot fillon Gay-parada në Shkup?!”, ndërsa të nesërmen ai nuk u demantua, por u publikua një artikull tendencioz dhe hutues me titull ”Gay-paradë ose javë e krenarisë?”.

Madje edhe kur filluan të publikojnë informata se ”Në Facebook organizohet kundër gay-paradë në Shkup”, disa media raportuan se megjithatë do të mbahet paradë. Për shembull, titulli ”Paradë e krenarisë dhe anti-gay protestë në Shkup” (22.06.2013) sugjeron mbajtje të “paradës së krenarisë”, ndërsa në nëntitull në mënyrë eksplicite thuhet se “Për sot në Shkup janë paralajmëruar mbajtja e paradës së krenarisë ku do të marrin pjesë përkrahës të interesave të personave LGBT, si dhe anti-gay protesta”. Mirëpo, edhe në titull dhe në nëntitull publikohen informata për “paradën e krenarisë”, në tekst jepet informata se gay-parada nuk është planifikuar: “Një grupacion i ri i konzervativëve me bindje patriarkale në mënyrë preventive do të mundohen ta pengojnë gay-paradën e cila as që është planifikuar.”

Edhe pse gazetari raporton se në paralajmërimin për “protesta kundër idesë për gay-paradë në Shkup” janë shprehur “porosi homofobe dhe diskriminatore që apelojnë për dënim dhe nënçmim të njerëzve që janë gay”, është jashtëzakonisht joetike që titulli i tekstit sugjeron se protesta anti-gay është e orientuar kundër “paradës së krenarisë”, edhe pse gay-parada “as që është planifikuar”.

 

Paradë askund, dezinformata dhe manipulime çdokund

Disa media raportuan në mënyrë joetike për “Kundër gay-paradën”, duke i promovuar përmbajtjet diskriminatore të organizatorëve të paidentifikuar të protestës, pa asnjë distancim nga gjuha që nxit diskriminim dhe dhunë.

Për shembull, në tekstin ”PROTESTË KUNDËR GAY-PARADËS NË SHKUP”, jepet link për te faqja e organizatorëve dhe promovohen idetë e tyre diskriminatore pa asnjë distancim ose distancë kritike (“Nuk guxojmë të lejojmë që në Shkupin tonë, në MAQEDONINË tonë të shëtitet korteo me gay dhe lezbike.”). Në artikull është publikuar edhe një simbol që paraqet ndalesë për flamurin e LGBT-së, edhe pse simboli i njëjtë nuk është publikuar në faqen e organizatorëve të të ashtuquajturës “Kundër gay-paradë”.

Poashtu, edhe teksti ”Gay paradë dhe kundër gay paradë në Shkup” vazhdon në mënyrë tendencioze ta përngjasojë “javën e krenarisë” me gay paradën edhe përkundër demantit të organizatorëve, se nuk do të mbajë marsh publik. Në tekstin është publikuar edhe fotografia e burrave që puthen në vend publik, që u sugjeron lexuesve se janë planifikuar ngjarje publike që do të përfshijnë edhe aktivitete të tilla.

 

Numri më i madh i mediave nuk raportuan për paralajmërimet se nxitet dhunë e hapur ndaj personave LGBT

”Është obligim i gazetarëve dhe i mediave që t’i mbrojnë individët dhe grupet nga padrejtësia dhe diskriminimi i kryer nga ana e organeve dhe instituciuoneve publike, nga ndërmarrje private ose kushdo tjetër.” (Doracak për etikën në gazetari)

Një numër i madh i mediave e përmbushën obligimin e tyre etik dhe në mënyrë etike raportuan për reagimin eshoqatave qytetare se kanë ngritur “padi për nxitje të diskriminimit dhe dhunës, kundër organizatorëve të paidentifikuar të “Kundër gay paradës”. Mirëpo, pjesa më e madhe e tyre e injoruan dhe nuk raportuan për paralajmërimin se “Në komentet dhe në postimet nën publikimin për “Kundër gay paradës” nxitet dhunë e hapur ndaj personave LGBT (Në mesin e komenteve kishte edhe thirrje të hapura për dhunë nga grupe neonaciste të tifozëve futbollistikë).”

Me injorimin e këtij paralajmërimi, shumica e gazetarëve lëshuan rastin që “t’i mbrojnë individët dhe grupet nga padrejtësia dhe diskriminimi” dhe lëshuan rastin ta parashtrojnë pyetjen: Kush do të jetë përgjegjës nëse me të vërtetë ndodh dhuna, pas thirrjeve të piblikuara për dhunë ndaj njerëzve LGBT?

 

(Vazhdon: ”Si (nuk) raportuan mediat për dhunën e motivuar nga urrejtja në bazë të orientimit seksual dhe identetit gjinor?”)

————————————————————————————————————-

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Abonohuni për lajmet më të reja