verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Skandalet shokojnë vetëm me argumente dhe fakte

on 27 - 04 - 2016       

[Recension: VMRO-DPMNE i uzurpon edhe Spitalet, Ambasadorët Bejli dhe Orav shokohen!]

“Një skandal po e tronditë Maqedoninë”, kështu fillon lajmi i cili bazën e ka tek një fletushkë e thjeshtë e ngjitur në derën e një spitali shtetëror, ku bëhet thirrje për përkrahje të idesë për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor. Por kush mund të përkufizojë se çfarë është skandaloze apo jo, vallë është gazetari që na servir mendimin e tij? Në mungesë të fakteve, në mungesë të objektivitetit dhe saktësisë, kualifikimet e tilla mund të vështrohen vetëm si veprim me tendencë. Kur je sugjestiv ndaj lexuesve të cilëve ua servon mendimin tënd e jo dëshmi për informacionin, atëherë pesha e lajmit bie në zero. Kulmi i një lajmi është kur gazetari shtron faktet, ndërsa lexuesi gjykon në bazë të tyre dhe bindjeve të tij.

VMRO DPMNE i uzurpon edhe Spitalet Ambasadorët Bejli dhe Orav shokohenLinku për te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE i uzurpon edhe Spitalet, Ambasadorët Bejli dhe Orav shokohen!

Data dhe koha e publikimit: 22.04.2016 në ora 11:53

Data e recensionit: 24.04.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Të kthehemi tek brendia e këtij “skandali” që e paska tronditur gjithë Maqedoninë! Paramendoni, gjithë Maqedonia paska komunikuar dhe shprehur shqetësimin tek redaksia në fjalë për këtë skandal.

“Kësaj rradhe në spitalin e qytetit në Shkup, Shën Naumi, që gjendet në afërsi të Parlamentit të Maqedonisë, ka mbishkrime skandaloze tek zyrat e drejtorëve dhe zyrat e administratës të këtij Spitali. Njëri mbishrim tek zyra e arkatarit të Spitalit shkruan: “Në Maqedoni zgjedhjet mund të mbahen më 5 qershor dhe asnjëherë të shtyhen. Me këtë dëshmohet se Spitali i qytetit në Shkup “Shën Naum Ohridski”, bëhet vegël e VMRO-DPMNE-së dhe njëkohësisht ju bën presion të punsuarve në këtë Spital”

Të themi se kjo gjë është diçka që nuk duhet të ndodhë. Por ku është këtu objektiviteti? Ku është mundimi i gazetarit që të kontaktojë me drejtorin e këtij institucioni për ta pyetur se si ka mundësi në një institucion publik të vendosen mbishkrime të tilla politike? Ajo është e pakta që ka mundur të bëhet për të vërtetuar nëse drejtori, administrata e spitalit e kanë vendosur atë fletushkë vetë, apo dikush tjetër e ka vendosur e ata nuk kanë arritur ta shohin me kohë, para se ta kapë aparati i fotografimit.

“Ky Spital ligjërisht njihet si Klinika Universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohrdiski”-Shkup, ku njëri nga drejtorët e këtij Siptali është shqiptar”

Për të qenë teksti edhe më paradoksal, autori i tekstit i përmend ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, pa asnjë pikë nevoje. Ndoshta përmendja e tyre sjell mundësi për të fituar më shumë klikime dhe lexueshmëri, pasi që në asnjë pjesë të tekstit, ata nuk përputhen fare. Për më tepër, diplomatët mund të  kenë reagim serioz ndaj keqpërdorimit të emrave të tyre për qëllime dhe tema që nuk kanë lidhje me ta.

“Ndryshe, këto zhvillime në Maqedoni me shqetësim të madh i përcjellin Ambasadorët e huaj në Maqedoni”

Një fjalë popullore shqipe thotë: “Tre herë mendo, një herë fol”. Këtë fjalë popullore do ta kisha modifikuar dhe përshtatur me këtë tekst dhe të gjitha tekstet që nuk bazohen në faktet, duke thënë: “10 herë kontrollo, verifiko, dhe njëherë shkruaj”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.