Sorosi fajtor edhe për mbylljen e “Jugohromit”!
Published in Recensione
on 7 - 02 - 2017 Author: Силвана Жежова[Recension: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti më i ndotur]
Теksti që e recensojmë ka qasje selektive ndaj problemit me ndotjen, dhe për shembull është marrë qyteti i Tetovës, mirëpo me këtë rast nuk merret parasysh fakti se, për shembull, edhe banorët e qyteteve të tjera, si ata të Shkupit, gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM10, ndërmjet 145 dhe 177 ditë. E ngjashme është gjendja edhe me qytetet e tjera, mirëpo në tekst prej kryetarëve të tyre nuk kërkohet përgjegjësi, siç është bërë me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi.
Linku deri te artikulli origjinal: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti më i ndotur
Data dhe koha e publikimit: 03.02.2017
Data e recensionit: 03.02.2017
Recensuese: Silvana Zhezhova
PËRGJEGJËSI E KËRKUAR NË VEND TË GABUAR
Artikulli fillon me akuza ndaj kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, dhe disa organizatave joqeveritare të Sorosit për mbylljen e “Jugohromit”. Mirëpo, e vërteta është se faji nuk duhet të kërkohet as te Arifi, as te organizatat, të cilave as që u janë përmendur emrat, por për to përdoet vetëm kualifikimi “оrganizata të Sorosit”. Udhëheqësia e “Јugohromit” i shkyçi furrat pas vendimit të inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, për shkak të mosrespektimit të afatit të fundit për vendosjen e filtrave, i cili skadoi më 31 tetor të vitit 2016. Me këtë rast, këtu faren nuk përmenden edhe konstatimet e organizatës joqeveritare “Еco-guerilla”, të cilat tregojnë se pa “Jugohromit”, ajri në Tetovë është më pak i ndotur.
“Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me disa organizata joqeveritare të Sorosit kërkoi mbylljen e fabrikës “Jugohrom”, me pohimin se ajo e ndot qytetin dhe i helmon tetovarët”.
Pastaj në tekst, organizatat joqeveritare në mënyrë indirekte akuzojnë se ato janë fajtore që 700 punëtorë (është potencuar edhe përkatësia etnike), kanë mbetur pa punë, ndërsa familjet pa të ardhura:
“Në këtë presion, “Jugohromi” u mbyll para disa muajsh dhe 700 punëtorë, maqedonas dhe shqiptarë, mbetën pa punë, ndërsa familjet e tyre pa të ardhura”.
Fati i të punësuarve, të cilët qëndrimin e tyre për fillim me punë të fabrikës e shprehën edhe në protesta, e të cilat nuk përmenden në tekst, para së gjithash varet nga vendimi i menaxhmentit, e jo nga kryetarja e komunës, apo nga organizatat joqeveritare.
Problemi me ndotjen në Tetovë ekziston një kohë të gjatë, mirëpo parashtrohet pyetja për tajmingun e thirrjes në përgjegjësi të Teuta Arifit, “për mosndërmarrjen e masave serioze për katër vite për zbutjen e kësaj situate në Tetovë”. Теksti është i njëanshëm, politikisht favorizues dhe jotërësor me përcaktim të gabuar të përgjegjësisë të organeve kompetente për mosndërmarrjen e masave. Titulli është tendencioz dhe e dezinformon publikun.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e