Skandale pa dëshmi dhe fakte
Published in Recensione
on 25 - 08 - 2016 Author: Agron Vrangalla[Recension: Ali Ahmeti si e “rehatoi” vëllain e tij me punë]
Lajmet të cilat pretendojnë të paraqesin një të vërtetë të pathënë deri në atë moment, duhet të japin një panoramë të pasur faktesh, më qëllim që publiku ta ketë të qartë se për çfarë skandali bëhet fjalë.
Linku për te artikulli origjinal: Ali Ahmeti si e “rehatoi” vëllain e tij me punë
Data dhe koha e publikimit: 21.08.2016
Data e recensionit: 23.08.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Lajm të tilla, siç është ky që po recensohet, nuk mund të vërehen shpesh në sajtet e mediave informative. Kjo për faktin se aty thuhen gjëra shumë interesante lidhur me punësimin e vëllait të kryetarit të BDI, Ali Ahmetit, si dhe për mënyrën se si janë punësuar një pjesë bukur e mirë e familjarëve të partive në pushtet.
Tani, në vetvete, ky do të ishte sukses i madh për një gazetar dhe një nder i madh që mund t’i bëhet gazetarisë, sikur lajmi si i tillë të ishte i kompletuar. Le të nisemi pa pasur dyshim se përmbajtja niset nga një prirje pozitive, që është detyrë e gazetarisë çdokund, të nxjerrë në shesh të palarat dhe keqpërdorimet e atyre që janë në pushtet. Çështja është se gjithë kjo ambicie bie në ujë, në momentin kur ajo që paraqitet në tekst, nuk vërtetohet. Lind pyetja, ç’është gazetaria, nëse jo botim i fakteve të verifikuara?! Se, për ndryshe, të gjithë dimë shumë gjëra të këqija që ndodhin rreth nesh, por të njëjtat përfundojnë në bisedat e gjata nëpër lokalet e lagjes apo në takime joformale, sepse s’kemi se si t’i verifikojmë.
Aty përmendet se një nga vëllezërit e Ali Ahmetit qenka punësuar në administratë, mirëpo që nuk dihet se kur dhe ku i ka kryer studimet, duke vënë kështu në pikëpyetje nivelin e tij arsimor. Do të ishte sukses profesional për autorin po që se jepte dëshmi dhe burime për pohimet e shpalosura, por, kështu siç është shkruar, e gjitha ngelet në suazat e disa supozimeve. Ndërkohë, informacioni mund të verifikohej, ose të paktën të shfrytëzoheshin disa burime që mund të flasin lidhur me shkollimin e vëllait të Ahmetit. Mund të ishin bashkëfshatarë të tij, bashkëmoshatarë, familjarë e kështu me radhë të cilët me siguri se dijnë diçka për nivelin e shkollimit të Fekri Ahmetit.
Ndërkaq, pjesa tjetër, po, të themi se është shumë e vërtetë se vëllai i Ahmetit nuk ka shkelur kurrë në komunë e lëre më të shkojë aty si i punësuar, dhe se këtë e di çdo qytetar i Kërçovës. Nëse, siç pretendon, autori i lajmit vërtetë ka kontaktuar persona që punojnë në komunë dhe e kanë konfirmuar një gjë të tillë, atëherë kjo është një gjë shumë e mirë. Pra nuk kemi fjalë të hedhura në ajër.
Fjalia e fundit që thotë: “Edhe familjarë të tjerë të krerëve të BDI, përfshirë ata të Musa Xhaferrit janë punësuar nëpër institucione qeveritare apo edhe borde, duke përfituar rrogë, por duke mos shkuar në punë”,
dëshmon për joseriozitetin e këtij teksti. Fjalia kështu siç është nuk thotë asgjë të vërtetuar, por vetëm hedh akuza. Në rregull, mund të ketë mijëra njerëz që marrin rrogë si administratorë dhe rrinë në shtëpi, por kjo nuk është apriori e lidhur vetëm me familjarët e funksionarëve të BDI-së dhe, e dyta, këtu lypset një kërkim shumë serioz. Të paktën, të merreshin të dhëna zyrtare se sa është numri i administratorëve të punësuar në administratë, sa përqind prej tyre janë shqiptarë, a është arritur përfaqësimi i drejtë dhe adekuat siç po pretendon BDI, etj. Më në fund, pasi që është parim gazetaresk, pse të mos pyetej edhe ndonjë zyrtar nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit se a është e vërtetë që shumica e personave të punësuar në administratë janë njerëz të afërt me BDI-në.
Kur do të mblidheshin këto të dhëna dhe vështrime nga më tepër palë dhe burime, atëherë me siguri që lajmi do të bënte një bujë të madhe dhe, pse jo, të ndikonte në shtimin e numrit të vizitorëve dhe besueshmërinë e përmbajtjeve të këtij portali.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e