verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Skandal është kur bëhen lajmet pa dëshmi, duke u bazuar në thashetheme

on 9 - 12 - 2016       

[Recensione: “SKANDAL: L. Besa në Forinë jep nga 10metra drunjë!?”]

Thashethemet për fenomenet negative nuk janë lajm. Në fakt, ato mund të jenë një burim informacioni sa për të dhënë indicie që mund të gjenerojnë një lajm interesant dhe të rëndësishëm. Por, kjo mund të arrihet vetëm në rast se ato verifikohen dhe arrihet që të vërtetohen. Natyrisht, për këtë gazetarit i duhet ta bëjë punën profesionalisht, duke respektuar standartet.

akt-press-skandal-besa-ne-forine-jep-nga-10-metra-drunje-1Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: L. Besa në Forinë jep nga 10metra drunjë!?”

Data e publikimit: 29.11.2016

Data e recensionit: 04.12.2016

Recension: Fatlume Dervishi

Titull që konstaton

Ky informacion është trajtuar si “skandal i radhës i Lëvizjes Besa” , e që në fillim vërehet se nuk janë kujtuar se cilat janë skandalet paraprake. Konstatimet nxirren që në titull (pavarësisht se në fund të tij ka një pikëpyetje). Askund nuk theksohet se bëhet fjalë për informacion të paverifikuar.

Mungesa e fakteve

Problemi që trajtohet është shumë me vend. Këtu pretendohet për keqpërdorime parazgjedhore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe manipulim të votuesve nëpërmjet të blerjes së votës.

“Skandal i rradhës i Lëvizjes Besa në Forinë të Gostivar, ato po manipulojnë dhe ofrojnë 10Metra dru për votë. Pas skandalit se Levizja Besa ka dhën nga 1000 denar që të marrin pjesë në konventë tash edhe votë japin 3000 denar dhe 10metra dru. Ky skandal vazhdon edhe në këtë momente.”

Mirëpo, teksti mbaron me kaq, pa përpunim objektiv të mëtejmë. Hapi i parë që do të bënte një gazetar profesionist është që të kërkonte të paktën një person, i cili ka qenë i manipuluar në këtë mënyrë ose të cilit i është ofruar një shumë parash për të marrë pjesë në ndonjë tubim të kësaj partie ose për të votuar. Të dhënat që mund t’i jepte burimi, mund ta shpienin autorin në burime të dyta dhe të treta. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, n​uk përjashtohet mundësia që burimet të ishin anonime. Këto janë disa nga standartet themelore profesionale të shkruara në Kodin Etik të gazetarëve.

  • Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura. 

  • Gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit, por nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë.

Në fund, sigurisht se sqarim ose përgjegjësi duhet të kërkohej nga subjekti, i cili akuzohet.

  • Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.

Publikimi i informacioneve është gjëja më e thjeshtë. Më e vështira është vërifikimi, gjetja e burimeve relevante dhe trajtimi objektiv i tyre, gjatë publikimit.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë burim

asnjëra pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja